Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi të gjitha amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike në lidhje me buxhetin, ndërkohë që miratoi amendamentin e deputetit çam, Tahir Muhedini, për varrezat e Kallogjerit në Sarandë.
Dy amendamentet e LSI u tërhoqën më parë nga zoti Vasili.
Në ndërhyrjen e tij pasdite, kryeministri Edi Rama i bëri një rezyme buxhetit duke shpjeguar se thelbi i tij është të shpëtojë Shqipërinë nga borxhet që ka lënë Sali Berisha dhe klientët e Familjes së tij.
Kryeministri iu përgjigj akuzave të opozitës për mos mbajtjen e premtimeve elektorale, duke thënë: “Ju flisni sikur ne jemi në fund të katërvjeçarit, dhe sikur ju 100 ditë përpara nuk ishit në qeveri, por keni 8 vjet në opozitë, sikur borxhet që keni lënë nuk janë tuajat, sikur detyrimi për t’u përballur me këto borxh nuk ka lidhje me ju”.
Sipas kryeministrit Rama, ky buxhet asgjëson atë që ai e cilëson si “shkëmb të borxheve të lëna nga qeveria paraardhëse”.
“Ia besuam FMN-së skanimin e borxhit, skanimi i borxhit nuk ka mbaruar dhe nga skanimi doli një shifër shumë më e lartë nga ajo që ne kishim paraparë. Ne nuk kemi rritur borxhin, por legalizuam atë borxh që qeveria paraardhëse e mori për kumarin elektoral. Patjetër që do të matemi me fjalët tona, kemi katër vjet për ta bërë këtë, por pasojat e keqqeverisjes suaj i kemi përpara në formën e një shkëmbi borxhesh që na ka zënë rrugën dhe duhet ta asgjësojmë, dhe do ta asgjësojmë me këtë buxhet”, u shpreh Rama.
Për kryeministrin Rama, opozita e re shqiptare është e para në historinë e ballafaqimeve parlamentare që amendon një buxhet, duke u bazuar në programin e qeverisë.
“Është e kuptueshme pse e bëni, s’keni program, s’keni drejtim. Keni lënë për kryetar një roje tek SHQUP-i, keni një lider që ju qofshi që e lini të dalë nga shtëpia”, deklaroi Rama.
Bravo Edi Rama,,,suksese se i meritoni ,,e meriton dhe shqiperia y shqiptaret,,,bravo rilndja,,,asnje amendament i bastardeve qe e cuan kete vend ne skamje dhe ne varferi ekstrema ,,,bravo,,,gezuar shqiperi y shqiptare le te jete 2014 nje viti i mre dhe i begate,,,gezuar tema dhe gjithe stafi i mbrekullueshem,,,me ne krye gazetarin opozitar y trim Mero Bazen
******************************************************************************************
-Te lumte Z.Rama ….
-Ju jeni e vetmja shprese e madhe e Shqiperise ….
-Ju jeni i vetmi qe mund te shpetoni Shqiperine te perfundoje
si vendet Afrikane.
-Vepro me “Ligjin” dhe deno Ata qe vodhen dhe kane fshur 1 miliarde
dollare (taksat e popullit) ne bankat e huaja.
******************************************************************************************
——————————————————————————————–
Si e le familja dhe banoret e Lagjes kete Plak te Marre, s-Ali Efendi te dale ne rruge ?
——————————————————————————————–
Arrestoni krye mutin, hajdutin, kriminelin, mafiozin, mashtruesin, Intrigantin, …
Vetem denimi i tij sjell stabilitet Politik dhe qeteson shpirtrat e mbi 1milion njerezve qe Votuan me bindje per koalicionin e majte.
Nuk duhet lejuar te hyjne ne “Parlament” te lidhet ke hyrja ne parking
te lehin aty!
Pas pak ditesh do pushoje nga mungesa e ushqimit do i dridhen mushkerite dhe sdo kete “Doktor” per ta sheruar.