Amnisti për një mijë të burgosur/ Arsyeja, mbipopullimi i qelive

23 Dhjetor 2013, 09:07Kronika TEMA

Ministria e Drejtësisë do të dërgojë, në mbledhjen më të afërt të qeverisë, një amnisti, ku priten të përfitojnë të paktën 1 mijë të burgosur.

Sipas burimeve, të cituara nga Top Channel, bëhet fjalë për të burgosur, të cilëve u kanë mbetur edhe pak kohë burg, ose janë duke kryer dënime për vepra penale të lehta.

Një nga arsyet, që Ministria e Drejtësisë pritet ta kërkojë këtë amnisti, mbetet fakti i mbipopullimeve të burgjeve në vend.

Shqipëria është e detyruar të tërheqë nga vendet e Bashkimit Europian një numër të madh të burgosurish shqiptarë, sidomos nga Greqia dhe Italia, ku ndodhet kontingjenti më i madh i shqiptarëve që vuajnë dënime.

Deri tani, kthimi i tyre në Shqipëri nuk bëhet i mundur, për shkak të numrit të lartë të të burgosurve që vendi ka.

13 komente në “Amnisti për një mijë të burgosur/ Arsyeja, mbipopullimi i qelive”

  1. gringo says:

    Legalizoni hashashin!Mos i kalbni njerezit ne burg per kete lloj Marlboro!

    1. Po futini ne pune vullnetare jo ti lironi si pa te keq.

      1. Nesti says:

        te detyrohen per pune ne komunitet!

  2. Gavril Dara says:

    Prandaj Evropa, na do kaq shumë…Dhe si gjithmonë, “fajin e kanë ata”, që nuk duan të shikojnë “këtë fener ndriçues të kulturës Evropiane”…(për të mos thënë të kulturës botërore…)

    1. ........ says:

      Cfare pret ku per 23 vjet drejtuan banda e krimineleve, ku keto pasoja duan nje jete te tere ta vene imazhin e shqiperis atje ku duhet.

  3. emigranti says:

    boshatisini ca se duhet te kete vende bosh per banden a SALI BERISHES se ata jane me shume se 1000 vete…

  4. E dua Sokratin, por me shume dua te verteten! says:

    Pse more spurdhjake trushperlare rilindas spo beni komente se gjykatat i nxjerrin kriminelet nga burgu?! Po na ndihmoni ta marrim vesh kush i paska futur ne burg gjithe keta kriminele qe paskan mbipolluar burgjet? Na e sqaroni pra me keto fakte, a eshte qeveria qe don ti fuse ne burg keqberesit dhe gjykatat i leshojne apo eshte e kunderta?! Cila ka me vlere ne luftimin e kriminalitetit, ca deklarata politike dhe 2-3 arrestime te bujshme per hi syve, apo nje amnisti me 1000 te denuar perfitues.
    Dhe qe ta dini, brenda vitit kjo eshte amnistia e dyte qe behet.
    Ckuptim ka te behen ashpersime te politikave penale, te behen hetime dhe gjykime te kushtueshme dhe ne fund ti amnistoje qeveria rregullisht ne cdo fundvit?!

  5. A T Z says:

    Po u japin amnisti ordinereve per te futur ne burg gjakpiresit e popullit.Kembe e mbare Sali me gjithe banden tende.

  6. Treviso says:

    Kjo eshte nje inisjative e mire se neper burgje perveç krimineleve gjen njerez te pafajshem qe drejtesia e korruptuar i ka denuar senuk kane paguajtur gjoben nefavor te tyre. Ato qe kan qene per tu denuar nuk jane denuar se kan paguajtur gjoben, ose rryshfetin e larte. Ne burg ka dhe shume te pafajshem, qe jane denuar vetem se kan qene kunder regjimit te mafjes qeveritare. Shqip do u quanin te denuar politik. Rasti i fresket qe transmetimet e Emisionit Fiks-Fare me korrupsionin e gjykates se Peshkopise.

  7. ibarhim says:

    Tahiri po i leshon SHOKET e vet,nga burgu .tash ilaqe pa pare merr apoteka tahirit.Rama bashkohet me drogagjinjet e sojit te vet.mimi skam droge.

  8. Bond says:

    Shkaterrimi total i vendit dhe kalimi ne dhjorokraci ka hapur perspektiva te shkelqyera per shqiptaret ne fushat e meposhtme:
    a) droge, prostitucion dhe trafik armesh (dikur ka qene ‘drug, sex and rock’nroll);
    b) shpartallimi pa kushte i pyjeve, lumenjve, bregdetit dhe cdo pasurie te trasheguar natyrore;
    c) importimi i plehrave toksike nga Europa;
    d) ngritja e burgjeve te reja ne cdo qender te banuar (fillimisht importimi i te burgosurve shqiptare nga Europa dhe pastaj atyre Europiane);
    e) aktivitetet e mesiperme do te kryhen ne prezencen e prostitutave dhe duke tymosur rehat hashash prej Lazarati

    QELLIMI PERFUNDIMTAR (ne vend te shprehjes t’a ‘Bejme Shqiperine si gjithe Europa”) eshte:
    “Ta bejme Shqiperine nje vend te shkretuar (pa pyje, etj.),te mbushur me plehra, burgje dhe lavire”

    KONKLUZIONI: ‘THIS IS A MIRACLE OF FREEDOM’

  9. Leone-53 says:

    Italia qe amnistine e fundit e ka bere me 2006 apo 2007(sme kujtohet mire) ka thene para 2-3 javesh per lirime nga burgu ne domicigliare (ne shtepi) te reth 2000-3000 te burgosurve per denime te lehta por keta do te mbajne nje bracialet (rrip dore) ku te kontrollohet vendndodhja e tyre nga policia. Por akoma nuk eshte vendosur nga parlamenti dhe sdihet se do kaloj apo jo kjo mase ne parlament.
    N.q.s. Italia ka nje fare te drejte per kete sepse burgjet ketu jane mbushur me kriminel te huaj, nje pjese e mire kriminela shqiptar, çfare e shtyne shtetin shqiptar ta beje nje gje te tille?!
    Sa te huaj ka ne burgjet sqiptare?!..
    Dhe n.q.s. qeveria thote qe do vijne “burgaxhinjt” shqiptare nga Greqia, Italia, Anglia e gjetke mer masa shto burgjet sepse ata aty e meritojne lere popullin te qete nga ata kriminel.
    Veprime qe vijne ere TE KEQE ne Shqiperi! Turp per qeverine dhe do ti shprehesha me NOTE negative popullit aty n.q.s. rri i qete e nuk leviz per ti thene qeverise: Jemi dhe ne ketu!

  10. Mmmmm says:

    Kjo eshte mundesia e arte e nasip nacos me kap nai lek me kete rast!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje