Edhe Gjykata Administrative në ngërç, i transferohen 2500 çështje për shkarkime nga puna

23 Dhjetor 2013, 10:14Kronika TEMA

Ishte menduar se pikërisht Gjykata Administrative do u jepte frymëmarrje gjykatave të tjera, që janë mbytur në dosje.

Por duket se shumë shpejt edhe ajo do jetë në hall, pasi do i transferohen më shumë se 2500 procese.

Sipas Panoramës, shkak për këtë është bërë një vendim unifikues i Gjykatës së Lartë.

Kështu, të gjitha çështjet gjyqësore të karakterit administrativ, shqyrtimi i të cilave ka nisur përpara datës 4 nëntor 2013, do të transferohen për në Gjykatat Administrative.

Në total flitet për mbi 2500 procese për shkarkim nga puna./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje