Bosi i gazit, Karçini: Me Baren kam pasur konflikte, por s'kam porositur vrasjen

3 Shkurt 2014, 09:09Kronika TEMA

“E pranoj që kam pasur konflikte me Piro Baren, por vetëm për çështje biznesi. Janë disa raste, tre ose katër herë, që Piro Bare nuk më ka lejuar që të shkarkoj depozitat me gaz, por të gjitha konfliktet që kam pasur për këtë, i kam zgjidhur në rrugë ligjore”, mësohet se ka deklaruar para ekspertëve, bosi i kompanisë së gazit “Prima Gaz”, Ilir Karçini.

Ai i ka cilësuar si të pavërteta akuzat që janë bërë ndaj tij, lidhur me vrasjen ndaj pronarit të “Romano Port”, Piro Bares.

“Nuk jam unë autori i kësaj tentative dhe kjo është shpifje. Akuza është e pavërtetë dhe unë nuk i njoh fare se kush janë Julian Sinanaj dhe N.Gj”, mësohet se ka rrëfyer biznesmeni Karçini.

Emri i biznesmenit të njohur Ilir Karçini ka dalë gjatë rrëfimit të të penduarit Julian Sinanaj, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë dhe të japë të gjithë emrat e urdhëruesve të krimeve të rënda që kanë tronditur gjithë vendin.

Gjatë dëshmisë së tij, 31-vjeçari Sinanaj i tha grupit hetimor se për të vrarë biznesmenin Bare është paguar nga rivali i tij, Karçini, i cili dyshohet se ka paguar 120 mijë euro për vrasjen e biznesmenit Piro Bare.

22 komente në “Bosi i gazit, Karçini: Me Baren kam pasur konflikte, por s’kam porositur vrasjen”

  1. Tani says:

    Keto, jane fytyrat e bizmesmeneve ne Shqiperi. Bastarde dhe te pashpirt.
    Vetem se e rivalizon ne biznes te heqin qafe.

    Keta meritojne te vriten ose burgosen perjete por ketu ne kete drejtesi qe kemi ne 120 mije euro te tjera dhe ai do te vazhdoje te porosise vrasjen e rivalit te radhes.

    1. Epirioti II says:

      Kjo histori me siguri ka akoma gjera te reja per te na nxjerre.

      Vallja kercehet me dy ose me shume veta. Kam pershtypjen qe ose Piro Bare ka bere ndonje akt mafiozesh me pare ndaj Karcinit dhe ky po i kthen reston me stil Camorra, ose dikush tjeter ka dashur ta heq qafe dhe vrasesit i eshte paraqitur si Karcini duke shfrytezuar sherrin mes te dyve (po kjo skeme u perdor per vrasjen e peshkatarit).

      E sigurt eshte qe po e beri punen sic duhet prokuroria dhe policia Karcini do te kete “shoke” ne burg.

      1. Pilo Lala says:

        Me duket se zagar dhe maskara ka qene dhe i jati i tij, Nisi Karcini, tek Shtepia e Pionerit Fier.

  2. net says:

    Po tani qysh do ja besh o i zi? Do ta bejne placke lufte gruan, po cpate o mjeran, nuk te mjaftuan milionat qe kishe fituar?! Shejtanin ne bark e kini, jallah , jeto e vuaj inshalla te te cojne tek ata me jete burg qe te te kellejne si nje buce. Harramses.

  3. Argita_B says:

    Problemi me lajmet eshte se shpallen fajtore njerez qe vetem akuzohen perpara se te kryhet hetimi i plot, te mblidhen provat e me pas te gjykohen!!
    Kur flasim per kompanite e karburanteve qe shesin ne treg prej mbi 15 vjetesh karburante te cilesise se dobet, te perziera me uje te cilat sshkaktojne dhjetra miliona deme per arken e shtetit, qe shkaterrojne makinat e shtetaseve shqiptare dhe asnjehere nuk jepen emrat pasi u prishen bizneset, dhe ne te kundert, ne kete rast vetem me fjalet e dikujt shpallet si kriminel ky biznesmeni duke mos e vrare mendjen njeri se nese eshte i pafajshem i shkaktohen deme kolosale kompanise Prima Gaz, nuk e dime me se si tja vem emrin!!
    Sot nuk jane me gjykatat qe te shpallin fajtor apo jo po jane mediat!

  4. uragan says:

    …i lanë shqiptarët në mjerim, sepse nuk kanë të ngopur këta përbindësha…

    1. martin says:

      po ke te drejte vella keta gjakpirsa lan nje popull ne mjerim .

  5. Andreas says:

    E çfare prisni tu thote ky qe “po une e kam porositur vrasjen”!!!
    Po nuk u kapen ndermjetesit, ketij mund ti hane dhe mutin policia dhe prokuroria bashke.

  6. Shqiptari says:

    Masa e arrestit : Arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve ….Hetimet snxorren gje se i ben Likja kshu qe zoteria del prape i lire e si gjithmone hedh ne gjyq shtetin per demshperblim moral e financiar …e ku ishe hic gjekundi, ku je hic asgje…Made in Albanistan

  7. EMA says:

    Julian Sinani mund te thote shume gjera edhe kot fare,por po nuk u vertetuan biznesmeni ne fjale duhet te lihet i lire…Mos fshihet ndonje tjeter emer dhe adresa mori emrin Ilir….???!!!!!
    Forca te gjitha organet kompentente jepini dumen sa me shpejt se po merren me qafe me duket te pafajshmit…..Duken sikur gjerat jane te stitusa……

    1. Pilo Lala says:

      Vrasesi me pagese do vriste Baren.
      Kush e kerkon vrasjen e Bares me shume se konkurrenti i tij?
      Ky konkurrent eshte Karcini.

  8. net says:

    Ju ema dueht ta kini dashnore kete ilirinqe po i dilni allukate mbrojtese. hmmmmm

    1. Argita_B says:

      Pa njohur dosjen dhe provat qe rendojne mbi te si mund te flasesh me bindje qe dikush eshte fajtor apo jo!! Per momentin ka vetem akuza neper media, as prokuroria nuk eshte prononcuar per dosjen e tij!
      Kjo qe ka ndodhur eshte drame e rende dhe pasqyron qarte plaget e shoqerise shqiptare, po ne te njeten kohe eshte akoma shpejt per tu prononcuar mbi fajesine e dikujt, jane thjesht hipozeta!
      Perpara nje viti u arrestua mbi te njetat akuza si vrases i Veizit i cili sot del i pafajshem!! Vetem ne nje diktature nje i akuzuar ska nevoje per gjykim pasi shpallet fajtor.

  9. ibrahim.mejzini says:

    Te papare jane nje miljone qelbesirat dhe kokepalaret.biznimenet Ps porositsi Ps vrasesi PS avkat dhori soolaku.ueee Rilindje.

  10. ermal says:

    Iliri eshte nje nga tatim paguesit me te rregullt ne shqiperi kurse ai plehra pirro bare ka 70.000 milion lek te reja pa ja dhene ketij shteti per ndertimin e dallgthyesit qe ka ndertuar dhe nuk ja ka paguar shtetit po deri dje e mbronte I ndjeri Olldashi po sot kush po e mbron kete Hajdut

    1. Kimi says:

      Ti Ermut i di te gjitha

  11. berto says:

    OJ ARGITA:TI QENKA VARI LESHT SE S’MIRET VESH!ATA PO THONE JA UJKU KUSE TI NA THUA JA GJURMET.KETIJ MONSTRE VETEM LITARI I BON PUNE.

    1. Argita_B says:

      Kush po thote ja ujku!! Per momentin ka vetem supozime te cilat vijne nga goja e nje vrasesi me para! Asnje prej nesh nuk e njeh dosjen, as çfare fshihet pas kesaj ngjarje, as pas ketij biznesi!
      Po sikur e gjitha kjo te jete kurdisur nga konkurenca e cila pretendon se personi ne fjale ka dashur ti vrase!
      Duke e akuzuar per vrasje, e fusin ne birg si kriminel dhe vet vazhdojne biznesin e tyre pa konkurence!
      Eshte pak kollaj te akuzosh vetem me thashetheme qe hedhin neper media gazetare te ndryshem.
      Nuk perben sekret per njeri qe nje pjese e artikujve ne media jane te komanduara dhe te paguara nga biznese te ndryshme apo politikane.
      Nese doni te merni vesh te verteten, prisni te pakten nje jave per te pare se çfare ka ndodhur me te vertete (ka raste qe dhe pas nje jave e verteta nuk pasqyrohet ne shtyp).

      1. NjeQytetarOptimist says:

        O Argita, po ky Sinanaj ku e njihte emrin e Piro Bares dhe c’fare pune bente ne jeten e tij?!?! Supozimet jane objektive, por ketu s’kemi te bejm me supozim..Kemi nje person te paguar per te vrare nje tjeter qe I di dhe emrin.. Po kush eshte ai budalla qe te paguhet nga dikush tjeter (pervec paguesit) dhe te denoncoj per nje pagues tjeter ?!?! Kush e merr persiper burgun dhe aq me teper qe kjo te kete nje konspiracjon paguesish ne te..?!?! Flet me teori filmash me duket, por gjerat jane dhe aq te thjeshta, si Vidjoja “e montuar” Meta-Prifti qe perfundoj si muhabeti jot..

        1. hamza cajupi says:

          o shoku se qenke dhe shume optimist.thjesht jam kurioz te di?????ky sinanaj ka bere gjithe keto vrasje me pagese.por deri tani nuk na ka thene asnje emer te porositesve qe e kane paguar per punen qe ka bere.ndoshta si mban edhe mend se jane shume!dhe si ka mundesi qe te gjithe po meren me nje krim qe .me duket se telenovela do te kete shume seri,nqs shteti do te beje punen e tij ashtu si duhet bere.pastaj do shohim se kush???????????

  12. Evgjit Europian says:

    Edhe po te mos kete shume faj,duhet varur ne breg te detit ne Porto Romano qe te frikesohen te tjeret. Keshtu e filluan dhe Anglezet revolucionin industrial.Pune madhe per nje hor me pak.

  13. JANI LICI says:

    KAM FRIKE SE ATA TE DY POROSITESAT I KANE HEQUR QAFE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje