Goditet grupi që kontrabandonte naftë/ Arrestohen tetë persona në Durrës (VIDEO)

14 Dhjetor 2013, 11:55Kronika TEMA

Tetë persona ranë në prangat e policisë, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim, kurse një person po hetohet në gjendje të lirë.

Pas një hetimi dymujor, policia ka arritur që të godasë një grup që kontrabandonte naftë në Durrës.

Operacioni i koduar “Dallga” është finalizuar një ditë më parë.

Të arrestuarit akuzohen se kanë kontrabanduar rreth 80 mijë litra naftë.

Policia e Durrësit bën me dije se janë sekuestruar tre anije peshkimi, 11 automjete, 3 mijë litra naftë, 10 cisterna plastike dhe 110 arka me verë.

“Nafta sigurohej në portet e Malit të Zi nga tre peshkarexhat e sipërcituara, të cilat mbushnin në kapacitet maksimal depozitat e tyre (në sasi prej 20.000 litra naftë secila).

Më pas ankoroheshin në Portin e Durrësit dhe gjatë ditëve që qëndronin në port, kjo nafta nxirrej në sasi të vogla nëpërmjet automjeteve të ndryshme të sajuara me cisterna dhe depozita në brendësi të tyre. Kështu ata synonin të shmangnin detyrimin doganor për naftën. Më pas karburanti çohej në disa pika të vogla të shitjes së karburantit në Shijak dhe Durrës. Edhe pronarët e këtyre pikave të shitjes janë vënë nën akuzë, gjatë këtij operacioni”, thonë burimet.

Po punohet për të zbuluar implikimin e mundshëm të autoriteteve të ndryshme shtetërore në realizimin e kësaj kontrabande.

Paralelisht me naftën, dyshohet se një nga të arrestuarit bënte edhe kontrabandimin e pijeve alkoolike, kryesisht verë, të cilën e shiste në dyqanet në 2 qendra tregtare.

 

Të arrestuarit

1. Zyhra Vokshi, 60 vjeçe, banuese në Durrës, me arsim të lartë, e punësuar në biznes privat.

2. Ahmet Masha, 30 vjeç, banues në Durrës.

3. Ardian Cani, 38 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”.

4. Emiljano Kuçi, 32 vjeç, banues në Durrës.

5. Eugen Hysa, 37 vjeç.

6. Irgen Balla, 33 vjeç, me arsim të lartë, me profesion inxhinier, banues në Durrës.

7. Arbër Çerkini, 26 vjeç, banues në Durrës.

8. Altin Imeraj, 20 vjeç, banues në Durrës.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit:

-Fundim Masha, 29 vjeç, banues në Durrës.

-Kujtim Brahimi, 50 vjeç, banues në Durrës.

7 komente në “Goditet grupi që kontrabandonte naftë/ Arrestohen tetë persona në Durrës (VIDEO)”

  1. Treviso says:

    Fitimi i kesaj kondrabante nuk krahasohet me nje proçes gjygjsor qe munde te fitoje nje avokat i thjeshte.Nuk jam ne kundershtim qe te mos luftohet kondrabanda, por forcat e rendit te kapin pikat me te rendesishme ku luhen miljona e miljona Euro ne dem te popullit. Burgjet duhet te rezervohen per peshkaqenet qe po hajne njerez te gjalle.

  2. redi says:

    ky eshte shteti qe ne kerkojme! le te guxoje me njeri te vjedhi e te beje korrupsion ne kete fare feje. e dim qe sdo zhduket plotesisht po dreqi ta haj jo ne cdo qelize te shoqerise.

  3. bledi says:

    Vokshi? Prape dolen keto Vokshet. Nuk ju ndane ketij shteti si figurat me te felliqura dhe hajduta ordinere. Vokshet kudo qe jane plera gjenerojne.

  4. Eros says:

    Po presim qe ta shohim shtetin se kjo e sotmjan eshte si puna e asaj
    shprehjes ” mos mu sill si pordha neper breke”! Te shohe si u,dhe si po
    pasurohen ata qe po na shkaterrojne makinat tona nga nafta e pa kontrollur!

  5. Mark says:

    Pajtohem plotesisht me Redin.

  6. WWW says:

    VOKSHI, SI MBIEMER I DEGJUAR ME DUKET. KU TA KEM DEGJUAR VALLE?

  7. tunxh says:

    Bravo qeveria Rama, por kur do arrestohet saliu?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje