Kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda: KLD duhet të promovojë gjyqtarët e ndershëm

5 Dhjetor 2013, 09:45Kronika TEMA

Kryetari i Gjykatës për Krimet e Rënda, Sandër Simoni, sugjeron rishikimin e disa prej veprave penale të përfshira në paketën e re “anti-korrupsion” të Ministrisë së Drejtësisë.

Kryegjyqtari i Krimeve të Rënda është i mendimit se pjesë e kësaj pakete nuk mund të jenë veprat penale, të cilat aktualisht dënohen me më pak se 4 vjet burg.

Sipas Simonit, ky ndryshim është i nevojshëm për të përputhur kuptimin e këtyre veprave me natyrën e veprave penale që duhet të gjykohen nga Krimet e Rënda.

Kreu i Krimeve të Rënda mbështeti në parim shtimin e kompetencave të gjykatës që ai drejton.

“Kalimi i këtyre veprave penale në kompetencën lëndore të Gjykatës së Krimeve të Rënda përputhet me profilin e specializuar të kësaj Gjykate në trajtimin e çështjeve të veçanta penale me qëllim rritjen e efikasitetit të luftës ndaj tyre dhe përmirësimin e cilësisë së gjykimit si qëllim të krijimit të kësaj Gjykate. Veprimtaria e deritanishme e kësaj Gjykate dhe kapacitetet profesionale të gjyqtarëve sigurisht që janë një avantazh në gjykimin në mënyrë profesionale dhe me një politikë të njëtrajtshme penale dhe për këto vepra penale. Gjyqtarët e kësaj Gjykate kanë dëshmuar aftësi dhe sensibilitet profesional në trajtimin e çështjeve penale, në mënyrë të pavarur e të paanshme, të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që mbajnë dhe të ndjeshëm ndaj mënyrës se si publiku percepton dhënien e drejtësisë. Struktura aktuale e Kodit Penal në mënyrën se si është, mund të rishikohet për të gjetur një kategori veprash të kësaj natyre, që të përputhen me nocionin krim i rëndë”, thotë ai për gazetën Panorama.

Sipas tij, KLD duhet të promovojë gjyqtarët e ndershëm.

“Korrupsioni në sistemin e drejtësisë, e veçanërisht në pushtetin gjyqësor, mund të parandalohet mbi të gjitha me anë të reformave dhe duke promovuar vetëm gjyqtarë profesionistë të përgjegjshëm dhe me integritet”, shprehet ai.

13 komente në “Kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda: KLD duhet të promovojë gjyqtarët e ndershëm”

  1. Treviso says:

    Ka ardhur momenti per te qare dhe per te qeshur. K.L.D. te zgjedhi gjygjtaret e ndershem. Ketu eshte per te qeshur. Ujku te zgjedhi qingjat dhe jo delet. E kuptoj une. Keshilli i larte i drejtesise duhet te ripertrihet 100%, dhe kryesorja eshte zevendesimi ikryetarit qe e katandisi kete keshille.
    Politika duhet te zgjohet dhe ti laje syte me debore, se Shqiperia eshte ne hallin me te madh qe e ka zene. Koha nuk pret. Po smoret masat ne kete moment, per kupolen e shtetit, pregatituni te leni detyren. Populli nuk duron me.

  2. KADAFF says:

    FOLI EDHE KY MALOKU GAGAC QE KA 2 SHTEPI NGA 250 MIJE EURO SECILA!
    PTUH FARE E KEQE!

    1. Politika-gjysori-Mafia says:

      Plus i lidhur kryekeput me tutore femeash trafikante droge nga fieri,elbasani etj,ketij Mafiozit te krimeve te renda ne nje muaj merr nga Mafia plot 1.5 milion euro,te tregoje kush e sponsorizoi ndertimin e vilave,blerjen e orendive te shtepise,makinat super te shtrenjta etj,ky eshte nje nga kokat e Mafias bashke me Kld-istet dhe gjyqtaret e gjykates se larte kasacionit etj qe kane nga nje vile ne bregdete dhe ne vendet alpine,kta jane kupola e Mafias bashke me politikanet

  3. mark says:

    Dakord ! Po ne c’menyre mund te gjenden gjyqtaret e ndershem se te gjithe pretendojne se jane te ndershem ! Ti Kadaf ja ke fut kot , mos u merr me thashetheme , nuk eshte malok , nuk eshte gagaq dhe ka vetem nje apartament te vogel ne qender marre me kredi shteterore , ndoshta ngaterron person . E njoh mire une se jam avokat vete !

    1. Leon says:

      Per cilet gjykates te ndershem e ke fjalen Mark sepse une kam kohe qe vertitem dyerve te gjykatave ne te gjithe Shqiperine e Jugut per ceshtje kthim pronash dhe nuk kam njojtur deri tani qofte edhe nje gjykates te ndershem qe nuk do lek te te mbaroje pune. Me eshte krijuar ideja se qe te hysh ne shkollen e magjistratures te bejne ndonje test sa mashtrues dhe hajdut je dhe po nuk e kalove me mir behu avokat ose noter po te kesh ndonje mik tek Nishani.

  4. kalaja e krujes says:

    jo me fjale …..me vepra ,po me vjen keq se gjyqtaret jan ete dashuruar me lekun aq shume …..eshte e dashura dhe i dashuri i tyre ..dhe po i privove ,nje njeiu ate dashuri shpirterore ,,,do ti kthesh ne egersira …dhe egersirat duan gjak …..prandaj e kan mare popullin ne qafe ,keta perbindesha ,,,,,i kan kthyer proceset gjyqesore ne biznes …Luajne me dy porta …..Te akuzuarin ,,,edhe po nuk qe e ben fajtor ..qe ti marin sa me shume lek …..kurse viktimes i thone …ai nuk ka faj ..keshtu qe n.q.s.do ta denojme ,..hidhu ….dhe pastaj vihet nje peshore emadhe ……kush paguan me shume mer te drejten ….JA ky eshte realiteti !! Vetem ne drejtesi nuk mund te flitet per ndershmeri ! Ju jeni vete deshmitare te gjerave …Ju lutem ….me thoni ,,aka ne burg ndonje familjar ,,te ndonje te “madhi ” apo te ndonje biznesmeni …..Ja vetem Frokun ,,,dhe atij po ja beni procesin aq te veshtire ..sa ne fund ti thoni ..sakrifikuam karieren …luftova me koken time ,per te te nxjer ty ..prandaj ….hidhu .Liria qenka eshtrenjte ne kete vend te koruptuar dhe te mallkuar …

  5. markos says:

    Dakort jam me ju po si mund te gjenden gjyqtaret e ndershem se te gjithe pretendojne se jane te ndershem ! Kadaf, ja ke fut kot se zoteria nuk eshte as malok as gagaq permundrazi eshte shume qytetar dhei shprehur. Ndoshta e ngaterron me dike tjeter, ka vetem apartament te vogel ne qender qe e ka perfituar me kredi si funksionar , une e njoh mire se jam vete avokat !

    1. KADAFF says:

      O MARKI PO SA DILETANTE JENI O BURR I DHEUT.
      NJEHERE KOMENTON ME MARK PASTAJ ME MARKOS SE MOS TE MENDOJME SE JE PREJ “ANDEJ” ME NICK NAME MARK!SHUME PER TE QESHUR TE BEN KUR E TRADHETON PERFUNDIMISHT VETEN DHE SHKRUAN “GAGAQ” NE VEND TE “GAGAC”.
      E KA EMRIN SANDER SIMONI DHE ESHTE PREJ “ANDEJ” PO ME ORIGJINE NGA SHKODRA
      LE TI LEME PREJARDHJEN TI AVOKAT I NDERUAR MARK apo MARKOS NGA JA DI TI PASURITE E LUAJTSHME E TE PALUAJTSHME APO VETE E I FLE TE SHTEPIA?!
      APO E KE KOMSHI?!

      1. KADAFF says:

        SE QENIA AVOKAT NUK TE JEP MUNDESINE QE TE NJOHESH ME RRENJE E DHEMBALLE GJYQTARIN, APO TAKOHENI NATEN PER TE PERGATITUR SKENARIN PER TE NESERMEN NE SEANCE?!
        SA TE PAAFTE JENI EDHE PER TE MBROJTUR DIKE DIREKT ZBULOHENI O “MARKI”!

  6. tani says:

    Nqs ka gjyqtar te ndershem e trim per te bere detyren eshte ky zotria lart e ti kadaf kujdes kur flet e mos ofendo njerzit pa i njohur si skuth…sa per dijeni kur ishte gjyqtar ne shkoder vetem 25 vjec ka denuar kriminelet me te rrezikshem ne periudhen me te veshtire te drejtesise shqiptare prandaj eshte aty ku eshte sot…e ta dini se po ra kush ne dore te tij nuk mbaron pune me lek po me vite burg.

    1. Nako says:

      Sandri eshte cun zotni .
      Te gjithe ata qe e njohin them se do shprehen me fjalet me te mira

      Ideja eshte qe nuk mund e paragjykohet apo te ofendohet nje person qe flet ,kur nje pjese e mire e te tjereve ,rrine pasive .
      Aktivizimi ne keto momente do te thote kontribut ne keto procese

  7. Geri says:

    E tille eshte shoqeria shqiptare ! Mund te flasesh per kedo, te shpifesh per kedo pa e njohur e pa ditur asgje per te vetem e vetem se ke inat me veten tende nderkohe qe ne krye apo skutat e shtetit ka njemije e nje maskarenj qe nuk i pergojon kush! I nderuar Kadaf , e njoh une prof. Sandrin , dhe ti politika-gjyqsori-mafia; me shume xhentilese ju them kurseni fyerjet dhe shpifjet pa baza, asgje nga ato qe thoni nuk eshte e vertete , e kam patur pedagog dhe kur te tjeret bridhnin vendeve te Europes , ai rrinte ne auditor duke dhene leksione cdo teshtune e te diel . E di si jeton se eshte komshi me prinderit e mi , model me i mire i intelektualit qytetar e familjar njeriu me modest qe kam njohur.

  8. Arjeta says:

    E vertete Geri ! Nuk e di ku studion ti por une prof . Sandrin e kam patur pedagog tek Marin Barleti ! Eshte profil akademiku i mirefillte , nuk krenohej se ishte gjyqtar , krenohej vetem me origjinen si shkodran dhe me faktin se punonte ne nje gjykate qe gezon emer te mire . Kur lexoj keto shpifjet e ketyre thashemexhinjve dhe per kete gjyqtar qe mund te jete nder te paktet me te cilet krenohemi , do i thoje rri profesor se nuk ja vlen me kete popull , ky popull do vetem maskarenjte , imoralet , thashemexhinjte , dhe mund te perbalte e te flase per kedo . Prandaj dhe ne drejtohemi prej kesaj klase politike se ate meritojme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje