Rritja e ndjekjeve penale ndaj personave që trafikojnë qenie njerëzore shtë sfida e rradhjës për Shqipërinë. Deklarata është bërë nga zv. Ambasadori i misionit të OSBE-së për Shqipërinë, Robert Wilton, gjatë seminarit të organizuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme për hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale të trafikimit të personave. Në fjalën e tij, Wilton ka vënë theksin në marrjen e masave specifike përsa i takon parandalimit të trafikimit të fëmijëve dhe shfrytëzimit të tyre.
“Fëmijët janë gjithmonë të dobët ndaj trafikimit dhe kërkojnë masa të veçanta. Nuk duhet të harrojmë trafikimi dhe shfrytëzimi i fëmijëve duhet të merret parasysh nga autoritetet shqiptare. Prezenca e OSBE-së së bashku me autoritetet shqiptare po punojnë për hartimin e dispozitave ligjore për mbrojtjen e fëmijëve dhe trafikimi dhe shfrytëzimi”, tha Wilton.
Gjithashtu Zv.ambasadori u shpreh se OSBE është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin e frytshëm me autoritetet shqiptare për të arritur objektin e përbashkët, për të zhdukur trafikimin. Ai theksoi se identifikimi i një viktime trafikimi ka një rëndësi të veçantë dhe që të arrihet duhet një punë specifike.
“Kemi vënë re se kohët e fundit ka pasur zhvillime pozitive në lidhje me koordinimin e mekanizmave ekzistues. Përvoja e vendeve që kanë sukse në identifikimin e personave të trafikuar ka treguar se çdo punonjës publik që mund të ndeshet me persona të trafikuar mund të bëjë identifikimin. Një qasje e tillë rrit besimin te autoritetet dhe shpëton këto viktima. Dy vjet më parë një OJF për trajtimin e femrave të trafikuara ndihmoi një vajzë 22 vjeçare që ishte shfrytëzuar për prostitucion në Tiranë. Vajza u prezantua nga një shoqe me burrin që do bëhej shfrytëzuesi i saj. Shfrytëzuesi gjente klientët dhe merrte paratë vet. Pas ndërhyrjes së policisë ai u dënua për krimin e kryer por krahas tij edhe vajza u dënua me akuzën e ushtrimit të prostitucionit. Në seminarin e sotëm do prezantohen udhëzimet dhe ligjet më ndryshimet e fundit. Sipas këtyre ndryshimeve personat e trafikuar përjashtohen nga dënimi për shkeljet e bëra gjatë periudhës së trafikimit”, tha Wilton. Sipas tij, OSBE po punon me Ministrinë e Mirëqenies sociale dhe Ministrinë e Brendshme për hartimin e udhëzuesit për mbrojtjen e fëmijëve.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, i pranishëm në këtë seminar, garantoi angazhimin e forcave të rendit në parandalimin dhe reduktimin e trafiqeve të qënieve njerëzore. “Ne kemi ndjekur me vëmendje ndryshimet që iu bënë Kodit Penal për trafikimin, të cilat kanë përjashtuar viktimat e trafikimit nga ndjekja penale. Duhet të ketë një qasje të veçantë ndaj viktimave të trafikimit, veçanërisht për fëmijët”, tha Didi.
Sipas tij, Shqipëria mbetet një vend origjine për trafikimin e qenieve njerëzore. “Shqipëria vazhdon të jetë vend origjine për trafikimin e qënieve njerëzore me destinacion vendet e rajonit, si Kosova, Maqedonia apo edhe drejt Italisë. Gjatë viteve 2012-2013 ka pasur një rritje të numrit të rasteve të identifikimit të viktimave të mundshme të trafikimit edhe në Belgjikë, Zvicër, Gjermani dhe ndonjë rast sporadik në Britaninë e Madhe. Vajzat shqiptare shfrytëzohen për shërbime seksuale. Mënyra tradicionale e rekrutimit të tyre është ofrimi i punëve si valltare në bare dhe në restorante dhe më pas përfshirja në rrjetin e prostitucionit”, tha Didi.
Sipas tij, rekrutimi bëhet duke shfrytëzuar liberalizimin e vizave. “Trend në rritje është edhe shfrytëzimi i shtetasve të huaj për punë. Në dy raste shtetas nga Filipinet janë sjellë në Shqipëri nëpërmjet Kosovës dhe shfrytëzohen për punë. Trafikantët nuk përdorin më dhunë fizike për rekrutimin e viktimave. Në pjesën më të madhe bëhet marrëveshje mes viktimës dhe shfrytëzuesit për të ndarë fitimet me njëri tjetrin”, sqaroi Didi.
Para 3-4 vjetësh, në një stacion qëndror autobuzash në Athinë, kam parë një skenë që më ka mbetur në mëndje: Ka qënë mesditë Gushti me një vapë të tmerrëshme. Pash dy fëmijë, njëri 7-8 vjeç, ndërsa tjetri i vogël 3-4 vjeç, që hipnin e zbrisnin nëpër autobuza, duke lypur. Për një moment, të dy fëmijët zbresin nga autobuzi dhe i drejtohen një gruaje të “bojatisur” e të pispillosur si zonjë e rëndë, që rrinte në hije në një stol: “Mami, u lodhëm, nuk mundemi më…”(në shqip). Gruaja, u merr paratë, u fut nga një shpullë dhe i dërgon përsëri oër të lypur…Jam bërë pishman edhe sot e kësaj dite, që nuk thirra policinë, për të arrestuar atë grua…(e cila ishte nëna e dy fëmijëve)
Keto organizmat nderkombetare dhe sidomos OSBE gjithmone nje menyre diskutimi kane. Kush e nxit trafikimin, sigurisht vendet e tyre te pasura dhe nevoja e tyre, duke pare varferine dhe mungesen e informacionit perfitojne per te trafikuar vajzat tona te mrekullueshme, nje race speciale, qe atyre ju mungon! Ato jane nxitesit dhe perdorin mediat per te fshehur vehten!