Bllokohen 200 bombola gazi, nuk plotësonin kushtet e sigurisë

25 Janar 2014, 12:22Kronika TEMA

Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit bëri të ditur sot se pas një aksioni disa ditor në qytetin e Tiranës janë bllokuar mbi 200 bombola të furnizimit me gaz. Drejtori i PMNZSH Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, theksoi se gjendja e pikave të mbushjes më gaz është jashtë standardeve, ndërsa shprehu vendosmërinë e repartit zjarrfikës për të ushtruar kontrolle të vazhdueshme bazuar në kompetencat që i jep ligji.

“Ne jemi të vendosur që t’i detyrojmë tregtarët e gazit të zbatojnë normat e duhura teknike për të evidentuar kështu çdo rrezik që u paraqitet qytetarëve në banesa, dhe jo vetëm. Rreth 90% e rasteve të flakëve në banesa shkaktohen nga shpërthimi i bombolave të gazit, të cilat janë të pakolauduara dhe të amortizuara”, tha Goxhaj.

Nga ana tjetër, ai theksoi se sektori i PMNZSH-së në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, do t’i bllokojë të gjitha ato pika që ushtrojnë aktivitet jashtë standardeve të kërkuara evropiane.

“Duke filluar nga java tjetër, Prefekti i Qarkut Tiranë dhe PMNZSH do të zhvillojë takim edhe me drejtues të shoqërive aksionere, të cilat ushtrojnë aktivitetin në fjalë, për t’u bërë të ditur përfundimisht rregullat e tregtimit dhe masat disiplinore që do të merren nga ana jonë në rast të verifikimit të shkeljeve”, u shpreh Goxhaj.

PMNZSH pranë Prefektit të Qarkut Tiranë do të vijojë kontrollet për të shmangur rastet e përsëritura të zjarreve në banesa dhe ambiente të tjera që kanë si shkak gjendjen e papranueshme teknike të bombolave të gazit.

3 komente në “Bllokohen 200 bombola gazi, nuk plotësonin kushtet e sigurisë”

  1. tallje trapi me shqipkaret. terroristet komuniste po shperthejne makina me bombe perdite ndersa nga ana tjeter bllokojne bombula gazi me preteksin qe jane jasht kushteve. hahahahahah dhe populli dele e pergezon kete veprim te qeverise tone te dashur.

    1. Vlonjati 12 says:

      Ky tipi vetem per emrin qe perdor, shume fyues, nuk duhet lejuar te publikoje opinionet e tij.

  2. Mete dinaku says:

    Ikir Metja po pregatitet per sulm ,do te ndroje bomblat e gazit ,para e madhe luhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje