Sekuestrohen 109 kg cannabis, arrestohen dy persona

14 Janar 2014, 10:25Kronika TEMA

Dy persona u arrestuan nga policia e Fierit, pasi në automjetin me të cilin udhëtonin u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 109 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa. Burime nga policia lokale bënë të ditur se lënda narkotike u sekuestrua në aksin rrugor Vlorë-Fier, në afërsi të Levanit, ndërsa u arrestuan Ermal Daja 34 vjec dhe Gani Shehaj 57 vjec, banues në Vlorë.

Policia bëri të ditur se lënda narkotike ishte e ndarë në 99 pako, ndërsa ende nuk dihet destinacioni i saj.

5 komente në “Sekuestrohen 109 kg cannabis, arrestohen dy persona”

  1. Darsiani says:

    Si nuk rreshten se mbaruari kilot e droges ne Shqiperi…Ne perendim policia kap nje kilogram dhe behet lajm i madh ne gjithe vendin. Kurse ne Shqiperi lexojme perhere u kapen 100 kg andej, 200 kg kendej, eshte be si gje normale…po gjitha tokat pjellore droge jane mbjelle atje…se eshte e pamundur te kesh aq shume sasi te medha droge qe kapen shume shpesh.http://darsiani.blogspot.fr/2014/01/per-matin-dhe-matjanet-by-ab.html

    1. Legalizoni hashashin says:

      Legalizojeni dhe zgjidhet problemi i kriminalitetit te trafikimit te droges.

  2. vullkani says:

    Ah kta fakir eshte e sigurt qe do shkojn ne burg,se nuk kan kostumin e politikes qyqaret.

  3. sali banda says:

    Tregtia e drogs e mariuanes e armeve o inkluzivitet e qevrritarve ,
    politikanve si bosa dhe ambasadave si baza dhe ambasadorve si koriere droge ,tregtare .
    Per popllin e thjesh un jue ka than , me kurva ,prostitucion ,vjedhje ne shtepia ,e ctju vij mbar hahaha m’digjoni ju mue

  4. lupeni says:

    sa shume droge perdite sa shume krim perdite….si ka mundesi te ndodhe ne nje vend kaq te vogel me kaq shume pak banore….Columbia duhet te na kete zili se ia kemi zene vendin e pare….BRAVO CUNA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje