Arrestohet 30 vjeçari, prodhonte dhe tregtonte lëndë plasëse të telekomanduara

5 Shkurt 2014, 13:54Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka kryer arrestimin e shtetasit Albert Fiqiri Stafa, 30 vjeç, lindur dhe banues në komunën Bërxull Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye sepse në bazë të hetimeve të kryera prodhonte dhe tregtonte lëndë plasëse të telekomanduara.

Sipas policisë në momentine arrestimi Stafës i janë gjetur në banesë dy kallëpë tritoli ,120 fishekë m – 56, 1 celular i cili ishte i lidhur me tela dhe me një çelës elektrik, 1 bateri; fitila zjarrpercjellës të  mbështjella në formë rrethore , 2 kapsolla detonatore elektrike, dorashka, çelësa elektrik, gërshëra, kaçavida, disa karikues celulari etj sende të cilat shërbenin për të realizuar një ngjarje.

Policia po vijon hetimet, për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

6 komente në “Arrestohet 30 vjeçari, prodhonte dhe tregtonte lëndë plasëse të telekomanduara”

  1. Tosi says:

    Policia e vendosur perballe krimit dhe po e sfidon e mund ate. Bravo

    1. se nuk po kapen vellezerit mehillaj te cilet ndermjetesonin rastet e venieve te tritolit. nder keta raste dhe venia e tritolin kryetarit te pd-se ne vlore? e di qe ju nuk i kkuptoni keto veprime te qeverise rama por nderkombetaret i kuptojne dhe naaaaaaa be-ja. prandaj keni filluar te bashkpunoni me pakistanin kohet e fundit. hahaha e dini dhe vete qe aty e keni vendin.

  2. tourkofagos says:

    PUNE KORAKESH

  3. Toni says:

    presioni nuk duhet ulur se nuk ngeli katunar pa u marre me tregeti eksplozivesh…, kjo tregon se deri tani askush nuk e ka vene ujin ne zjall per kete gje kaq te rrezikshme POR duhen kalbur edhe ne burg keta plehera

    1. Argita_B says:

      Frika ruan vreshtin, nese shtetasit ndjejne se vepron ligji, detyrimisht qe dhe kriminaliteti do filloi te ulet.

  4. era says:

    Bravo shteti, pergezime per vendosmerin qe po tregoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje