Gjykata e Lartë: Ndaj Shpëtim Gjikës u paraqitën padi nga 68 qytetarë

7 Janar 2014, 10:23Kronika TEMA

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin se përse ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Vlorës për të transferuar dosjen e kryebashkiakut Shpëtim Gjika në Tiranë.

Ndër arsyetimet e Kolegjit Penal është edhe një aktivitet që u organizua në Vlorë në mbrojtje të Gjikës.

“Gjatë kohës që çështja penale është dërguar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, është konstatuar se në qytetin e Vlorës janë kryer aktivitete publike në mbrojtje dhe mbështetje të të pandehurit Shpëtim Gjika, e konkretisht aktiviteti i zhvilluar më datë 09.11.2013, ku kanë marrë pjesë edhe qytetarë të qytetit të Vlorës, me qëllim mbështetjen e kryetarit të Bashkisë për akuzën e ngritur. Ky aktivitet është shfaqur në disa televizione, si dhe në shtypin e shkruar. Po kështu, edhe më datë 31.10.2013, ka pasur grumbullim të disa qytetarëve në qytetin e Vlorës, pamje të cilat janë transmetuar nga televizionet dhe janë bërë publike, me qëllim për të mbështetur të pandehurin Shpëtim Gjika”, thuhet në vendim.

Po ashtu, një arsye tjetër ka qenë se ndaj Gjikës janë ngritur padi nga 68 qytetarë të Vlorës.

“Gjatë fazës së hetimeve paraprake të kësaj çështjeje kanë paraqitur kallëzim penal ndaj tij 68 shtetas dhe se në këtë çështje është parashikuar që të pyeten 19 dëshmitarë”./ep

17 komente në “Gjykata e Lartë: Ndaj Shpëtim Gjikës u paraqitën padi nga 68 qytetarë”

  1. fatmiri says:

    Mos valle eshte dhe saliu qytetare qe ka paraqitur padi si deshmimtare? Nuk e di ne qoftese ligjet e soteme percaktojne dhe deshmite e rreme qe edhe gjykata te dije çfare te beje. Mund te ngrihen sorollopi saliut dhe te paraqiten si deshmimtare te rreme se ata nuk kane cipe, megjithese nuk perjashtoj se Shpetim Gjika ka bere derckela sa i ka dashe qejfi me ato lejet pa leje.Sipas ketij vendimi te gjykates larte shqiptare, i bie qe saliun ta gjykoje nje gjykate nderkombtare dhe jashte Shqiperise qe te mos shkojne dot “bodigardet” ” e tij atje e te bejne rremuja.

    1. ALpini says:

      pse se arrestoni si Mziun e Kamzes?

      1. LORA says:

        Ke plotesisht te drejte.Drejtesia nuk behet me shume standarte;ajo duhet te kete vetem nje standart,ate te ballafaqimit vetem me ligjin ne menyre te njejte per cdo njeri.

      2. bato says:

        Pse se cojne dhe Mziun ne vlore, meqe pati dhe ai mbeshtetes kur iu dha masa e arrestit. Mbase meson notin.

      3. NjeQytetarOptimist says:

        Alpin..Kallzimi penal nga nje qytetar eshte ndryshe nga prokuroria kur ben kallzim penal..Pra ka dy forma te ndryshme kallzimi..Ai civil, ne rastin konkret qe duhet te vertetohet nga prokuroria..Kurse rasti I Mziut lidhet direkt me organin hetimor te prokurorise..Kur akuzohesh direkt nga prokuroria (dmth eshte flagrant), perfundon ne paraburgim derisa te jepet dita e gjykimit..Mos kujto se njeri eshte nga veriu dhe tjetri nga jugu dhe po marrin anen krahinore te saj..

  2. Tom says:

    Hani hani …….se ju bene mire ju medias dhe llapaqenerve….. Njerezit s’jane idiota te gjithe, GJIKA, personi me i respektuar jo vetem ne Vlore por ne gjithe Shqiperine.

    1. skelari. says:

      mere fute ne shpi se e paske shume perzemer.

  3. viktor hoti says:

    Cfare jane keto padi nga 68 qytetare per te cilat gjykata e larte parshikon te pyese gjithsej 19 deshmitare ? eshe sikiur kjeta 19 te ejen nga padoitesat del se nuk do pyeten[yetene 50 prej tyre. Mirpo ligjerisht nuk pyeten ata personat per te cilet eshte e qarte se nuk kane asnje konkrete per ceshtj.PO qe keshtu perse e fryjne numrin e “paditesve” kur shumica efektivisht nuk ka gje ne padi ? Kesaj i thone bujo ! Viktor Hoti

  4. lagja pavaresia - vlore says:

    Gjika duhet te paguaje
    te gjitha zullumet dhe milionat
    qe ka bere duke shkaterruar Vloren,
    duke ua bere ate dhurate mafiozeve.
    Vlonjatet e vertete
    (dhe jo dhiaret e Lumit te Vlores),
    duan qe ai te denohet me BURG.
    Sa per padi, deshmi e akuza,
    ne Vlore mund te gjesh me mijra.
    Por njerezit kane frike nga
    Mafia e Gjikes dhe e Ndertimeve !

  5. dauti says:

    Vendimi i Gjykates se Larte nuk ka asnje argument te bazuar ne ate kuptim qe i jep Kodi i Procedures Penale situates dhe rastit kur nje ceshtje duhet te trasferohet ne nje gjykate te nje rrethi tjeter.Opinjonet e shprehura paqesisht pro apo kunder z Gjika nuk mund te sherbejne si shkak ligjor per trasferimin e ceshtjes.Eshte tjeter gje fajesia ose jo e tij dhe tjeter gje procedura e trasferimit te ceshtjes ne kete rast.Per analogji gjykimi i ceshtjes se mbikalimit te zogu i zi ne Tirane por dhe ceshtje te tjera gjyqesore te inicuara nga partite politike te cilat kane mijra mbeshtetes ne gjithe rrethet duhet te behen jo me ne Tirane por madje jasht Shqiperise.Per me teper per rastin ne fjale u zhvilluan disa seanca gjyqesore ne Vlore dhe nuk ndodhi asgje qe te justifikoje vendimin e Gjykates se Larte.Ne kete kuptim trasferimi i ceshtjes del shume i sforcuar.Njekohesisht per ata qe kane merak se Shpetim Gjika dhe Bashkia Vlore kane prishur Vloren ju kujtoj se c,eshte bere ne Sarande,ne Golem dhe gjetke dhe pasi te analizojne situaten te shprehin dufin e tyre.Them keshtu pasi ketu nuk flitet per qejfmbetje personale por ceshtje te pergjithshme dhe te respektimit te ligjit.Mjafton te kujtojme se ne rreth pes km gjatesi bregdetare u prishen vetem tre kater nderime me probleme te diskutushme ligjore nderkohe qe ne qytete si Saranda Glemi e tej eshte bere baterdia.Jo per justifikim pasi ne se akuza qendron ose jo per z Gjika nuk ke rendesi vend ndodhja e gjykates qe shqyrton ceshtjen pasi dispozitat ligjore,provat gjithashtu jane te njejte per c,do gjykate ne Republiken e Shqiperise.TE DISKUTOSH VENDIMARJEN E GJYKATES NGA VEND NDODHJA E SAJ DO TE THOT TE VESH NE DISKUTIM PAVARESINE E SISTEMIT GJYQESOR NE VENDIN TONE. Dhe ne se eshte keshtu kjo eshte fatale…Por per kujtes le te sjellim ne vemendje deklarimet e qeverise qe iku qe do te legalizonte ndertimet pa leje dhe beri per kete qellim disa here ndryshime te ligjit te legalizimeve.Pra ceshtja per shprehesit e opinjoneve duhet pare ne menyre komplekse…dhe larg mardhenjeve te mira ose jo personale…

  6. Mark says:

    Ne burg te perfundoj me te gjith hajdutet e tjer.

  7. shteti says:

    nuk e kuptoj se cfare duhet te bej me shume ky njeri sa krime pronesie territoriale e detare ky m…ustaqe qe te jape doreheqjen.

    PS duhet te “keshilloje” kete te vetin qe e ka kaluar vijen e kuqe te nepunesit shtetror, prandaj duhet te shkoje andej nga ka ardhur!

  8. vlora 01 says:

    respektoi te gjithe opinionistet por per Shpetim Gjiken duhet te flasin Vlonjatet qe e dine mire cfar ka bere zotnia ne fjale dhe mos te ngaterrohet politika me thyerien e ligjit.

    1. sokol says:

      Pse te flasin vetem vlonjatet e te mos flas une qe di me siguri nje pjese te parave te vjedhura qe I ka transferuar te njerezit e tij ne amerike ne forme biznesi?

      1. loli says:

        ke me se te drejte, ne qe jemi vlonjate te gjithe e dime

  9. Rilindasi says:

    Gjykata e Vlores gjykoje e denoje Zan Caushin ne vitin ’99 ne kushte teper te veshtira e te rezikshme ne qytet dhe si nuk qenka e mundur te gjykohet z.Gjika Mendoje se ata qe griten akuzen kane ber presion per te perfituar sic bejne per qytetar te ndryshem te qytetit por mqs nuk i eci me Shpetimin sajuan se bashku me k.gjykates “protestat”. Si do ti vej halli proceseve gjyqesore te niveleve te larta (Imami,Ksera,….- Sali efendemi ) apo kolegji do te vendosi qe seancat te zhvillohen ne Vlore !!

  10. loli says:

    duhen ndeshkuar deri ne fund. duhen konfiskuar gjithe pasurite qe zoti gjika ka bere gjate kohes qe ka qene ne pushtet. vetem burgu nuk mjafton sepse perseritet historia e e fatos nanos , qe tani jeton ne austri dhe doli pa lagur . ndersa ne biznesi paguajme ndershem gjithe taksat, qe keto jo tu shkojne ne xhepa ketyre hajduteve, biznesmene te politikes, por ti shkojne shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje