Gardisti Petrit Doka, i dekoruar së fundmi nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi shmangu shpërthimin e makinës së prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, ka folur për gazetën Shqiptarja.com.
Ai thotë se shoferi i Dervishit u tmerrua kur pa eksplozivin.
“Ne kishim vetëm pak orë që kishim marrë shërbimin. Kam parë që brenda në makinë ndodheshin dy veta, Besnik Dervishi, i cili pa hyrë makina në territor të kryeministrisë, ka zbritur në trotuar dhe është takuar me shefin e antikorrupsionit, Ergys Hoxha. Këta të dy, pas takimit janë drejtuar për në kafe, ndërsa shoferi Aziz Gurra, që ndodhej në timon, kërkoi të futej brenda në kryeministri”.
“Kam vepruar sipas rregullores që kemi në gardë. Pashë targën e makinës dhe tipin e saj në listën e automjeteve që janë të regjistruara dhe që lejohen të futen në territorin e kryeministrisë dhe konstatova se mjeti ishte në pronësi të prefektit të Vlorës dhe që lejohej të futej. Pas kësaj procedure, kam marrë aparatin pasqyrë dhe kam filluar të kontrolloj në pjesën e poshtme makinën. Në fillim nga parakolpi dhe më pas në pjesën e majtë. Kur kam kontrolluar gomën dhe më pas pasqyrën e kam çuar poshtë derës ku qëndronte shoferi, kam parë një telefon “Samsung”, të ngjitur në një lëndë të dyshimtë.
Deri në këtë moment shoferi nuk dinte gjë, vetëm kur i pohova se diçka e dyshimtë ndodhej poshtë makinës. E kam urdhëruar që të zbriste dhe të mos shuante makinën, pasi mjeti ishte i ndezur. Ai ka zbritur dhe se sërish kam vendosur pasqyrën poshtë mjetit, ku i ka treguar dhe atij sendin e dyshimtë.
Ai u tmerrua nga ajo që pa dhe më pas njoftoi direkt prefektin e Vlorës, që ndodhej vetëm disa metra larg me Ergys Hoxhën, me të cilin ishin drejtuar për në kafe”./ep
E sa shume duhet jeta. Kollaj puna si shofer i prefektit por edhe e veshtire, se te iken koka. Parat nuk merren kot o shofer, ti i pari kontolloje makinen dhe mos e le vend e pa vend, se eshte makina e shtetit dhe jo private. Po te ishin bere keto, nuk do te ndodhnin keto gjera. Pra gezoju roges se mire qe ke, po beje punen tamam, se ti je fajtori kryesor.
Ik ere pallavesh. Mos me trego si ta bej punen
Akoma nuk ke vend mend, dukesh se je me biografi te mire. Duhet ta kesh pas gjyshin partizan. Besniku eshte djali i Rapos, pra me biografi te mire.
Fiks karuc garde. E kush nuk do trembej po ti thuash se ke bombe ne Makine, hajde lajm hajde.