Trupi i pajetë i një personi, ende i paidentifikuar, është gjetur mëngjesin e sotëm në Korçë.
Viktima i seksit mashkull, rreth 50 vjeç, është gjetur sot nga punonjësit e pastrimit, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat pasi kanë këqyrur viktimën, e kanë të dërguar në morg, ku do t`i bëhet edhe ekspertiza për të vërtetuar edhe shkaqet e vdekjes.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.