Rama: Strategji e plotë zhvillimi në fushën e sigurimeve

19 Shkurt 2014, 09:58Kronika TEMA

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësuesit e shoqatës së agjencive të sigurimeve. Në këtë takim u fol për problematikën dhe shqetësimet e publikut dhe të shoqatës në lidhje fushën e sigurimeve. Gjatë takimit, Rama theksoi se kjo fushë përbën një potencial të madh zhvillimi për Shqipërinë dhe për pasojë nevojitet një strategji e plotë zhvillimi për të ardhmen, për t’u larguar një herë e mirë nga arnimet e vazhdueshme që janë bërë në këtë sektor.

Kryeministri i kërkoi ministrit të Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, të organizojë seanca të posaçme konsultimi me shoqatën e agjencive të sigurimeve, në mënyrë që brenda afatit kohor të një muaji të përgatitet një plan strategjik për këtë sektor.

Kryeministri theksoi se interesi i publikut do të jetë në qendër të strategjisë së re që do të hartohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje