Një prej mbesave që i vodhi dajës 15 milionë lekë të rinj dy vjet më parë, është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Apelit me 2 vjet e 4 muaj burg, shkruan gazeta “Panorama”.
E arrestuara është 20-vjeçarja Oligerta Agushi, e cila u ndalua nga Komisariati Nr. 2, pasi rezultonte person në kërkim për vjedhje në bashkëpunim më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda.
Agushi, bashkë me vajzën e tezes së saj (mbesën tjetër të të dëmtuarit), Laureta Kormaku dhe shoqen e tyre Afërdita Pecmarkaj, janë deklaruar fajtore me vendim të formës së prerë për vjedhjen e kryer më 4 janar të vitit 2012. Ngjarja për të cilën ato akuzohen ka ndodhur në lagjen e njohur si “Kodra e Priftit” në Tiranë, në banesën e dajës së tyre, Avdyl Projko.
Dy vajzat, në atë kohë 18-vjeçare, bashkë me një mikeshë të tyren, e kanë realizuar vjedhjen në tri etapa, pasi kanë zbuluar vendin se ku i mbante paratë biznesmeni i floririt Abdyl Projko.
Hajt me trashegime dhe jet te lumtur ishalla!
keshtu te gjesh ndonje dashnore,,qe te mbaje edhe me leke,,dhe kur ti mbarojne ti fusesh shqelmin,,se keto lloj femrash nuk pyesin per njerez,,shikojne vete qefet e tyre qe te kalojne sa me mire..