Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri inkurajoi sot punonjësit e Policisë së Shtetit që të vijojnë luftën ndaj paligjshmërisë, krimit dhe korrupsionit, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Në ceremoninë e organizuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës me rastin e 101 vjetorit të Policisë së Shtetit, Tahiri u shpreh se puna e Policisë së Shtetit do të verifikohet dhe certifikohet nga qytetarët shqiptarë. “Ka një debat të madh lidhur me punën e madhe që po bën policia e shtetit, por dua të siguroj cdo punonjës policie se beteja jonë kundër paligjshmërisë, krimit të organizuar dhe korrupsionit pa dyshim ka sfida të shumta dhe vështirësi të shumta. Inkurajoj cdo punonjës policie të bëjë detyrën dhe të garantojë se cilido do të jetë i barabartë para ligjit. Në njërën anë kriminaliteti dhe tendenca e paligjshmërisë është masive në vendin tonë, dhe në anën tjetër sfida e policisë fillon nga vetëvetja për tu reformuar. Kemi ende rrugë për të bërë për reformimin e saj dhe për të garantuar qytetarët shqiptarë zbatimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të tyre”, theksoi Tahiri. Në vijim Tahiri shprehu një falenderim për të gjithë punonjësit e policisë, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre kanë bërë të mundur arritjet dhe reformimin, por sic tha ai sfidat që e presin Policinë e Shtetit, janë shumë më të mëdha se arritjet e deritanishme.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi u shpreh optimist që arritjet e policisë nga viti në vit do të jenë edhe më të mëdha. Didi ftoi të pranishmit të mbanin një minutë heshtje në nderim të kolegëve policë të rënë në krye të detyrës. Didi theksoi se policia gjatë viteve ka pësuar ndryshime të mëdha në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. “Nga beteja në beteja do të shkojmë se lufta kundër krimit do vijojë ndaj diviza jonë do jetë zero tolerancë”, tha Didi
!=! VJET KLLOUNERI SHQIPTARE
POLICI PER PER MARRE RROGAT E VETA DHE PER TE MBORJTUR DIKTATURA
PRA SMUNDET TE QUHET POLICI POR XHANDARLLEK ARRNAUTLLEK
me vjen keq qe flisni keshtu! jam shume dakort qe ka probleme policia, jam shume dakort qe eshte keqperdorur por te gjithe bashke duhet te punojme qe ta sjellim ate ne nivelet qe deshirojme! smund vetem ti sulmojme dhe te presim qe ata te ndryshojne sjellje! duhet ti inkurajojme ne permimisim e cilesise se tyre!
Elka , asnji keqkuptim ,jane fjale qe i duhen thene edhe ather kur jemi plotesishte me kte qeverri . Mjerisht mbetet nji nder menyrat me efikase per te motivuar shqiptarin .
Nganjiher komente te tilla ndihmojn te kujtojn vertet pergjegjesine institucionit drejtusit e policise dhe pse jo Ministrin vete .
Un mendoj se edhe ti s’do ishe kunder nqs do i kerkonim policse shqiptare te njohi pergjegjesite dhe eleminoj krimin e mafien qe eshte ulur kembe kryq ne shqiperi .
ka ndryshim te madhe dhe pse eshte nje kohe e shkurter qe e keni mare ne dore !! ne kohen e saliut policet ishin te gjithe me makina pa letra e xhama te zi qe rrinin verdall neper kafe !! e tashi te shofesh polici kudo e pa makina !!! ke me siguri kur hecen naten dhe shikon polic qe hecin ne kemb!!
Bravo policia Po punojne shkelqyeshem
cfare vlersimesh doni ju me kete kriminalitet.
nejse bravo qe po shtoni buxhetin e shtetit duke vjel gjoba
po ja kaloni doganave dhe tatimeve
O TAHIR KAP KRIMINELET QE KE NE KERKIM ,SE ATA DO TA HANE KOKEN
Mentalitet arrnauti mer , cfar pret me .Siperfaqsor ,denglaxhinj , mburraveca ne gjithcka qe qendron mbi pleh.
Shqiperia eshte mbush me terrorrist e jo vetem kriminela .
Ka nga ata qe i njeh gjithe bota e dalin demostrativ ne tv e i bejne karshillik policise arrnatute ,si psh sali terrori ,hedh ne er pasuri shteterore , pasi ka nji konto personale mbushur plot me krime dhe ju vazhdoni e pirdhni nen kostumin e policit .Pordhet s’jane detyra e policit ,por te eleminoje krimin.
Te kesh veshur nen uniforme nji grup njerezish qe kane gjetur nji vend pune per tu ushqyer kjo ska te bej me policin e vertet . Polici e vertet eshte ajo italjania qe lufton dhemb per dhemb me mafien dhe e nxjerr nga nentoka .Ju e keni para syve mafiozin e shpellave dhe ju kan plas llambatinat . Polici si uniform por jo ,per ate cfar nenkupton vertet POLICIA E NJI SHTETI .
Ngjarje kriminale tronditin herë pas here opinionin, mendoni se për qytetarin, pasiguria për jetën, biznesin e pronën:
Rezultati i sondazhit
a) është rritur 57.04%
b) është ulur 15.08%
c) nuk ka ndryshuar 27.88%
Totali Votave 5039
Rrofte RILINDJA se rendi ka shkuar per lesh!
Keni votuar
Rezultatet
Sondazhet online të BalkanWeb, nuk kanë vlera statistikore. Por kanë si qëllim që të lejojnë lexuesit e saj të shprehin mendimin e tyre mbi tematika aktuale.
Çdo përdorues ka të drejtën e një vote.
Kam patur rastin te lexoi urdherin e perjashtimit te ketij Drejtori te tanishem te policise se shtetit, Artan Didi, urdher i firmosur nga Minsitri i kohes z Igli Toska, ku thuhet qarte : …per mungese aresimi perkates ( policor), paaftesi ne pune dhe te dhena per veprime korruptive…..perjashtohet nga policia e shtetit…..dhe ky njeri sote eshte drejtori i policise dhe une qytetari i ketij vendi pres qe ky dhe policia qe ky urdheron te jete e ndershme dhe te luftoi krimin….hahahaha….
Ti Kosta vetem pozicionin e letrave paske ndryshur me kete Toska,por mos kujto se je me i mire se ai….edhe une njoh shume persona qe kane punuar ne polici edhe e di si funksionon shkarkimi nga detyra ne policine shqiptare,e mos na trego prralla me sy hapur per arsyetimet e shkarkimeve nga detyra-
o zoteri ….a munde te pranohet nje fenomen i tille….i perjashtuar nga policia…dhe qe te dishe pak me shume se kjo….ka shkuar ne Amerike ku ka punuar ne nje lavazhe makinash dhe tani ketu ku ti e dashke nje te tille…..po qe se kjo eshte perralle me mbrete…atehere mbaje por kur te kesh nevojen e policise, gje qe nuk ta uroi, te jesh i sigurte se do te ngelesh shume keqe….