Babai i Emmy-t: Vrasësi i vajzës sime pagoi drejtësinë, do hakmerremi me gjykatën

19 Dhjetor 2013, 12:08Kronika TEMA

Të mërkurën, Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi që të lërë në fuqi dënimin për ‘vrasje nga pakujdesia’ për biznesmenin kosovar, Azis Kelmendi.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij për vrasje me dashje të këngëtares Elsina Hidersha, e njohur si Emmy.

Pas vendimit, babai i këngëtares, Aliu, thotë për Panoramën se Kelmendi ka paguar për të marrë këtë vendim.

“Nuk ka më drejtësi. Prokuroria e Apelit kërkoi dënim për akuzën “vrasje me dashje”. Azis Kelmendi për këtë akuzë duhet të ishte dënuar. Ai ka paguar. Ka paguar shumë për këtë vendim. Na mbeti vetëm të hakmerremi me gjykatën. Kjo është një vdekje e dytë e vajzës sime. Ka korrupsion dhe u la në fuqi vendimi me dy vjet burg. Ne kemi bërë kërkesa të tjera për dëshmitarë, por askush nuk është thirrur. Duheshin shqyrtuar prova të tjera. Këta gjyqtarët mbrojnë njëri-tjetrin.

Nuk janë bërë një sërë veprimesh hetimore. Prokuroria thotë “u nis automjeti te dera dhe shkoi rreth 50 metra me tej”. Pse duhet të shprehet me përafërsi? Të bëhet rindërtim i vendit të ngjarjes. Doktori në skedën e vdekjes thotë “atentat me mjete të papërcaktuara”, por eksperti nuk u thirr asnjëherë të thoshte ç’është ky “atentat”. Të pyetej eksperti mjeko-ligjor rreth aktit, ose të bëhej një akt shtesë. Kemi kërkuar vazhdimisht identifikimin e disa gjurmëve gishtash të gjetura në automjetin e Kelmendit, por që nuk janë të tij. Kemi kërkuar të dimë të kujt janë. Mbase ka pasur ndonjë person tjetër në makinë. Nuk u bë asnjëherë krahasimi as me personat që kanë qenë dyshuar nga ne. Kemi kërkuar të merreshin tabulatet e mesazheve telefonike pasi është zhdukur telefoni i viktimës. Doktori thotë që ka një “dëmtim oblik në këmbën e majtë”. Nuk është pyetur doktori në cilësinë e ekspertit për këtë akt, nga është shkaktuar ky dëmtim. Roja i parkimit tek “Venue” ka thënë që ai personi e nisi makinën me ngadalë, pastaj mori shpejtësi dhe frenoi fort, pastaj bëri zigzage për ta rrëzuar. E rrëzoi dhe e shtypi. Pra Kelmendi e ka realizuar qëllimin dhe u largua, duke u pajtuar kështu me atë që dëshironte të realizonte. Prisilda I., personi që ishte në makinë me Kelmendin, i ka thënë të ndalojë makinën, por ai ka vazhduar,” shprehet Hidersha./ep

23 komente në “Babai i Emmy-t: Vrasësi i vajzës sime pagoi drejtësinë, do hakmerremi me gjykatën”

  1. Argi says:

    GJUKATA ,PROKURORIA ,AVOKATET SEKSERA PO DEFORMOJNE DREJTESINE ,NUK NGELET GJE TJETER OSE SHTETI TE DENOJE PROKRORE E GJUQTARE TE KORUPTUAR ,OSE FAMILJARET NUK KANE RUGE TJETER TE BEJNE VETE GJYQESI

    1. erjon says:

      Vetegjyqesi!?Me duket se ti i ke rene ne te se si mund te zgjidhet ceshtja e korrupsionit ne gjykata,te tjerat jane llafe pa buke.

  2. DRAPRI says:

    MOS NXIRRE BROCKULLA SE QENI QE LEHE NUK TEHANE /
    DRAPRI

  3. spam anticensurë says:

    “Na mbeti vetëm të hakmerremi me gjykatën.”
    im’atë kur dëgjonte që dikujt i shpëtonte ndonjë pordhë thoshte”mbaje lart se na vrave”!!
    shqipëria është oaz i budallallëkut!!oaz i mosndëshkimit!oaz i çdo gjëje që nuk është normale!!
    kemi dëgjuar kërcënime për vetgjyqësi për çdo lloj gjëje,që nuk janë ndëshkuar asnjëherë,bile asqë është folur se nuk duhen bërë sepse mund të dënohen penalisht!sot po dëgjojmë kërcënime ndaj gjykatës!!
    kuje e madhe!e drejtë a e pa drejtë nuk mund të kërcënosh gjyqtarin!vepron ligji ndaj teje!!
    injoranca ka pushtuar popullin,dhe ky popull ndërton shtetin injorant!!
    jemi zhytur në injorancë deri në fyt!!

    1. dhe nji kaq i zgjuar si zotrote si do vepronte i ndodhur ne rastin e babes viktimes ? Kursejini pak lehjet ju rojet e gjykatesve sepse nuk shpetoni asgje .Ajo qe eshte per te ndodhur do ndodhe ,doni apo sdoni ju vemjet gjykates se plepave

      1. spam anticensurë says:

        o sali o pis milet,
        unë nuk e mbaj veten për të zgjuar,por ti e mbake për budallë me tendencë drejt gomarllëkut!!
        më tej nuk ja vlen me shkrujt!!

  4. toto u kurtu says:

    DUHET TE BEJME ME GJYKATESIT ATE QE BERI TOTO RIINA NE PALERMO QE TE VENE MEND.

  5. elinor says:

    Ai qe ka ne mend te beje dicka nuk e deklaron hapur por vepron. Ka rrezik t’i fusin nje arrestim edhe babait per kercenim per shkak detyre dhe atehere behet 2-0 per gjykaten.

  6. Treviso says:

    Rejtesia po vret popullin me qellim te percaktuar. Bota e çelevizuar i ka dhene mendimet e tyre per parandalimin e kesaj vrasje te qellimshe.
    Parlamenti dhe qeveria nese s’jane ne gjendje te marrin masat e duhura le ti pergjigen popullit. Koha per te sistemuar drejtesine ka perfunduar me 23 Qershor.

  7. Edi says:

    Meqe per keta gjykates dhe prokurore jeta e njeriut eshte e konvertueshme ne lek atehere futja nje koqe plumbi vet atyre dhe te shikojme se per sa lek e konvertojne jeten e vet. Vetem keshtu do fillojn edhe prokuroret dhe gjykatesit e tjere te bejne llogarite se sa lek kushton jeta e vet perpara se te japin vendime per jeten e te tjereve.

  8. burgu i rrogozhines says:

    per ty spam !!Te akmeresh ndaj gjykates eshte injoranci ,,,sipas teje ..po ishalla zoti te cofte ne ato dyer dhe pastaj do vish te besh shoqeri me lalin ti ,ne RRogozhine ..apo do te te cojme peqin ,a korce ..kete do te ta lem ty ta zgjedhesh ..Drejtesia nuk eshte krijuar per nje ose dy vete qe kan pare …Drejtesia eshte krijuar tu sherbej brezave …Dhe shume mire eka thene ….Nj egjykates dhe nje mjek te vriten ,,,dhe do ti shikosh te tjeret ….Gjykatesit tane nuk bejne gjyqe ,po bejne tendere ,,,,,kush nga palet jep me shume ai fiton ,,,pavaresisht eshte apo nuk eshte fajtor …….Kur njeriut i vte thika ne palce nuk mendon ,,,per asnje qofte ky gjykates apo dreqi me te birin …..Sa per pordhet e medha i bejne ata qe kan xhepin plot ,o spam ,,,,,,,me ata ik ematu ,,,jo me nje te pafuqishem ,qe mund te jete shume me i ndershem se ata pordhmedhenjte …..por ne shqiperi nuk paska vend per njerez me vlera …Njeriu u cmoka vetem nga paret epistA QE FITON ME LLOJ LLOJ MENYRASH ..Mos e gjykoni zemrimin e nje njeriu qe e kan shkel ne kallo ..,,,por ngrihuni te gjithe kunder atyre qe po eshkelin kete popull te gjore …sot eshte rradha etij ,neser do te vij rras=dha jote o njeri

    1. spam anticensurë says:

      lumë për mëndjen që më ke o burgu i rogozhinës!!
      “Dhe shume mire eka thene”si e thu dhe ti vetëm E KA THËNË,se nuk shkojnë më tej!!vetëm llap llap,ai që ka ndërmënd ta bëjë mbaron punë dhe nuk leh si puna tënde!lehja të sjell vetëm dajak o burgaxhi i rrogozhinës!!
      ky leh,tjetri mbaron punë pastron halenë e tij dhe ky lehësi të vjen e të bën shoqëri ty në rrogozhinë!!
      eh tru trashë që e mbani veten për qënje njerëzore!!

  9. Pëllumb zaimi says:

    Të dënosh vrasësin e njeriut me vetëm dy vjet sic kanë bërë me këtë kelmend trafikantin,kjo do te thotë “vdekje klinike e drejtësisë”. Gjyqtarë? Ju dhjefsha rracën! Ptu,ptu,ptu,ptu!!!

  10. Shoferi 3 says:

    Shoferë? Jini te lirë të shtypni cdo gjyqtar që shikoni rrugës. Po shtypët nje gjyqtar vetëm dy vjet denoheni!? Hiçgjë? Prandaj shtypini që të pastrohet drejtësia!!!

  11. zalo says:

    te shkrihet qe ng keshilli i larte i drejtesise ,gjykata kushtetuse dhe te gjithe shkallet e tjera te gjyqesoritdhe te behet nje referendum per kete pune ka djem e vajza te rinj e te talentuar plot te largohen te gjithe ekzistusit

  12. populli says:

    Ne fakt duhen bere disa shembuj,kush ka pare filmin NIKITA ta kuptoje se perse ka nevoje ai vend.

  13. perseu says:

    shih filmin “LAW ABIDING CITIZEN” dhe vepro si di vete…

  14. Lushe says:

    Ore eshte te vesh kujen kur edhe gjykata kthehet ne “Gjykat Pazar” “keshtu ka qene e ke shtu do jet”Mjer ne kudo qe shkojme gjejme “AL_PAZAR””gjykat pazar” “Kontroll Pazar””Dipllom Pazar””doktor Pazar” zyshPazar”Avokat Pazar”Pazar…Pazar ..Pazar dhe duam status.Por nuk do shkoj me kjo gje qe nga momenti i plugimit ne drejtesi qe nga koka.

  15. larja says:

    por babai e shijonte shtepine disa katshe, makinat. A e pyeti babai te bijen nga i mori gjithe ket pasuri, baba pis, per para shet bijen e vet.

  16. edi belgjik says:

    un nuk mund te gjykoj sjelljen e vajzes ose te babit te saj se ne kete rast nuk esht vendi por dihet se eshte vrare nje person dhe ketu besoj se nuk ka dretesi si edhe ne rastet te tjera .Prandaj un mendoj se duhet te kerkojme nje protektoiriat nderkombetar per sistemin e drejtesis per nja 10 vite

  17. Shqiptar Skenderbe Kastriot says:

    O Ali, merr nje pistolete dhe jepi plumbin ballit Aziz Kelmendit. Leji gjykatat e prokurorirat se ketu te ne ekzistojne vetem si godina.

  18. Shoku Cimit says:

    Mendoj se ne populli duhet te votojme Gjyqtaret dhe Prokuroret, e jo deputetet,
    Nese ke nje hall, do te shkosh tek Prokurori e Gjykatesi e jo tek Deputeti.
    Ne USA per shembull, sherifet (policet) e zonave votohen.

  19. Bradhi says:

    Kam frike se ate qe thua zoteri nuk ke kellqe ta besh! Nuk dua ne asnje menyre te te shtyj ne nje veprim te tille qe do te demtoje vetem ty, por kur nuk e bere ne krizen fillestare qe pate tashme eshte e kot qe flet. Me erdhi keq per vajzen dhe perse nuk e njihja por eshte jete njeriu dhe te vret zoti ta blejne me para. Keshilla ime do te ishte qe te fillosh denoncimet publike ndaj prokurorit te shkalles se pare, ndaj gjyqatreve te shkalles se pare, ndaj prokurorit te apelit, ndaj gjyqatreve te apelit, ndaj oficerve te policise gjyqesore qe kane marre pjese ne hetim. Di e shohesh shume shpejt qe nuk do te jesh vetem, shume pejt do te beheni shume, sepse shume zullume ka bere kjo “drejtesi” e kalbur. Nese behemi shume qe flasim, denoncojme ne publik, protestojme atehere ja marrim frymen te gjitheketyre horrave te veshur me pushtet. Dikush thote ta bejme si Toto Rina?!! Toto Rina vriste per mafien dhe jo per drejtesi dhe ishte opinioni i madh senzibilizues i shoqerise qe i beri presion shteit per ti dhene fund sundimit te tij ne sicili dhe vendosjen e nje sistemi te drejte e ndeshkues per ata qe shkelen ligjin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje