Festat ne Top Channel: Ja çfarë ka pergatitur për fundvitin

31 Dhjetor 2013, 19:27Kronika TEMA
Festat ne Top Channel: Ja çfarë ka pergatitur për fundvitin

Festë ne ekranin e Top Channel, nga e marta deri të dielën, me programacionin special të pasur me spektakle, emisione, koncerte e filma për të gjithë familjen. Në natën e ndërrimit të viteve, “Yjesia 10”.

“‘Yjësia 10’ është kurorëzimi i gjithë krijimtarisë së ‘Portokallisë’ në 10 vjet. Natyrisht janë të përfshirë edhe shumë elementë të tjerë, sepse është nata e ndërrimit të viteve do të ketë më shumë muzikë, më shumë balet, do të ketë të ftuar të tjerë nga ‘Top Channel’. Eshtë vërtet mjalta e mjaltës të ‘Portokallisë’, të krijimtarisë së ‘Portokallisë’, të kurorëzimit të regjisorit Altin Basha me të gjithë trupën e tij në këta 10 vite ‘Portokalli’ që ka mbajtur me humor dhe me gaz një shikueshmëri të lartë për ‘Top Channel'”, thotë Vjollca Dedei, drejtoreshë e pogramacioni në ‘Top Channel’.Pjesa e dyte e ‘Yjesia 10’ do te trasmetohet darken e se dieles.

“Me 31 dhjetor dhe me datë 1 janar do të vijë ‘Fiks Fare’ do të ketë të ftuar specialë, përvec Fjorit dhe Doktorit”, thotë Dedei.

Programe te tjera qe do te transmetohen gjate ketyre mbremjeve:”Të mërkurën, me datë 1 janar është ‘Grand Gala Top Channel’. Eshtë një koncert i një lloji krejt tjetër.Aty komedia takon orekstrën, domethënë orkestra luan pjesë fantastike dhe brenda saj ka të gjithë humorin e mundshëm. Eshtë një punë e jashtëzakonshme e bërë nga Dorian Gjoni dhe Altin Basha, në një bashkëpunim. Ka të ftuar në të, por ka shumë humor dhe një muzikë fantastike”, sqaron Dedei. Sipas tradites se krijuar nga Top Channel, me galane e dedikuar nje teme te caktuar, kete vit ajo i eshte kushtuar familjeve te ngujuara.

Diten e enjte: ‘Mag, epoka e kostumit’.

“Nostalgjia e muzikës shqiptare, një program me autor dhe i drejtuar nga Alban Dudushi. Këngët më të bukura, më të mira në vite, me biseda, me humor brenda tyre. Eshtë një show ku të gjithë mund të pimë një gotë dhe të shijojmë nostalgjitë tona”, thotë me tej Dedei.

Te premten, spektakli live i ‘The Voice of Albania’.

Te shtunen, nje tjeter show i nje tjeter gjinie. “E quajnë ‘Oscar-i i sportit’. Në fakt është në bërë ne Rio de Zhaneiro, ku jepen çmimet e vitit për sportistët më të mirë, në të gjitha fushat dhe ku bashkohen bashkë arti dhe sporti”, thotë drejtoresha e Programacionit, Dedei.

Vogelushet, sigurisht do te kene hapesiren e tyre.

“Çdo ditë në mëngjes në orën 09:20 fëmijët do të ndjekin serialin ‘Kadetët e Hapësirës” dhe pas tyre janë katër filma fantastikë vizatimore për fëmijë ‘Derrkuci Bejb’, ‘Derrkuci Bejb në qytet’, ‘Xhorxhi Kureshtar’ dhe ‘Përralla e Desperose'”, thotë Dedei.

Programe speciale qe perfshijne te gjitha grupmoshat. Dy anet e kinemase, me ‘Kinemaja dhe yjet 2013’, arritjet e vitit qe kaloi dhe prodhimet e ardhshme te 2014-es, si dhe momentet me zbavitese te situatave te sikletshme te tapeteve te kuq, ku te famshmit kane kaluar situata komike. Momentet e pabesueshme te magjise, ku ne vend te saj, ne fakt eshte zbuluar kodi. 15 skandalet me te medhaja te seksit, ku jane perfshirë politikanet. Koncerti ‘Different Trains 2’, me muzikante shqiptare te famshem ne bote. Filmat artistike, me tema njerezore dhe humor, me aktore te njohur dhe fitues te shume çmimeve.

Te dielen do të jetë ‘E diell’.

“Eshtë një program i menduar mirë nga mëngjesi deri në orët e vona të mesnatës. Mendoj që nga e marta deri të dielën ekrani i Top Channel është i vetmi që ju mund të ndiqni”, thotë Dedei.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje