Zbardhen detaje të reja rreth shpërthimit të automjetit të parkuar pranë zonës së Liqenit Artificial në kryeqytet.
Burime nga policia bëjnë me dije se makina është në pronësi të një oficeri të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, me iniciale R.A.
Mësohet se prej afro një muaji e gjysmë, ky i fundit kishte kërkuar leje për t’u larguar jashtë Shqipërisë.
Burime nga uniformat blu sqarojnë se makina e hetuesit të organit të akuzës ndodhej e parkuar prej afro një muaji në afërsi të kësaj zone, ndërsa vetë oficeri ndodhet aktualisht jashtë vendit.
Ende mbetet e paqartë arsyeja se pse hetuesi R.A. ka dashur që të largohet jashtë vendit, por nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi mund të ketë lidhje me detyrën që ai mban në organin e akuzës.
Por, policia dyshon edhe pistën se shpërthimi mund të mos ketë lidhje fare me oficerin e policisë gjyqësore, pasi ai kishte disa kohë që makinën ia kishte dhënë në përdorim një mikeshës së tij.
Policia e ka të vështirë që të dalë në një konkluzion përfundimtar, pasi çështjet për të cilat ka hetuar pronari i makinës janë të shumta.
Veç kësaj, blutë nuk kanë arritur që të marrin dëshminë e oficerit të policisë gjyqësore, pasi ai ndodhet jashtë shtetit.
policia te hetoje pisten e veteshkaterrimit te makines, me njerezit qe i ka ne shqiperi per te siguruar nje prove qe ketij oficeri i duhet jashte per te fituar asil politik.
Jo shoku jo. Ska lidhje. Po ky nejriu eshte super i mbytur ne borxhe.