Rama entuziast per rritjen e pages se policeve

15 Dhjetor 2013, 22:05Kronika TEMA
Rama entuziast per rritjen e pages se policeve

Kryeministri i vendit, Edi Rama komentoi përmes rrjetit social “Facebook” rritjen me 20 deri në 25 % të pagave për punonjësit e policisë.

Lajmi u bë fillimisht i ditur nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili përmes një deklarate njoftoi për rritjen e rrogave, ndërsa kryeministri e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm që e garanton buxheti i shtetit për vitin 2014.

“Rritja e lartë e rrogës për policët një nga hapat e qenësishëm drejt Rilindjes që garanton buxheti 2014! 60% e zotimit qysh vitin e parë”, shkruan kryeministri Rama në profilin e tij të “Facebok”.

Ndërsa ditën e nesërme pritet që buxheti 2014 të kalojë për miratim në seancën që do të mbahet në Kuvend rreth orës 16:00.

7 komente në “Rama entuziast per rritjen e pages se policeve”

  1. Albnr1 says:

    Bravo! goxha rritje, duke pasur parasysh se policet dhe mesuesit ne te gjithe boten kane rrogat me te uleta. Tani policeve u ngelet te vishen paster e te mos i shesin kepucet e te rrine me sandale, sepse njeriu nuk ngopet kurre…

    Mbase ka ndonje palester andej nga Miniatria e Rendit te forcohen fizikisht. Meqenese jam ketu a ka police te rinj qe mbarojne AKADEMINE E RENDIT te emeruar, sepse te rinjte vijne me me deshire per karriere e keta te vjetrit duan pare per te rritur femijet…

  2. skenda says:

    Entuziast do ishte sikur te lobonte qe keto paga te paguheshin nga donacionet e jashtme.Keshtu te paguara nga Buxheti i shtetit eshte nje obligim dhe detyrim.Kur ne vitin 2014 nuk parashifen asnje investim kapital me rendesi ,me duket se keto paga do i siguronte dhe me te larta qdo subjekt tjeter politik pos PS-se.

  3. henri says:

    Cdo gje ne kete bote ka dy ane.
    Ana e mire ne kete rast eshte se rriten rogat e policeve te cilet do te jetojne me mire me familjet e tyre. Pra do te rritet konsumi gje qe do te jete nje Faktor pozitiv per ekonomine se do rritet kerkesa qe do te shoqerohet me rritjen e ofertes.
    Ana e keqe eshte se ne tani kemi nje borxh prej reth 64% te PBB dhe se vetem per te paguar interesat e ketij borxhi ne duhet te paguajme cdo vit 500mije dollare dhe kjo do beje qe borxhi publik prej 8,772 miljarde dollare do rritet akoma me teper.
    Me sa di une dhe nga eksperienca e Greqise FMN nuk do te jete dakord ne asnje menyre me kete rritje rrogash.

  4. guri says:

    Forcimi I rendit eshte shume I rendesishem se I hap rrugen investimeve .per mendimin tim cdo aksion I policise duhet te shperblehet vetem qetesi duan shqiptaret se biznesin e bejn vet pastaj …

  5. Kico says:

    Me te vertete te lumte mor bir! Kam qene per 25 vjet oficer i sigurimit te shtetit dhe te them te drejten me keto masa qe po mer me kujton ato kohe te arta. Edhe ne komandanti na i kishte caktuar rrogat 25-30 % me te larta se te mesuesve, mjekeve, inxinierve, agronomeve etj. Merrnim kostume falas cdo vit dhe trajtoheshim edhe me ushqime falas.Dhe rezultati dihet i sherbenim komandantit me besnikeri te vertete. E beme kete palo popull sus dhe kishte nje qetsi absolute. Edhe ti mor bir keshtu vepro shtoju rrogen policeve dhe njerzve qe ke per rreth se dine ata si ta disiplinojne popullin. Te lutem na ngri edhe neve pak pensionet se policia ka nevoje per informatore. Por edhe po nuk i ngrite nuk ka gje se punojme edhe falas neve.

    1. henri says:

      Kico,
      Ty te paska mbetur ora ne vitin 1990. Duhet te kesh turp, qe te ofendosh popullin tend me fjalet “palo popull”. Ajo “qetesi”, qe vure ti, ishte nje “qetesi” frike dhe tregoi efektin e saj kur u hodh poshte nga rinia monumenti i horrit, qe ti e quan komandant. Pse nuk e mbrojte ti dhe policia bustin e “komandantit”, apo nuk ta mbajti bytha ? Ne demokraci ka Parlament dhe jo komandant more njeri i mire.

  6. sAVO dUKATI says:

    TI SPIUN I SIGURIMIT SHPEJT U KUJTOVE TË DMASKOSH UDËHEQJEN KRIMINALE QË I KE SHËRBYR, BOLL HIPOKRIDË TREMIJË FLAMURËSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje