Gruaja e Gjergji Thimos: Kam kërkuar nga ambasada amerikane lirimin e tij

6 Janar 2014, 10:38Kronika TEMA

23 vite pas rënies së diktaturës, shqiptarët vazhdojnë ta shohin ambasadën amerikane si institucionin që mund të garantojë lirinë në vend.

Kështu ka ndodhur edhe me bashkëshorten e Gjergji Thimos, të arrestuar me akuzën e vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit.

Në një intervistë për GSH, Esmeralda thotë se i shoqi i saj është i pafajshëm, ndërsa thotë se ka apeluar për lirimin e tij edhe tek ambasada amerikane.

“Mendoj se arrestimi i Gjergjit u politizua shumë. Unë nuk doja që ngjarja të merrte përmasa të tilla, sepse Gjergji nuk ka të bëjë me politikën. Madje, ai ka ruajtur me fanatizëm një pjesë të kulturës dhe identitetit tonë. Gjergjin vetë shteti e licencoi, vetë e lejoi që të hapte ekspozitë, muze. Nëse ai ishte në rrugë të gabuar, shteti nuk kishte pse ta lejonte që ta bënte për 20 vjet këtë punë dhe sot e arrestojnë si trafikant. Në fillim e quajtën mbrojtës të ikonave, engjëlli ikonave, ndërsa sot e quajnë trafikant,” thotë Esmeralda.

“Jam ankuar, por askush nuk të dëgjon. Kam shkuar dhe kam bërë ankesë edhe në ambasadën amerikanë, por nuk më kanë kthyer përgjigje. Kam kërkuar nga ambasada që Gjergji të mos qëndrojë në burg, sepse është i pafajshëm. Ai nuk duhet të rrijë atje sepse nuk ka bërë ndonjë krim që ta meritojë një gjë të tillë”./ep

4 komente në “Gruaja e Gjergji Thimos: Kam kërkuar nga ambasada amerikane lirimin e tij”

  1. wtf says:

    Sa vend i cuditshem Shqiperia! Nuk e imagjinoj dot qe policia Britanike ketu te arrestoje dike per posedim te paligjshem te trashigimise kombetare dhe gruaja e tij te shkoje te ankohet ne ambasaden amerikane ne Londer qe ta lene te lire burrin. Kene rrjedhur nga mendte njerezit ne Shqiperi.

    1. Limontosi says:

      Po Shqiperia mor zotni, s’eshte Anglia.
      Ku eshte cudia ?!
      Ata qe “prune” cekun e bardhe dhe vendosin qeverrite, ministrat, prokuroret e gjykatsit, pse te mos “qajne” dhe hallet e miletit ?!

  2. Marin Barleti says:

    Unë do të sillja një shëmbull, jo nga Anglia, por nga Greqia, e cila ka hallet e veta dhe ne e shajmë përditë: Jam i sigurt se po të pyesësh 1000 veta në Greqi, se kush është ambasadori amerikan, as pesë veta nuk do të përgjigjen saktë, ndërsa në Shqipëri ambasadorin amerikan, e njeh dhe fëmija në barkun e nënës…(Dhe Greqia është e varur nga SHBA, ndoshta më shumë se Shqipëria…)

  3. Fashisti says:

    Po ku kemi patur Shtet e Qeveri,ne mi shoqe deri dje, ketu ka qene rrumpall,secili ne hesap te vet bente cte donte,pushtuan toka private e shteterore e nderto sipas qefit, shkatrro muze e institucione vidh e prish e bej si te duash,se ishte i pari i shtetit Komunisti sali qe u dha dore te lire e o burra beni si te doni. Jo mi shoqe jo,ato qe e kspozonte yt shoq kan qene e jane te shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje