Porti i Brindisit/Kapen 6 kg heroinë të pastër, arrestohet drejtuesi i kamionit

16 Shkurt 2014, 11:06Kronika TEMA
Porti i Brindisit/Kapen 6 kg heroinë të pastër, arrestohet

Një shtetas shqiptar, drejtues i një kamioni, u arrestua nga policia italianepas një kontrolli në portin e Brindisit nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Pas kontrollit të zhvilluar nga autoritetet italiane u gjet dhe u sekuestrua 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Lënda narkotike ishte fshehur në baterinë e modifikuar të kamionit. , ndërsa ajo u zbulua nga qeni anti-drogë.

Shkak për kontrollin e ushtruar në automjetin e drejtuar nga shtetasi shqiptar ishte fakti se në pjesën ballore automjeti ishte pajisur me targa shqiptare, ndërsa në pjesën e prapme me targa holandeze. Kjo i ka tërhequr vëmendjen autoriteteve portuale të sigurisë në portin e Brindisit, duke ushtruar kontroll të imtësishëm në kamionin që drejtohej nga shqiptari, emir i të cilit nuk bëhet publik. Mediat italiane raportojnë se në baterinë e modifikuar u gjetën 4,2 kilogramë kokainë e ambalazhuar në katër pako, ndërsa në një panel izolimi me fund të dyfishtë u zbuluan edhe dy pako të tjera me drogë me peshë 1,8 kg. Vlera e shitjes me pakicë e kësaj sasie kokaine shkonte në 3 milionë euro. Policia ka sekuestruar kamionin, një ekskavator të vogël ngarkuar në kamion si edhe disa celularë. Në kamion u sekuestruan dokumente, që financierët i gjykojnë si të dobishme për zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve.

4 komente në “Porti i Brindisit/Kapen 6 kg heroinë të pastër, arrestohet drejtuesi i kamionit”

  1. Ladi says:

    Edhe kontrabandiste mafioze, por edhe te trashe komplet. Po si more me dy lloje targash kamjoni… apo hajdeni na kapni, qe te kaloje maunia me gjithe rimorkjo.. Vetem keshtu ka kuptim..

  2. Landi says:

    Shqiptaret,mjeshtra te krimit !

  3. ibrahim says:

    Italianet thane sot-rrezik per italin rritja e droges.pas greqise edhe italia do te vendos ushtare ne kufi.e si te ndalen bandat e tahirit dhe rames.berisha rruge rruge rruge-rama droge droge droge.uh harrova tritol,tritol tritol.

  4. mbajeni tahirin mbajeni. europa nuk ju thote te vini ministra te afte por kur shpeshtohen rastet e tilla thjeshte nuk ju jep anetaresimin o trapa. dhe ju idiota mbroni saimirin. hajde mendje hajde. albanistan hesapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje