Analiza e Prokurorisë së Tiranës/ Llalla: Ritëm më të lartë kundër krimit e korrupsionit (VIDEO)

21 Shkurt 2014, 11:46Kronika TEMA

Ritëm më të lartë kundër kriminalitetit.

Kjo ishte kërkesa që Prokurori i Përgjithshëm i drejtoi prokurorëve të Tiranës gjatë analizës së zhvilluar në organin e akuzës së kryeqytetit.

Llalla kërkoi impenjim maksimal nga ana e trupës së prokurorëve në kryeqytet, sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik.

“Shifrat për vitin 2013 dëshmojnë se ka rritje të vendimeve të mosfillimit, si edhe ulje të çështjeve të dërguara për gjykim. Kjo situatë ka si pasojë kryesore cilësinë jo të mirë të referimeve nga ana e institucioneve të tjera. Në materialet e kallëzuara mungojnë provat e nevojshme ose referohen fakte që nuk përbëjnë vepër penale. Kjo situatë ka rritur në mënyrë të ndjeshme dhe fiktive punën e prokurorëve. Për të racionalizuar angazhimin në punë, kërkohet prej jush që të jeni më aktivë në bashkëpunim me institucionet e tjera për rritjen e cilësisë së materialeve të referuara”, tha kryeprokurori Llalla.

Sipas tij, prokurorët duhet të organizojë analiza periodike me agjencitë e tjera bashkëpunuese, ku një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar analizave me oficerët e Policisë së Shtetit.

“Nga të dhënat rezulton se ky institucion ka prurjen më të madhe të referimeve dhe po aty konstatohen më shumë materiale me problematika. Po fokusohem në forcimin e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit, pasi është institucioni më kontribuues në referime. Ndërkohë, në Tiranë vërehet se nga institucionet e tjera ka një ulje të ndjeshme të referimeve gjatë vitit 2013”, u shpreh Llalla.

“Gjatë vitit 2014 kërkohet prej jush që të jeni më aktivë në këtë drejtim, për të ulur konsumimin e kohës me materiale që duken që në fillim që nuk do të përfundojnë në gjykatë,” tha ai.

Llalla tërhoqi vëmendjen se ngarkesa me referime të paplota ka ndikuar në uljen e shpejtësisë së hetimit për rastet e tjera.  “Pra, menaxhimi i kohës së punës nga ana juaj, gjatë vitit 2013, ka qenë në nivelin nën mesatar. Prokuroria e Tiranës është një hallkë shumë e rëndësishme e institucionit tonë dhe për këtë arsye, ritmi duhet të jetë shumë më i lartë,” tha ai.

Lidhur me Njësinë e Përbashkët Hetimore kundër Korrupsionit, Llalla evidentoi se në Tiranë janë përqendruar pjesa më e madhe e institucioneve qendrore dhe kjo ndikon që njësia të ketë ngarkesë të posaçme hetimore.

“Gjatë vitit 2013, nga kjo njësi janë përfunduar disa hetime me impakt të rëndësishëm në opinionin publik. Por, ka edhe shumë raste të tjera, të cilat kanë nevojë për një ritëm më të lartë në hetim. Pritshmëria e opinionit publik për luftën kundër korrupsionit është shumë e madhe. Për këtë arsye, roli i organit të prokurorisë në këtë drejtim merr një rol vendimtar,” tha Llalla.

Duke iu referuar të dhënave statistikore, Llalla tha se “ngarkesa e punës së çdo prokurori është mbi mesataren e përshtatshme për të kryer hetime të plota dhe profesionale për çdo rast, megjithatë, në terma të përgjithshëm, hetimi i kryer nga prokuroria e Tiranës është në nivelin e kënaqshëm”.

9 komente në “Analiza e Prokurorisë së Tiranës/ Llalla: Ritëm më të lartë kundër krimit e korrupsionit (VIDEO)”

  1. kokacs says:

    Ik or qofte se asgje ske luftu gjith kto kohe. Se kuptoj pse i merr ato lek, buff pulash

  2. Saliu jo shpellar says:

    Të punojmë natë e ditë, për ta bërë Shqipërinë kopësht me lule, ashtu siç na mëson shoku Enver (Sali)…

  3. toni says:

    Ky llalla apo hirra e prishur eshte full klluf edhe kur ka qene ne Kavaje plere e stazhinuar ka qene dhe eshte,me kete prototip nuk ka drejtesi+ndeshkueshmeri…

  4. kurro says:

    O edo hiqe ket te matufepsur. Ver silvia kontin se ajo ja bente malokut ters.

  5. Gezimi says:

    Ore, a kane pune keta Kryepokuroret, apo thjeshte u gezohen asaj page te majme, duke mos bere qejfin qeder! Faktet kane treguar qe te gjithe ish Kryeprokuroret kane bere palle mbi dosjet qe ende bejne gjumin e embel. Keshtu nuk kemi asgje ne terezi!

  6. o merhum cfar korupsjoni ose krim te organizuar do luftosh ti o llall me pershesh kur dosjet e saliut dhe te lulit, dhe te ilir floririt na fshati e skraparit i ke nje pirg me dosje dhe ti po fle gjum ne kemb apo e ke fjalen per na nje fukara qe mer na njepul na e keqa se ska me cfar i ushqen ne dark femit dhe e denon kurse keta qe jan ne politik qe vjellin dhe vrasin mes dite per keta nuk ta ban se ke frik nuk po e kupton qe je ber nje njeri shum i yryer ne popull o llallme me pershesh ,prandaj ti duhesh te ikesh na kjo detyr si krye prokuror se te ka cuar sali serbi ose te heqin me zor se nuk je per kete pun por as per lop nuk je ti je vetem te hash qull per kete je o kryeprukuror leshi

  7. Edi says:

    Ose je shume i paafte o kryeprokuror ose je shume konformist me politiken. Po ti kujton se, po te besh sikur, ne do ta hame. Epo akoma s’e njeh kete popull. Nese nje dite pandeshkueshmeria e krimit do te perbeje krim… atehere eshte mire te mendohesh kur i ve bythet ne ate karrike cdo mengjes.

  8. Denonco says:

    bobobo ky qe ne fytyre duket qe ska bythje per asgje, merhum…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje