Ndalohen 35 klandestinë duke dalë nga Lazarati, dyshohet për implikim të punonjësve të policisë

13 Janar 2014, 10:02Kronika TEMA

Rreth 35 klandestinë, të cilët sapo kishin dalë nga Lazarati me anë të një kamioni të mbyllur, u ndaluan nga policia e Gjirokastrës.

Operacioni u zhvillua nga sektori antitrafik në Gjirokastër, ku mësohet se kamioni me klandestinë ishte nisur për në veri të vendit, me destinacion kufirin në Malin e Zi.

Ata janë ndaluar në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku është bërë i mundur arrestimi i tre organizatorëve të këtij trafiku që janë nga Tepelena dhe Lazarati.

Policia ka marrë në pyetje tre organizatorët, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal të trafikut klandestin.

Dyshohet se ka implikim të disa efektivëve të policisë lokale, pasi kamioni kaloi pa probleme postbllokun e “Ujit të ftohtë”.

3 komente në “Ndalohen 35 klandestinë duke dalë nga Lazarati, dyshohet për implikim të punonjësve të policisë”

  1. Bond says:

    Keta qena duam tani te na i dhjesin fare Shqiperine me muter nga Afrika (ndonese hallexhinj)si dhe te na prishin me Europen deri ne ri-vendosjen e rregjimit te tmerrshem te vizave dhe getizimin perfundimtar te “shqipeve”. NDAL ketij rreziku (trafiku) sa me pare!

  2. European says:

    Ne Shkoder i pret Marshall Amuli prandaj kane nisur te hipin edhe neper kamiona

  3. Leone-53 says:

    Eshte fare e thjeshte te kuptohet se krimi i organizuar shqiptar (ose mafiozet siç u thuhet ketu ne Itali) e ka filluar qe ne Athine punen me keta klandestine duke i organizuar atje natyrisht perkundrejt nje pagese te caktuar.
    Te njejten gje qe bejne mafiozet sicilian duke organizuar ne brigjet e Afrikes veriore qindra e qindra klandestine duke i prure me pas ne Siracuza (ishulli me i afert me Afriken) duke u mare nga 2000-3000 Euro sejcilit.
    Duhet nderprere ky trafik qe tani ne embrion sa eshte ne fillimet e tij sepse me vone do te kete pasoja per Shqiperine e shqiptaret.
    Ketu fitojne mafiozet shqiptare e humbet shqiptari i thjeshte:
    E para Europa (thene me mire shtetet sensibel per klandestinet) nuk rri indiferent dhe gjithçka “shkarkohet” ne mosdhenien e statusit.
    E dyta mafiozve duhet prere duart sepse sa me shume te pasurohen e me e veshtire eshte ti luftosh sepse parat e tyre te pista bejne “punen” e tyre me pas!..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje