Qeveria përcakton kriteret, dokumentacionin dhe procedurat për pajisjen me certifikatë të regjistrimit në punë të shtetasve të huaj. Vendimi parashikon rastet kur një shtetasi të huaj i refuzohet regjistrimi në punë ose i anulohet certifikata e regjistrimit në punë.
Kërkesa për pajisje me certifikatë regjistrimi në punë bëhet nga:
a) i huaji;
b) punëdhënësi, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
c) personi i autorizuar nga punëdhënësi.
Personat e interesuar për t’u pajisur me certifikatë regjistrimi në punë, duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën për pajisje me certifikatë regjistrimi në punë, sipas formatit të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;
c) Një kontratë pune ose vërtetim nga punëdhënësi, i huaj ose shqiptar;
ç) Pesë fotografi;
d) Për kategoritë e përcaktuara në shkronjën “c”, të pikës 2, dhe shkronjën “b”, të pikës 3, të nenit 73, të ligjit nr.108/2013, ”Për të huajt”, i huaji duhet të paraqesë një kopje të marrëveshjes dypalëshe qeveritare ose të marrëveshjes ndërmjet institucioneve arsimore.
Personat paraqesin kërkesën për për t’u pajisur me certifikatë regjistrimi në punë dhe dokumentacionin:
a) pranë drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, kur i huaji është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
Nëse kërkesa paraqitet në drejtorinë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ajo, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 2, të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëse vlerëson se dokumentacioni i paraqitur nga personat e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, është i plotë apo, pas plotësimit të tij brenda afatit të përcaktuar, i përmbush kriteret e përcaktuara në pikat 1, 2 dhe 3, të nenit 73, të ligjit nr.108/2013, e pajis të huajin me certifikatën e regjistrimit në punë, sipas formatit të përcaktuar brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur personit , nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit.
Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, refuzon kërkesën për pajisjen me certifikatë regjistrimi në punë të personit, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk i plotëson kriteret e përcaktuara në këtë vendim apo në Ligjin për të Huajt
Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit ose pranë përfaqësisë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës, kjo e fundit, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, e përcjell dokumentacionin e paraqitur pranë saj në drejtorinë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për pranimin/refuzimin e të huajit për pajisje me certifikatë regjistrimi në punë, ndjek procedurat e përcaktuara në këtë vendim.
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pranimin/refuzimin e kërkesës së të huajit për t’u pajisur me certifikatë regjistrimi në punë. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, për pranimin/refuzimin e kërkesës së të huajit, për pajisje me certifikatë regjistrimi në punë.
I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet pajisja me certifikatë regjistrimi në punë, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2, të nenit 81, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”. Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, bën regjistrimin e të huajve, shtetas të BE-së, që plotësojnë kushtet e punësimit për përjashtim nga detyrimi i pajisjes me leje pune, sipas neneve 72, shkronja “a”, dhe 73, pikat 1, 2 e 3, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
plasi puna ktej do vijn te huajt… ca bojn kto mer… kto sjan terezi fare njerzit ngelen me borxh kto thojn shtetasit e huajj
Bravo Erion. Shqipetare te gjithe jemi. Ky eshte shtet i shqipetareve
Super. me ne fund kemi nje shtet qe mendon per shqipetaret anembane vendit. Ju lumte
Me vjen mire qe erdhi kjo dite. ME vjen mire qe mendohet per keto skema veprimi qe jane pozitive per te gjithe ne
hallall. Jeni Boba. Ka lezet. JQa me ne fund nje shtet qe na njeh bota e veprojme si Europiane
Me pelqen. E di qe mendoni se kjo prish pune por jo, rregullon tregun qe tek ne eshte i prishur.
2 Fjale: JU LUMTE
Super Veliaj. Super Qeveri. Hallall ju qofte se populli yne sdi ckerkon e ben gam gam kot,. Jepini drejtim sic e keni nisur, beni shtet
Ju lumte. Se ne shqiptaret edhe themi jemi patriote e tani bejme naze. Pa he o popull cfare doni tani? hajde vijoni punen qeveria e mbeshtetjen e keni
I madh Veliaj. te gjithe shqipetaret Tok. Ky eshte patriotizem e bashkim, jo ai qe thosh saliu e hante populli i ngrate
Me interes te madh eshte problemi I “menaxhereve” te huaj qe punojne neper korporata si AMC,Vodafone,Eagle Mobile…etj,te cilet paguhen ne SHqiperi me paga,qe ne vendet nga kane ardhur as I kane pare ne enderr!!!…Perse ndodh kjo? Sepse legjislacioni shqiptar eshte thuajse inekzistent per te mbrojtur shqiptaret e kualifikuar! Ne asnje vend te botes(jo me te Europes) nuk ndodh qe “menaxhere” kompanish qe s’ja kane haberin nga puna,paguhen me paga prej dhjetra mijra eurosh,sepse TAKSA qe keto kompani paguajne per punonjesit e huaj eshte…rreth 65 euro ne vit!!! E cfare I kushton nje kompanie nje takes e tille?!.. Te mos flasim pastaj per te huaj qe vijojne te punojne me vite pa vize pune!!! Jane te pafund raste te tilla!!! Kjo situate,pervec demit financiar,ka edhe nje te keqe tjeter te madhe: Drejtuesit e jo-shqiptare te kompanive ketu,”ankohen” se nuk gjejne specialiste dhe menaxhere te zote nder shqiptaret!!! Mjafton nje rregullim e “vogel” ne ligj,sic e kane vendet e tjera,qe taksa vjetore per cdo te huaj te behet 10-15 mije euro ne vit dhe pastaj te shohesh sesi Brenda nates,sa hap e mbyll syte do gjenden plot specialiste dhe menaxhere te zote shqiptare!!! Greke e turq,qe jo zanat nuk kane,por as anglisht s’dine te flasin,kapardisen ne zyra luksoze,me rroga te majme,me vetura te shtrenjta,me dashnore vajza te reja(grate e tyre si namuzlinj I mbajne te kycura ne dry ne shtepi)…ne shqiptaret jemi jetime dhe skllever ne shtepine tone!!!…
Po pse pret pune nga ky pioneri i partise.Ky ska libreze pune per vete do rregulloj njerzit, do shouu e gjen me shumice te ky minister, romet i rregulloj ,namin boni me invalidet i la pa vit te ri.Gjeti gjitha to shkelje si perfundim asnje i ndaluar,tani prisni sa te rregulloj zyrat e punes se ato na e paskan fajin e punesimit .Minister Veliaj pu pu turp.
Sa qesharake “tingellojne” perkedheljet e disa komentuesve, qe nuk kane munguar dhe kur qeveriste PD-ja.
Thuajse ky zotria (Veliaj) ua ka “begatuar” jeten!
Harrojne keta zotrinj komentus qe kuzhdo qe ka qene ne karriget e qeverise (majtas apo te ashtuquajtur djathtas) kane qene perhere shume “te lire” per te huajt, rromet apo homot e shume “te shtrenjte” me shqiptaret e vertet.
Gjithe kjo per ti bere qejfin Brukselit zyrtar.
Nje shtet qe eshte nga me te rinuar ne moshe ska nevoje per kete tip immigracioni sepse ata po u futen ne Shqiperi nuk “shqiten” qe aty sikurse ndodh ketu ne Itali e gjetke neper Europe.
Nje shtet serioz per popullin e tij duhet ti ngrij ne banke nje sasi paraje qe vlen per bileten e kthimit per andej nga ka ardhur e “tungjatjeta”!..