Policia e Tiranës ka ofruar 10 mijë euro shpërblim për personin që do të japë informacione në lidhje me grabitësit e qendrës tregtare TEG, të veshur si “Babagjysha”.
“Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ofron një shpërblim prej 10 mijë euro për çdo person që jep informacion të vlefshëm në drejtim të identifikimit dhe kapjes së autorëve, në çdo rast duke ruajtur anonimatin”, thuhet një njoftimin e policisë.
Ngjarja ka ndodhur në datën 24 dhjetor, kur katër persona të veshur si “Babagjyshë”, nën kërcënimin e armës grabitën një argjendari.
Pas grabitjes, 4 “Babagjyshët” janë larguar menjëherë në drejtim të paditur me një automjet, të cilin e dogjën dhe e braktisën në afërsi të Lundrës.
Dhe pse sistemi i sigurisë në qendrën tregtare është në cilësinë e tij më të lartë, identifikimi i grabitësve bëhet i vështirë për faktin se ata ishin maskuar si “Babagjyshë”.
Kjo ka bërë që policia e Tiranës të kërkojë ndihmën e qytetarëve duke ofruar edhe shpërblimin prej 10 mijë euro për informacionet që do të çojnë në kapjen e grabitësve.
Mos i jepni leje te burgosurve sepse ata bejne vjelljen e pastaj shkojne si zotni ne burg,kjo eshte nje alibi e shkelqyer,por ama edhe te ndihmuar nga ndokush.
Po pse o Fatojon,ti thua tja heqim,edhe ate pake biznes qe kane drejtoret e burgjeve,po me se do jetojne gerdallat e peqinit qe jane gjysma sekser……Duhet ta dishe qe dikur ishte Dashe sula ai qe jepte leje e te fuste ne burge,kuptohet lejen e jepte me leke ne dore mundesishte euro pyeteni kunatin e tije……
Mos u lodhni kot vërdallë! Nuk janë as të pakapshëm. Kërkoni te ish gardistët, dhe rrethi mafioz pranë Berishës, ish ushtarakë të MPB, dhe strukturave pranë saj. Vjedhje profesioniste ndodhin vetëm nga ata që kanë sigurinë e njohjes se si aktivizohet dhe funksionon reagimi I policies. Koha e veprimit, sistemi I sigurisë së kamerave, rojet private. Nuk ka hajdut ordiner të dine se si kombinohen këto të gjitha.
u bene trim te gjithe, shife kur te na pushtoje dhe Mali i Zi tani.
Un mendoj se nuk eshte kryer detyra nga vigjilanca e qendres komerçiale, ose policia e shtetit nuk eshte treguar e gatshme per nderhyrje.
Grabitje me maska, venie tritoli besnik dervishit dhe shtylles ne milot e te tjera si keto nuk jane krime te thjeshta por jane krime qe jane kryer nga prefesioniste dhe qe jne shume te zote ne fshehejen e gjurmeve dhe ndaj policise keto kane nje prapaskene shume te softifikuar. Tahiri urgjentisht duhet te ngrje Byrone Kombetare te Hetimit dhe duhete te bashkepunje me FBI-ne nese do te kete sukses keto zgjidhen vetem me ekspert jashtezkonisht te specializuar sic jane ata te FBI-se.
Po normale shperblime, se vete akoma s’ arrijne ti kapin dot.