Katër shtetas të huaj u arrestuan nga Policia e Shtetit nën dyshimin se kanë konsumuar veprat penale të fallsifikimit të kartmonedhave dhe prodhim i mjeteve për fallsifikim. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se shtetasi francez Bertrëd Ngue Nyemeck vjeç 33, i dënuar më parë në Francë për falsifikim dokumentash, shtetasja kamerunase Marie Paule Angos Nnanga vjeç 30, shtetasi suedez Naim Muharremi, vjeç 38, banues në Zvicer dhe shtetasi kosovar Lulzim Gashi, vjeç 34, banues në Trevizo, Itali, u arrestuan në flagrancë nga policia në vendin e quajtur “Tuneli i Thirres, duke udhëtuar në mjetin veturë B.M.Ë 530 me targa ZH 53503. Gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e proves materiale sende dhe mjete që dyshohet se përdoren për falsifikim kartmonedhash si: aparate dhe kartmonedha 500 eurosh ngjyrosur me te zezë, fletë të bardha me përmasa të kartmonedhave prerje 500 euro dhe disa produkte të tjera që shërbejnë për fallsifikimi e kartmonedhave.
S’jane fallsifikatore eurosh.Prezenca e kamerunezes ne grup me ben te dyshoj se jane vetem mashtrues te rendomte.Te premtojne se po ju dhe 10 mije euro keta arrijne ti shumojne dhe te kthejne deri ne 10 here me shume.Me kete teknike,ne Itali,kane hedhur tuç me dhjetera tregetare,sidomos kineze.
Ata kane ardhur vetem per dhenie leksioni per fallsifikim,nuk e dinin se Berisha ka thyer qafen.