Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi, është marrë në pyetje për më shumë se një orë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me vendosjen e eksplozivit në makinën e tij.
Raportohet se Dervishi ka qenë në organin e akuzës rreth mesditës.
Ai ka deklaruar se nuk e njeh Marion Mitron, personin që dyshohet se ka porositur eksplozivin për makinën e tij.
Mitro, ish- inspektor i INUV në Vlorë, pati deklaruar se ai nuk i ka vënë eksploziv makinës së Dervishit, pasi e ka mik.
Ndërkohë raportohet se Dervishi është pyetur edhe për deklaratën e tij për ‘klanet e Vlorës’, e cila ka ngjallur shumë debat.
Menjëherë pas arrestimit të Mitros, Dervishi tha se të gjithë e dinë se cili klan qëndron pas tij.
Kjo deklaratë solli edhe reagimin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, që mesa duket ndjeu se akuzat drejtoheshin ndaj tij.
Ore mire ky po keta keret tane a do bashkpunojne per kete reformen apo jo, ja cfare thone sot. http://dielli.al/lajme.php?id=38503&k=71
ketu ka nje problem te madh nga mediat, MITRO ESHTE I LARGUAR DHE SULMUAR SI NGA GJIKA ( NGA BASHKIA E PUSHOI CA KOHE ME PARE ) DHE NGA DERVISHI, PRANDAJ UNE MENDOJ SE MITRO VEPRON ME KOKEN E TIJ PER TE BERE PRESIONE NDAJ ZYRTAREVE!
ky zoteria mitro duhet te ndeshkohet jo rende po shume rende. tritolvenesit e urdheruesit po kapen dita dites.