Borxhet e lëna nga i ati Rrapush Xhaferri, kanë detyruar një nga djemtë e tij t’i drejtohet Gjykatës së Lartë për rekurs, pasi nuk ka mundësi të paguajë 12 milion dollarë detyrime ndaj qytetarëve shqiptarë.
Asllan Xhaferri, në bazë të një vendimi të Gjykatës së Tiranës dhe e lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, i detyrohet shqiptarëve rreth 15 miliard lekë të vjetra.
Ai ka paditur Avokaturën e Shtetit, e cila ka në administrim fondacionin “Demokracia Popullore”, i krijuar nga babai i tij, dhe kërkon shfuqizimin e vendimit ku detyrohet të paguajë borxhin, raporton “Ora News”.
10 vjet më pare, Gjykata e Tiranës do të pushonte gjyqin ndaj Rrapush Xhaferrit për shkak të vdekjes së tij. Ndërsa tre djemtë e tij u dënuan me 28 vjet burg në total, por vetëm Asllan Xhaferri kreu dënimin e tij.
Mësohet se dy vëllezërit e tij prej më shumë se 15 vitesh janë në kërkim nga shteti shqiptarë, për të shlyer borxhet dhe dënimin e tyre.
Pas kryerjes së dënimit prej 8 vitesh burgim, Asllan Xhaferri duhet të shlyejë detyrimin prej 12 milionë dollarë, pasi sipas gjykatës rezultojnë afro 1 milion e 200 mijë shtetas, të cilët kanë depozituar këtë shumë.
Rekursi është regjistruar në datën 14 shkurt në Gjykatën e Lartë, ndërsa pritet që brenda muajit të caktohet relatori i çështjes si dhe data e seancës.
Ato para ,kane marre bekimin e berishes si para
te pastra. Keshtu qe askush nga Xhaferret nuk i ka detyrim
askujt !
te gjenden dhe vellezerit t,jua marrin parate dhe t,jua japin njerezve.Pastaj ti denojne te tre me burgim te perjetshem
e ça fiton ti se u dënuan ata?
Une pjesen time ja u fal
CFAR KERRKON KY MO QE NAMORI ATO PES LEK QE KISHIM DHE NA LA ME GOSHT NE GOJ PALACUA…………. TNA I KETHEJ SE I DUAM SE KA NJERZ ATY QE SKAN BUK TE HAN…….
O ju njerez te trashe! Mire qe ju genjyen perpara 18 viteve, por edhe tani jeni te gatshem t’i falni vetem per inat te Berishes. Lexoni pak si perfundoi djali i bossit te piramides me te madhe amerikane per te kuptuar sa te trashe jeni:
http://www.huffingtonpost.com/2010/12/11/mark-madoff-suicide-hanged_n_795342.html