Shërbimi Social Shtetëror i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë kallëzoi në Prokurorinë e Rrethit të Lezhës, kryetarin, nënkryetarin dhe anëtarët e këshillit të komunës Dajç, si dhe ish- përgjegjësin e Seksionit të Ndihmës Ekonomike dhe të Personave me Aftësi të Kufizuar, me motivacionin e shpërdorimit të detyrës.
Nga kontrolli i ushtruar nga auditi i Shërbimit Social Shtetëror ka rezultuar se 60 familje në Komunën e Dajçit janë trajtuar me ndihmë ekonomike në kundërshtim me kriteret e përfitimit të saj dhe me mangësi dokumentesh në dosje.
Shkelje të tjera u evidentuan edhe gjatë kontrollit të dosjeve të personave para dhe tetraplegjikë, të verbërve dhe dosjet e kujdestarëve të tyre, ku rezultoi se 21 persona kanë përfituar kompensim energjie në mënyrë të padrejtë.
Gjithashtu, u konstatuan 19 raste të pagesës së invalidëve të punës në kundërshtim me kriteret e përfitimit.
Sipas vlerësimit paraprak, shkeljet flagrante të gjetura në dokumentacion i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit gjithsej një dëm prej 1.612.100 lekë.
Në përfundim të këtij kontrolli, Shërbimi Social Shtetëror ka kërkuar regjistrimin e procedimit penal ndaj të kallëzuarve dhe ushtrimin e ndjekjes penale ndaj personave të tjerë që do të rezultojnë përgjegjës gjatë hetimeve të kryera.
Shërbimi Social Shtetëror po vazhdon kontrollet e skemës së Ndihmës Ekonomike dhe Pagesave të Aftësisë së Kufizuar.
Ndërkaq, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka hapur faqen online të internetit www.denonco.al, ku çdo qytetar mund të raportojë rastet të shkeljes me skemën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar.
kush është kryetar në Dajç?
shum mire,te gjith qe kane abuzuar ne prokurori.por me kete sistem,dhe keta gjyqtare e prokurore,spo beni gje tjeter por sherbimin e radhes ndaj ketyre gjakpireseve,te cilet do perfitojne dhe tua marrin ato qe kane vjedhur,perfundimi populli si gjithmone do perfitoje bananen ne goje.
Po të tjerët? Të gjitha komunat dhe qyetet e Shqipërisë!
nuk eshte halli i abuzimit me ndihmen ekonomike por eshte hakmarrja e ish kryetarit qe u largua nga detyra per pervetsimin e mjeteve qe ishin bere dhurate nga kisha per komunen.ish kryetari ishte socilist i thekur.te tjerat i kuptoni vete.
Emrat e tyre nuk behen te ditur per arsye hetimi…..