Denisa Haxhiaj, zëvendësdrejtore e emisionit “Fiks Fare”, deklaron për gazetën Dita se zotërojnë rreth 150 orë regjistrime për skandalin e Gjykatës së Pukës.
“Në këtë rast ne kemi investiguar për gati katër muaj dhe ka shumë orë regjistrime bisedash. Mund të them rreth 150 orë material bruto. Zoti Ndoka në të gjitha takimet që ka kryer, ka qenë i shoqëruar nga ekipi i “Fiks Fare”, dhe gjatë gjithë kohës ka regjistruar biseda të shumta. Ne përzgjodhëm ato më pikantet për të transmetuar. Ne treguam vetëm majën e ajsbergut, Titaniku vazhdon akoma të lundrojë”, tregon ajo.
Ajo shprehet se emri i kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorit, nuk përmendet më, përveçse në pjesën që është transmetuar.
Ajo rrëfen se Pal Ndoka ka shkuar vetë në redaksinë e “Fiks Fare”, dhe pasi është dëgjuar problemi i tij, është vendosur të ndiqej nga gazetarët.
Zoti Pal Ndoka te behet heroi i drejtesise per punen e madhe qe ka bere sebashku me emisionin Fiks-Fare. Eshte merita e Pal Ndokes qe u zbulua korrupsioni deri tek presidenti i shtetit. E them me pergjegjsi, per Presesidentin e shtetit, se menyren qe ai ka ndjek ne keshillin e larte te drejtesise, ka lejuar me qellim kete korrupsion, per interesa personale per Partine Demokratike.
RRESPEKT PER EMISIONIN FIKS FARE.
NUK KANE RRENDESI JUSTIFIKIMET E KLD APO GJYQTAREVE ,SHQIPETARET NUK JANE BUDALLENJ QE TE HANE DENGLAT E KETYRE ,SE SHUMICA E KANE PROVUAR NE KURIZIN E VET “DREJTESINE” E TYRE.
ne shkollat e fjerit nuk behet mesim por tregohen ngjarje dashurie nga mesuesit e lendes dhe duke ber kurse ku mesuesit e lendes i japin notat me nje 700 lekse ne muaj dhe keshtu qe eadhe ngjarjet e dhunes nuk munde te shmangen jemi ne nje katastrof.
Te gjithe e dinim dhe e dime se korrupsoini lulezon ne drejtesi. Por vetem kurajua e nje qytetari te thjeshte na e faktoi edhe me emer, mbiemer e funksion. Meriton falenderime ne radhe te pare nga vet gjyqtaret e ndershem qe vuri gishtin me emer e mbiemer e rrethin konkret e jo si drejtuesit e drejtesis qe qyrkun e korrupsionit ja hidhte kraheve gjithe sistemit te drejtesise duke e mbuluar ate me anonimat dhe jo sikurse tha kryetari KLSH apo edhe vet Bujari qe si preokupacion kishin te mbronin veten dhe jo drejtesine. Faleminderit Fiks Fare.