Analiza e Policisë së Shtetit/ Tahiri: Gjendjen e gjetëm më keq se në '97-ën

20 Janar 2014, 15:14Kronika TEMA
Analiza e Policisë së Shtetit/ Tahiri: Gjendjen e gjetëm më

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri e cilësoi gjendjen në të cilën e gjeti Policinë e Shtetit edhe më të keqe se ajo pas vitit 1997, kur shteti doli nga një përplasje e armatosur.

Policia e Shtetit drejtohej nga militantë. Burimet njerëzore janë shumë më keq se sa standardi që kërkohet. Të rinjtë dhe të rejat janë shumë pak, arsimimi është i mangët, shumica me shkollë të mesme, një minorancë me shkollë të lartë. Punonjësit ishin të shfrytëzuar dhe të nënpaguar. Jemi të angazhuar për ta ndryshuar këtë situatë pavarësisht vështirësive të panumërta. Sot unë besoj se Policia e Shtetit e ka ngritur kokën dhe është në krye të detyrës”, tha ministri  Tahiri gjatë analizës së Policisë së Shtetit për vitin 2013.

Sipas tij korrupsioni u gjet gjerësisht i përhapur, ndërsa theksoi se paaftësia dhe dilentatizmi ishte ngjitur deri në nivelet e larta drejtuese, pa pyetur për meritokracinë.

Shpërndarja e punonjësve të policisë në territor ishte e pamjaftueshme, si dhe ishin të mbingarkuar me punë. Nëse kanë lënë institucion në pikë të hallit nga pikëpamja infrastrukturore kjo padiskutim është Policia e Shtetit. Ndaj përulem me respekt për gjithë ata punonjës që me lekët e tyre kanë blerë veshje, madje i kanë hedhur edhe naftë makinës. Punonjësit deri dje kanë qenë të keqpaguar”, pohoi ministri.

Duke iu përgjigjur akuzave publike gati të përditshme të opozitës se Ministria po fsheh ngjarjet, zoti Tahiri tha se kjo jo vetëm është një gënjeshtër por edhe e pamundur të ndodhë pasi dosjet referohen në Prokurori. Megjithatë ai bëri publike nismën e re që pajis çdo denoncues me një numër unik, pas çdo ankimimi të bërë në polici, apo ngjarje të ndodhur.

Na akuzojnë ata që deri dje mbase e kanë bërë këtë dhe mendojnë se e bëjmë ne. Si mund të fshihet një vrasje, kush ma gjen formulën. Kemi firmosur urdhrin dhe komunikata që deri dje ka qenë e klasifikuar, nga sot do deklasifikohet dhe do t’i shpërndahet publikut. Duke përjashtuar të dhënat personale dhe të dhëna që kanë të bëjnë me specifika të hetimit. Çdo qytetar për çdo ankesë për çdo kallëzim, do të pajiset me numrin unik të çështjes do shërbejë si identiteti i ankesës apo kallëzimit”, u shpreh ministri.

Ministri i Brendshëm theksoi se rezultatet e tre mujorit të fundit flasin fortë, duke shtuar se është bërë pjesa më e madhe e punës së gjithë vitit, kjo bazuar në reformat dhe paketat ligjore për sigurinë publike, duke rritur thuajse 20% rrogat e punonjësve të policisë.

Zoti Tahiri u shpreh gjithashtu se përsa kohë ai do të jetë në krye të kësaj ministrie, nuk do të ketë asnjë të favorizuar. Mjaft kritika ai i drejtoi ndaj analistëve apo mediave të caktuara, që sulmojnë punën e policisë pa asnjë argument, kryesisht operacionet e fundit për mbledhjen e gjobave.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi theksoi se mbi policinë drejtohet gjithnjë gishti për situatën ku ndodhet vendi.Ai u ndal në nivelin e lartë të korrupsionit në polici, duke theksuar se shkalla e besimit të publikut deri në muajin shtator 2013 ka ardhur në rënie, duke qenë një performancë jo e mirë e Policisë së Shtetit.

Didi deklaroi se niveli i krimit gjatë vitit 2013 është rritur 3.5 herë më shumë, ndërsa shtoi se strukturat e trashëguara u hapën për të krijuar vende pune dhe jo për të bërë punën.

U trashëguan struktura të dobëta policore, gjë që ndikoi dukshëm në njohjen e situatës dhe bashkëpunimin, pasi profesionalizmi është i ulët. Transferimi i punonjësve të policisë ka qenë problematik, vetëm në periudhën janar-shtator 2013 janë transferuar afro 39% e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke qëndruar shumë pak në detyrë, ku një pjesë e mirë e të transferuarve ka qëndruar në detyrë nga 1 deri në 30 ditë”, u shpreh Didi.

Gjithashtu kryepolici i vendit tha se Policia e Shtetit është ende e pastabilizuar, por se ka mangësi edhe në infrastrukturën policore. Sa i takon situatës së lëndëve narkotike në Lazarat, Didi theksoi se do fitohet sfida edhe në këtë vend, duke qenë të vetëdijshëm për situatën dhe veprimtaritë e paligjshme.

23 komente në “Analiza e Policisë së Shtetit/ Tahiri: Gjendjen e gjetëm më keq se në ’97-ën”

  1. ./. says:

    Mendoj se do ishte naivitet te prisje dicka tjeter ,kur dihet mir se c’njerez ordiener te ardhur nga malet zaptuan policine e sali terroristit .

    1. VLORE says:

      PO TANI QE E MORET JU NE DORE SHTETIN PO ZGJIDHNI GJE???…MOS U MERNI ME LLAFE SAIMIR TAHIRI ME TI BERE QEJFIN VETES DHE DUKE PERDORUS SALIUN SI TE KEQE TE MADHE…SOT POLICINE E SHTETIT E KENI JU NE DORE DHE SKA ASNJE REZULTAT KONKRET.,FILLONI ARRESTIMIN E PERSONAVE NE KERKIM ESHTE E THJESHTE TE KAPEN SHQIPERIA SHTET I VOGEL SHUME SPIUNE..PO BEHEN VRASJE MASAKRA PERDITE DHE ASNJE VEPRIM KONKRET NGA SHTETI JENI TE PAAFTE TAHIRI JENI DHE JU MBESHTETES TE KRIMIT NUK KA ME BUDALLENJ SOT KUPTOHEN SITUATAT.

      1. Bruno says:

        Populli kerkon nderhyrje ne Lazarat, kerkon te mblidhen armet, te luftohet krimi e korrupsioni keta akoma na permendin S.B.

        Beni dicka per kete popull o pushtetare se jeni be tutoret e ketij populli te shkrete…

  2. ne emer te popullit e shtetit te se DREJTES says:

    Do te fitohet sfida edhe me Lazaratin:deklaron Did (Lazarati vendi ku kultivohet droga me fuqin e pshteteve)
    Sa qesharak aq dhe per t’u dhimshur jane bere deri me tani kreret e varrur te ashtequjtures policia e shtetit.Mjaft me,me lojra fjalesh koha e punes suaj po mbaron flakes se qiriut tuaj po I vjen fundi dhe ky do te jete nje fund I turpshem dhe pa kthim sikurse I ustallareve tuaj te politikave te superkorruptuara e krimnalizuar ne vite.

  3. Matrapiku says:

    Ik or çun se sje per minister te brendshem ti. Iku nje Mul erdhi nje Mul tjeter. Duhet nje dore me e forte ne ministri dhe jo ti.

  4. Gezimi says:

    Kaloni nga premtimet ne veprime konkrete, se jemi deri ne gryke me to. E dime qe e gjetet ne situate skanaloze rendin, por nuk keni kohe shume per premtime, por pervishjuni punes, se koha ecen me shpejt se llafet.

  5. lili says:

    eshte e disata here qe degjoj te njejten retorike. O Tahiroooo, nuk jeni me ne opozite por jeni ne pushtet. Na hapet koken. Si e gjetet si e gjetet. E dime si e gjetet se kot sju dhame votat, por hyni punes tani se po vriten njerezit me tritol si pa te keq fare. Hajt kthehu ne pune tani se ngelet konferencave.

  6. Gjenerali Bato says:

    Me vjen keq ta them por PD paska pas te drejte per dyshen Tahiri/Didi. Njeri me i paafte se tjetri.

  7. yeaaah.. says:

    Kta ngelen duke dale cdo dite shtypit e duke u marre me llogje kavaje ,si ne kohen e sali protopapes .Cdo dite i njejti cirk ,nderkohe qe puna e ktyre eshte te gjejn kriminelet ,te arrestojn ata .Gjithe banda ish ne pushtet ka jo paj fakte per tu marre e pandehur ,nderkoh pushteti mesa duket sdo tja dije . Kjo tregon se ktu ska asnji interes te vendoset ligji dhe shteti se drejtes e cila u premtua me forc para zgjedhjeve .
    Eshte e turpeshme kur poltikant vazhdojn e tallen me kte popull ,eshte pafytyresi qe sapo te vishe ne pushtet te harrosh gjithcka i premtove ktij populli i cili te besoj pushtetin te dha voten .
    Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu ju smund te jeni njerez .

  8. Premtim Lleshi says:

    Po mire, ja se po bejme sikur po i besojme nje per nje te gjitha akuzat dhe levdatat e punes se bere gjate vitit qe lame pas.

    Po pse “flitet gjithmone ne kohen e ardhme” dhe nuk percaktohen afate kohore, per ate se kur “do të fitohet sfida” edhe në nje vend si Lazarati”? Apo kjo lihet me qellim qe te vetekuptohet, se sfida dikur do te fitohet… njehere e nje kohe… dmth. pak a shume kur te qethen vicat…

    Deklarata te tilla kane te bejne me ate, qe me vone premtuesit, cilitdo qofshin ata, te mos mbajne direkt pergjegjesi personale e te mos rezikojne postet drejtuese nese detyrimet qe dalin nga analiza vjetore nuk japin efekt pozitiv, permbushen pjeserisht ose aspak.

  9. adi n;Y says:

    hahahahahhaha, sa palle je more Tahiri, po Babain e mire e ke???

    Ik more hajvan!

  10. dajt says:

    O TEMA, PSE nuk e jepni ate lajmin per thirrjen qe KMSH u ka bere myftinjve per te denoncuar cdokend qe shkon te luftoje ne Siri?!! Jo per gje po ju vdisni per lajme te tilla

  11. alban says:

    Ca thone keta,me keq se 97?Qekan komplet budallej.Po ne 97 skish asnje komisariat te pa djegur,skish makina policie,morali i policis rene pertok,bandat benin ligjin kudo,vriteshin 100-150 vete ne muaj,armet sheshit shiteshin me kile etj etj etj.Justifikime kalamajsh te budallallepsur.

  12. Analisti Politolog Qim Nurellari says:

    Na lodhet Taho duke u marre me te shkuaren gjithe kohen.
    Do beni gje ju apo jo?
    Beni pune e lerini lloqet se ky popull e ka kuptuar tashme lodren.

  13. koli says:

    Nuk ka asnje njeri(bande a kriminel)qe trembet nga ky njeri 150 cm nga toka.Me vendos rendin duhen te tjere kalibra.Burri duhet te kete prezence.

  14. ibrahim says:

    turru tahir turru-tahiri kur del ne tv shoket vete kriminel i kane vendosur tritolin dikujte ose e kane vra.

  15. 1 prillii says:

    Ik ore trap! Me keq se ne 97 thote. Duket qe ke qene duke pire me biberon ne ate kohe. Qe eshte e keqe dihet po qe dhe ti je nje cope trapi qe te kane varur nje kembore qe se mban dot eshte me shume se e dukshme.

  16. Kendveshtrim tjeter says:

    Gjendjen e policise e shikonin te gjithe,militante deri tek polici i thjeshte.
    Ajo qe me habit jane “leksionet” e teperta.
    Polici militant ben sikur nuk shikon,nuk vepron dhe “gezohet” kur antentatet realizohen tek administrata dhe pushtetaret.
    Eksplozivi ka shperthyer ne makinat e pushtetarve dhe ndertesat pa leje,por qe po ti analizosh,nuk kane lidhje me njera tjteren.
    Deri tani shperthimet me eksploziv jane thirje per revolte,pra jane te ideuara nga politika dhe ish pushtetaret,por me keta polic eshte e pamundur ti “kontrollosh”.
    Ministri Tahiri ka realizuar deri tani reformen ne polici,duke larguar drejtuesit,por i duhet shume pune,policia eshte e politizuar deri tek polici i fundit.
    Ritja e kriminalitetit eshte objektivi kryesor i Berishes,duke futur ketu dhe “raportimet e gabuara”,me te cilin pretendon qe SHQIPERIA NE QERSHOR ,TE MOS MARRE STATUSIN E VENDIT KANDIDAT.

  17. Olsi says:

    Per te gjithe ju qe shqetsoheni per rendin, ju lutem degjoni me vemendje ministrin dhe kryepolicin se cfare ju thone. Situaten e gjeten me keq se ne 97 dhe ata po punojne qe ta permirsojne dhe ta bejne si ne 98..Tani e tutje do te jetoni si ne nje situate rendi e 98..Shthurja po ecen pak ngadale por prisni sa te vij pranvere..edhe kriminelat kane problemet e tyre.

  18. artan says:

    po ky e di ky se si ka qene policia ne 97,ky ka qene ne tetevjecare atehere apo ia ka treguar babi se ai eshte i brendshem ne rajon

  19. bobi says:

    Z/Tahiri e permendi shpesh qe 70%e policise eshte pa shkolle te larte,kete ligj ke edhe ti sot nuk eshte kusht shkolla e larte per tu bere polic,thoni se policia e shtetit eshte e vjeter ne moshe dini juve ndonje formule se si ripertrihet policia e shtetit ku ti e ke ne ligj se nje polic del ne pencion ne moshen 65vjeç,di ndonje vend europian qe drejtor policie te nje qarku sic eshte tirana vendos nje 30vjecar,di ti ndonje vend europian qe drejtorine pergjithshem e merre nga komisjoni i votimit te nje partie dhe e vendos drejtor,di ti qe nje minister merr te gjithe kuadrot nga nje vend i tij dhe aq i vigel sic eshte tepelena,pra policia nuk ka ndryshuar asnje gje pervec fjaleve te shumta qe ti u drejtohesh miletitit nepermjet mediave here pas here,puna e policise nuk qitet ne rruge ajo eshte pune operative dhe e menduar mire nuk mund te futesh ne burg pse doni juve me nje fjale goje por me prova dhe fakte konkrete.

  20. ARESYEJA says:

    KUSH DON GJEN MENYREN KUSH NUK DO GJEN ARSYEN.
    TAHIRI ESHTE SHUM I RI PER TE MBAJTUR PESHA TE RENDA.
    MOSHA PERVOJA EKSPERIENCA JANE JO VETEM TE RENDESISHME POR EDHE TE DOMOSDOSHME.

  21. Ne e dime e njohim dhe e kemi jetuar 97, ti more autist i pa afte me ke po flet me nivelin tend sot policia eshte e lidhur online me Interpolin,Fbi sot nuk ka njeri mbi 16 vjec te mos u kene marre shenjat e gishtave dmth i skeduar.Policia Shqipetare ka pasur dhe ka ndihme ne trajnime dhe sot qe po flasim nga Eu,Osbe,etj por ti je kamikaz i pa afte e hakmarres.Ke krijuar nje gjendje paniku frike pasigurie po futemi ne shtepi sa erresohet e nuk udhetojme naten me makine per te takuar farefisin ne rrethe se kemi frike nga bresheria e kallashit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje