Në raportin më të ri të organizatës “Reporterët pa Kufij” për lirinë e shtypit, Shqipëria renditet në vendin e 85-të për vitin 2014, duke shënuar kështu rritje në liritë e medias.
Sipas kësaj organizate, në vitin 2013 vendi ynë renditej në vendin e 102-të.
Përmirësim për vitin 2014 ka pasur edhe Kosova, e cila është klasifikuar në vendin e 80-të, duke shënuar kështu përparim me 5 vende nga viti i kaluar, kur ishte në vendin e 85-të.
Prej vendeve të tjera të rajonit, Maqedonia ka shënuar rënie prej vendit të 116-të, në venin e 123-të. Serbia është në vendin e 54, Kroacia është e 65-ta, Bosnjë Hercegovina e 66-të, ndërsa Mali i Zi plasohet në vendin e 114-të.
Klasifikimin më të mirë nga vendet e Ballkanit, në raportin “Indeksi i Lirisë së Shtypit në Botë”, e ka Sllovenia (34).
Në krye të listës gjenden Finlanda, Holanda, Norvegjia, Luksemburgu dhe Andorra, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rënie duke u plasuar në vendin e 46-të, ndërsa një vit më parë ishin në vendin e 13.
Në listë gjenden gjithsej 180 shtete dhe territore, ndërsa në fund të listës janë Turkmenistani, Koreja Veriore dhe Eritrea.
po sigurisht se te gjithe mediat jane antiqeveritare ? shumica po nehere, klani, abc, ora , news 24 etj etj etj
Goxha gazetar ky…” Mali i zi plasohet…”
Kur flitet per klasifikim vendesh sipas “lirise mediatike” nuk mund te anashkalosh dy pozita, te cilat luajne nje rol te rendesishem dhe ndikojne drejtperdrejt ne rezultatin perfundimtar. Keto jane diametralisht te kunderta me njera-tjetren dhe varen terresisht nga sistemi ekzistues ne nje vend.
Ndersa ne nje sistem diktatorial mediat jane terresisht ne duart e qeveritareve, te cilet shqyrtojne me imtesi dhe ndeshkojne me rreptesi cdo pasqyrim te realitetit qe bie ne kundershtim me pikepamjet dhe ideologjine e tyre, ne disa vende ku me teper spikat nje kaotizem veteshkaterrues, mediave u lihet dore e lire te veprojne dhe te ushtrojne aktivitetin e tyre sipas qejfit, te raportojne dhe informojne sipas qejfit (perfshi ketu sajime, shpifje, intriga etj.), pa qene nevoja te preokupohen e t’a vrasin aspak mendjen, se per ato qe publikojne edhe mund te ndeshkohen sipas ligjit.
Nga ana tjeter ne vendet ku sundon nje kaotizem qe fshihet pas maskes se demokracise ka te ngjare qe te ndodhe dhe e kunderta, ku jo ralle “mediave te lira” u behen shantazhe dhe presione te hapura, duke u bere keshtu pré e sulmeve indirekte ose te drejtperdrejta te klaneve ne fuqi. Po t’i referohemi ngjarjeve te ndodhura ne vendin tone, raste te tilla nuk kane munguar dhe as mungojne. Per kete mjafton te kujtohet sulmi qe iu be para disa kohesh kesaj gazete, e cila u jep mundesine komentuesve te te gjitha kraheve politike te shprehin hapur mendimin e tyre.
Kjo “liri” disi e tepruar e shtypit, sigurisht qe ka pasoja qe ndikojne ne forma te ndryshme (jo ralle dhe negativisht) ne jeten e nje vendi. Ky eshte ndoshta dhe shkaku pse ShBA ka patur nje renie te theksuar ne shkallen e lirive mediatike. Duket se aty keto kufizime minimale duhet te kene qene te nevojshme e te domosdoshme si pasoje e ngjarjeve te koheve te fundit, te cilave shtypi po i ben jehone.
Ky kufizim as qe mund te mendohet se mund te behet ne vende me demokraci te konsoliduara dhe me liri te plota mediatike dhe njerezore, ku nder shume vende te tjera te Evropes qendrore, vendet skandinave njihen si nga me te angazhuarat ne kete drejtim.
te dhenat jane deri tetore 2013 .liri ne medija me ramen kurre.