Rrëfimi i tmerrshëm i Arjan Allës: 83- vjeçarin e vrava se e gjeta xhaminë pis

28 Janar 2014, 10:31Kronika TEMA

“E vrava Shamshir Muçën. U zumë se xhamia ishte pis…”.

Vetëm kaq u ka thënë hetuesve Arjan Alla, njeriu që do të gjykohet për vrasjen e 83-vjeçarit Muça në ambientet e xhamisë në fshatin Dushk të Lushnjës.

Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar në gjykatë dosjen e Allës, ndaj të cilit rëndon akuza e “Vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”.

Sipas GSH, në dosjen e prokurorisë i është mëshuar faktit se ka prova që e vërtetojnë fajësinë e Arjan Allës në vrasje, por nuk hidhet dritë mbi motivin që e shtyu të dyshuarin të kryejë krimin makabër.

Por sipas organit të akuzës, mënyra se si është kryer vrasja  edhe veprimet e të pandehurit, dëshmojnë për tentativën e Allës për ta futur hetimin në rrugë të gabuar me dyshimin kryesor për vrasje për motive morali.

Arjan Alla ka tentuar me çdo kusht t’i fshihet drejtësisë duke u shfaqur si person me probleme mendore, por ekspertimi ka vërtetuar se “i pandehuri Arjan Alla nuk vuan nga ndonjë sëmundje psikike e në momentin e veprës penale nuk ka qenë nën ndikimin e ndonjë sëmundje psikike”.

8 komente në “Rrëfimi i tmerrshëm i Arjan Allës: 83- vjeçarin e vrava se e gjeta xhaminë pis”

  1. katonak says:

    Pa piken e turpit ,merret dhe vret nje 83 vjecar

  2. dajt says:

    Ky eshte nje konflikt i vazhdueshem midis ca tipave qe nuk e njohin mire islamin dhe praktikanteve tradicional. Ketu duhet te hetohet. Jane shtuar shume keta ‘radikalet’ kohet e fundit.

  3. Marko Zerva says:

    haaahaaaahaaahaaaaaha ha ha ha,keta duan te hyjne ne evrope.
    me e keqja eshte se e besojne qe jane dhe evropian.

    1. x says:

      C´thote Trojka andej Marko gojori?

      1. arben says:

        pune e madhe,vrasjet jane gje normale per islamistet

    2. ORION84 says:

      keta nuk besojne se jane evropiane… keta jane turq qe duan nje kalifat islamik ne ballkan ? …Asad, eja ne Shqiperi ?

  4. disk says:

    Vehabist idiot! I ndjeri nuk paguhet me pastru xhamine mor plehre, nqs eshte kujdesur e ka bere vullnetarisht. Hetoni se shkaku i vertete nuk eshte ky por trushpelaret vehabist qe na kane ardhur nga Arabia dhe po minojne traditen shqiptare.

  5. Krenari says:

    Kishte te drejte, xhamia nuk mujd te lihet pis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje