PD: Tahiri nuk mund ta fshehë rritjen e kriminalitetit me trukimet e shifrave

6 Janar 2014, 15:24Kronika TEMA
PD: Tahiri nuk mund ta fshehë rritjen e kriminalitetit me trukimet e

Partia Demokratike vijon që të ketë në qendër të akuzave të saj ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një konferencë për shtyp, deputeti Arben Ristani ka thënë se Tahiri nuk mund ta fshehë dot rritjen e kriminalitetit me anë të trukimit të shifrave.

“Dy ditë më parë, ministri i Brendshëm recitoi publikisht  disa statistika për treguesit e kriminalitetit në vend për muajin dhjetor 2013, statistika që Ministri  i shkruan, i redakton, dhe i publikon ai vetë.

Gënjen veten ministri dhe kryeministri i tij, kur përpiqen ti mbushin mendjen popullit se reforma e tyre në Policinë e Shtetit po e kthen këtë të fundit në institucion demokratik, transparent dhe në gjendje të parandalojë dhe luftojë krimin.

Gënjen veten ministri dhe kryeministri i tij, kur përpiqen ti mbushin mendjen popullit se treguesit e kriminalitetit janë në rënie dhe për këtë flasin vetëm për muajin dhjetor dhe vetëm për natën e ndërrimit të viteve duke dhënë vetëm përqindje të pa lexueshme për të fshehur të vërtetën.

Partia Demokratike thekson se kjo përpjekje, nuk e mbulon dot realitetin që po jetojmë çdo ditë, ku bombat dhe minat me telekomandë, rasti më i fundit kundër kryetarit të PD, Pogradec, grabitjet, vjedhjet, aksidentet, dhe pasiguria e jetës janë shtuar ndjeshëm.

Me Tahirin ministër, tashmë të gjithë e dinë se Policia e Shtetit u kthye në polici partiake, duke zëvendësuar profesionistët me militantët, numëruesit dhe komisionerët e PS.

Vetëm në ditët e fundit të dhjetorit kanë ndodhur 4 grabitje me armë shumë afër kryeqytetit, dhe asnjë autor nuk është zbuluar nga policia”, ka thënë Ristani gjatë fjalës së tij.

10 komente në “PD: Tahiri nuk mund ta fshehë rritjen e kriminalitetit me trukimet e shifrave”

  1. GopNgrenesi says:

    Po mbylleni gojen. Ke quani profesionist ju? Burgaj, Brecanin apo Mulin?

  2. al says:

    Ky i ndershmi kumton se do tembuloje bemat e tij kundraligjore duke ju bindur tutorit te tij tebeje tellallin.prit se mbas qafe e ke si shkeles rekordmen iligjit.mos harro se je shkaktari kryesor i vrasjeve te 21 janarit dhe shkaterrues kryesor i sistemit demokratik te zgjedhjeve.nuk e kupton qe tutori te beri deputet qe te cmonte ndihmen e pakursyer qe i dhe per mbajtjen e pushtetit me dhune.

  3. gery says:

    moj raki moj raki…..

  4. ale says:

    O Ristan o bajge nuk do mend qe krimi po rritet, se te mesyni gjithe ushtaret e pd qe kane marre rrogen qyl per 23 vjet plus drita nuk paguanin….kane detyrime karshi kryemafies. per 23 vjet demokraci keta i keni perdorur,kur ishit ne pushtet per mbajtur pushtetin, ne opozite per te hipur ne pushtet me dhune.Per mua simpatizantet e pd jane njerzit me te ulet te shoqerise servila,injoante me bollek,e kriminela.Prandaj mos u be merak Ristan lapanjosi ligji vonon por nuk harron!zoti Tahiri merrni investigues te huaj qe ti zbuloni nje e nga nje keta kriminele per ti paguar mos u beni merak se i keni garant tek keta matrapaze te rendomte. Mos humbni kohe.

  5. Peacekeeper says:

    Po eshte e vertete, ka rritje te kriminalitetit keto muaj!! E dini pse?? Sepse po evidencohen krime qe me pare nuk jane evidencuar por jane fshehur ose modifikuar, psh nje vjedhje me arme eshte quajtur vjedhje me dhune; ose nje vjedhje me dhune eshte quajtur vjedhje e thjeshte; nje tentative vrasje eshte quajtur kanosje etj etj shto edhe lojrat e fatit, kromin, pyjet, ndertimet pa leje, shkeljet e qarkullimit rrugor …….

  6. mico says:

    e mo loqe ristan , ne kohen e mul nokes vinte ora 11 dhe fillonte seriali i vrasjeve ,skishte
    dite te mos vriheshin nga 3 deri 4 veta

  7. Argita_B says:

    Ristani thote se jane trukuar shifrat e kriminalitetit nga Minsitria e Brendeshme dhe thote se per te gjitha ka rritje!!
    Ppo mire more truthare, nuk e di ti se ne komisionin per rendin ne Kuvend Partia Demokratike qe ti perfaqeson ka anetare dhe ka ne dispozicion shifrat ose mund te kerkoje shifrat zyrtare dhe ne te njeten kohe ti analizoje dhe tja paraqesi popullit nese ka abuzime me shifrat!!
    A ke sjelle ndonje shifer konkrete ti Rustami per te provuar se shifrat jane ke trukuara?
    A nuk ke mesuar dhe bazen elementare te demokracise qe nese akuzon duhen prova, perndryshe quhet mashtrim dhe denohem per shpifje!!
    Boll se na hapet barkun vetem duke prodhuar fjale, dhe asgje tjeter. Te ze frika me opoziten qe kerkojne te bejne se me keta zorr se mund te kete rotacion dhe pas 4 vjetesh, pra PS-ja dhe politika e saj qe keta i bejne opozite sdo ta kete problem te vazhdoje te rrije ne pushtet me kete opozite medioker.

  8. rebeli says:

    Ky Ristani me pelqen shume sepse pi rakine qe edhe une kam qef ta pi.Kam vetem nje merak.Dua qe ti hedh nje bidon 10 kile me salce domate qe tek koka deri tek kembet.Po te ishte i dehur do te me pelqente me shume kur ti beja banjen me salce.

  9. nekaniku says:

    O PIJANEC E MBAN MEND KUR TE FUTI SALA NE BURG.APO QE ATHERE KANE KALUAR SHUMER KOHE E JE BERE TAMAM BIRI I BABAIT.KOT NUK THONE BEJU NENEN TE TE THONE BABA.PO PSE O DROGE,KUR JEPJE TI STATISTIKAT I KISHE TE VERTETA?JU SMERRNIT E NUK MRREGJISTRONIT FARE DENONCIME APO KRIME MORE TYRYFYL

  10. fatjoni says:

    Mos ti duket vetja saimir tahirit kushedi se nuk mund te beje me shum se pd ne rend, se bajka ka vendosur neoer drejtime te policise nuk e di a ka drejtor te pergjithshem te policise apo jo a di te flase ai sepse po i ben tahiri te gjitha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje