Gjykata e Lartë përgjatë vitit 2013 ka shqyrtuar gjithsej 5583 çështje, nga të cilat 3741 civile (721 ne seancë gjyqësore dhe 3020 në dhomë këshillimi) dhe 1842 çështje penale (358 në seancë gjyqësore dhe 1484 në dhomë këshillimi). Shifrat u bënë publike gjatë analizës 1 vjecare të kësja gjykate. Kryetari i kësaj gjykate Xhezair Zaganjori tha se gjatë 2013-ës Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, është përpjekur që nëpërmjet vendimeve gjyqësore të realizojë misionin bazë të saj që është konsolidimi dhe unifikimi i praktikës gjyqësore, gjë që ndikon drejtpërsëdrejti në forcimin e parimeve të shtetit të së drejtës dhe garantimin sa më mirë të të drejtave dhe lirive themelore të individit. Një nga angazhimet më të rëndësishme të Gjykatës së Lartë për vitin 2013, ka qenë zbatimi efektiv i ndryshimeve ligjore të ndërmarra në kuadrin e reformave në sistemin e drejtësisë. Synimi kryesor i tyre ka qenë rritja e efektivitetit dhe performancës së organeve gjyqësore në përgjithësi dhe Gjykatës së Lartë në veçanti, në ofrimin e një shërbimi gjyqësor sa më të shpejtë dhe sa më cilësor ndaj qytetarëve. Në këtë kuadër, vëmendje të veçantë nga kjo gjykatë i është kushtuar zbatimit të ndryshimeve që iu bënë Kodit Civil, Kodit të Procedurës Civile, Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale, Ligjit organik të Gjykatës së Lartë si dhe Ligjit për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative. Numri i madh i çështjeve të grumbulluar ndër vite mbetet një problem shqetësues për veprimtarinë e Gjykatës së Lartë, i cili ndikon drejtpërdrejtë në ecurinë e administrimit të shpejtë dhe efektiv të drejtësisë. Gjykata e Lartë duke qenë e ndërgjegjshme për rendësinë që ka ky problem është angazhuar në mënyrë serioze për zgjidhjen e tij. Për këtë qëllim, ndër të tjera janë përcaktuar një sërë rregullash për gjykim, shoqëruar dhe me masa organizative, për të cilat shprehet besimi se do të japin rezulate pozitive në të ardhmen. Gjatë analizës u vlerësua se edhe ky angazhim nuk është i mjaftueshëm, nëse nuk shoqërohet edhe me masa të tjera legjislative të përshtatshme. Besojmë se fryma e mirëkuptimit dhe e bashkëpunimit që u vendos mes Gjykatës së Lartë dhe aktorëve të tjerë të sistemit të drejtësisë, lidhur me ndryshimet që iu bënë Kodit të Procedures Civile, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, përsa i përket ndryshimeve në Kodet apo ligjet e tjera. Drejtimet kryesore, mbi të cilat do të fokusohet veprimtaria e Gjykatës së Lartë në të ardhmen, bazuar në vlerësimin kritik të situatës aktuale dhe në gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme, do të jenë; marrja e masave për reduktimin progresiv të çështjeve të prapambetura; rritja e cilësisë dhe transparencës së punës së anëtarëve të gjykatës dhe shërbimeve ndihmëse të saj; përvetësimi i praktikave dhe standardeve evropiane në punën e përditshme; rritja e numrit të vendimeve gjyqësore unifikuese, etj.
Jane shume ceshtje te mbetura pezull. Mendoj se sistemi gjyqesor duhet te jete me funksional. Jane vrare femije, jane perdhunuar, mashtruar e abuzuar ne menyra nga me cnjerezoret dhe autoret e veprave sot enden te lire
Mire do ishte te benin analizen e krimeve qe kane bere vete keta gjyqtare me vendimet e tyre te pabazuara ne ligj e ne fakte,sa kane qene perfitimet e tyre nga keto vendime te paligjeshme, sa parashikojne te rrisin perfitimet e tyre ne vitin 2014 etj.
Kurse ky tipi (S. BERISHA) duke u plak duke zbulu talente
Kryeqendra e dytë e Ballkanit, Brukseli, jo Beogradi – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=36309&k=1098#sthash.HicWIKsC.dpuf