Sulmi mbi autobus/ Dy nga të rinjtë ishin punëtorë sezonalë në Lazarat

30 Janar 2014, 10:00Kronika TEMA

Policia ka mundur të arrestojë katër të rinj, të cilët akuzohen për sulmin me armë mbi autobusin e linjës Athinë- Tiranë, ku gjeti vdekjen një person dhe u plagos një tjetër.

Të arrestuarit janë Klejdi Tringa, 20 vjeç, Gentian Beqiraj, 29 vjeç, Besmir Ruçi, 23 vjeç dhe Jurgen Lola, 22 vjeç, të gjithë nga Memaliaj.

Sipas gazetës Panorama, dy nga të arrestuarit njiheshin edhe si punëtorë sezonalë në Lazarat.

Policia ka deklaruar se ata e kanë kryer krimin nën efektin e kanabisit.

Avokati i Gentian Beqirajt, njërit nga të arrestuarit, thotë se ai është i pafajshëm pasi në momentin e sulmit ka qenë në polici duke u pyetur për një çështje.

Blutë e Tepelenës e konfirmojnë këtë fakt, por thonë se ai është arrestuar pasi ka ndihmuar tre të rinjtë e tjerë në hartimin e planit dhe u ka ofruar armët.

Mendohet se armët janë hedhur në lumin e Vjosës. Polumbarët e RENEA-s po kontrollojnë për gjetjen e tyre.

7 komente në “Sulmi mbi autobus/ Dy nga të rinjtë ishin punëtorë sezonalë në Lazarat”

  1. enver hoxha says:

    duhen varur perpara popullit dhe te behen shembull per te tjeret,qe mos kujtoj asnji kriminel se vrasjet nga duart e ketyre palacove dhe pisi i popullit shqiptare mos te merret si lojra me top.gati litarin ne mes te katunit nga jane dhe pa asnje meshire.

    1. lini says:

      Po ja ca eshte bere keto 8 vite, puntor sezonal ne lazarat, ku ka qene policia e ku ka qene shishi e te tjerat, me verte si dinin cpo bvehej me shqiperine apo e lane qellimisht te degjeneronte kshu. JAne po te njejtat plera qe kerkojn llogari sot per shtet ligjor.

      1. herta says:

        Imagjino ca ka bere lazarati 8 vjet ofron dhe vende pune, e turpshme, se kuptoj se si plerat qe qeverisen per 8 vite me rradhe dalin akoma ne TV.

  2. ola says:

    Cudi: sa te interesuar jeni ju zoterinj avokate per te mbrojtur drogmen,dhe vrases,kur vjen puna per te bere ju zoterinj punen si avokat per mbrojtjen e drejtesive te njerezve te thjeshte,ju zoterinj avokate nuk keni shum interes as force,si keshtu? kam asistuar ne nje gjygj me ka bere pershtypje,ne vende qe te mbronte avokati klientelen e vet “heshti” pse thoni ju,sepse kundershtari i kishe dhene leke me shume, keto jane avokatet tane,kthejne dhe jane te interesuar ku eshte leku me shume, po te njenjten gje dhe per gjygjtaret,kutu ne Shqiperi funksionon vetem interesi, parate,sa me shume para te paguash,je me i mbrojtur, kjo eshte etiketa e avokateve dhe gjygjtareve Shqipetare.

  3. anonim says:

    dhe meqe ishin punetore sezonale kjo i ben te pafajshem , po c`jane keto pralla, jane fajtore dhe pike , mbyllini brenda dhe hidhini celsat e te vene mend ata dhe te tjeret, se perndryshe na mori lumi.

  4. Apollo says:

    Cfar te besh keshtu eshte gatuar per 8 vjet ?! Duhet kohe per te pastruar kete vend nga pislleku qe u mboll.Uroi qe te dalin ne drite sa me shume gjera!Keta mbeturina duheh asgjesuar qe popullit ti kthehet qetesia.lexova se do te hapet dosja Konomi. Sa mire!Do te dale ne drite kush pagoi dhe kush veproi.Pas hekurave keta funderrina!Do ishte mire qe gjyqi i tyre te behesh ne Iran. Atje eshte mire per lloin e tyre.

  5. xhoi says:

    Varje, vetem varje qe te shpetojne me mijra qindra te tjere, ja keta u kapen dhe u burgosen, do vijne prape kriminele te tjere, dhe ku jemi,hicgjekundi, po nuk u be denimi me varje keshtu do te jete ne Shqiperine tone, kur do merret situata ne dore, lere Europen se jane tall dhe tallen me ne, dhe ne rrime duarkryq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje