Flamuri akuzon Saimir Tahirin për lidhje me personin që u arrestua nga…ministria e drejtuar nga ai (VIDEO)

23 Shkurt 2014, 15:35Kronika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Këtë radhë ka qenë Flamur Noka, i cili ka thënë se Tahiri ka lidhje me personin që u arrestua me një ton marijuanë në Gjirokastër.

I ndaluari i djeshëm nga Policia e Gjirokastrës me një ton marijuanë, me destinacion Italinë, është një punonjës i Policisë së Shtetit, i emëruar nga rilindja, me precedent penal, dhe njeri i afërt i ministrit të Brendshëm. I ndaluari i djeshëm, banor i Kombinatit njihet për raportet e ngushta që ka me Tahirin, veçanërisht në fushatën e fundit elektorale, ku shërbente edhe si shoqërues i ministrit të Brendshëm. Duke përgëzuar forcat e Policisë së Gjirokastrës për aksionin e djeshëm, PD denoncon edhe një herë rilindjen në policinë e shtetit të personave të lidhur me krimin dhe me trafikun e drogës. Sasia e frikshme e drogës e kapur dje, dhe mënyra e maskimit të njeriut të afërt të z.Tahiri, tregon qartë se me Rilindjen në vendin tonë, linjat e trafikut të drogës të lidhura direkt me ministrin janë vendosur, dhe se ky mekanizëm, vërteton edhe një herë shqetësimin e autoriteteve italiane dhe greke për sasinë e marramendëse të drogës që po mbërrin nga Shqipëria në shtetet fqinje” tha Flamuri.

Saimir Tahiri është ministri më i sulmuar nga ana e Partisë Demokratike, e cila pothuajse përditë ka nga një akuzë për të.

 

Ministria e Brendshme: PD na sulmon pse po godasim krimin

Ministria e Brendshme ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike. Sipas saj, PD është duke sulmuar Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit pse është duke goditur krimin.

Ministria e Punëve të Brendshme e konsideron krejt të pavend deklaratën e Partisë Demokratike lidhur me operacionin e djeshëm të Policisë së Shtetit, e cila nuk bën gjë tjetër veçse inkurajon krimin dhe kriminelët. 

Po na akuzojnë pse po punojmë dhe po arrijmë rezultate domethënëse në luftën undër Krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po sulmohet Policia e Shtetit pse po ju pret shtigjet rrjeteve të trafikut të fuqizuara ndër vite. Po tentohet të hidhet baltë mbi Ministrinë e Punëve të Brendshme, pse është e vendosur të zhdukë në mënyrë përfundimtare konceptin e të paprekshmëve nga ligji në këtë vend.

 Ministria e Punëve të Brendshme priste që opozita, qoftë dhe për një herë të vetme t’a përshëndeste luftën dhe rezultatet e Policisë së Shtetit kundër trafikut të drogës, në kuadër të së cilës një ditë më parë u kapën rreth 1 ton drogë. Priste që opozita të bëhej pjesë e kësaj lufte të madhe që synon t’a nxjerrë përfundimisht vendin tonë nga harta e zezë e trafiqeve të paligjshme.

 Por edhe kësaj radhe opozita zgjodhi të rreshtohej në krahun e gabuar. Me deklaratat e sotme të përfaqësuesve të saj opozita zgjodhi t’u dilte në krah shkelësve të ligjit, atyre që tashmë janë vënë në pranga nga policia dhe që do të do të shkojnë përpara drejtësisë falë aftësive profesionale të Policisë dhe vendosmërisë për të mos bërë asnjë kompromis në kurriz të ligjit dhe shtetit ligjor.

 Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të sigurojë opinionin publik se askush dhe asgjë nuk do mund t’a ndryshojnë vullnetin e plotë të Qeverisë shqiptare për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për konsolidimin e shtetit  të së drejtës, duke mbështetur Policinë e Shtetit në goditjen ndaj krimit. Presim që edhe opozita të na bashkohet në krahun e shtetit ligjor”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Brendshme.

25 komente në “Flamuri akuzon Saimir Tahirin për lidhje me personin që u arrestua nga…ministria e drejtuar nga ai (VIDEO)”

  1. GANI MALAJ says:

    NUK E KUPTOJ,
    SI MUND TE JETE NJERIU KAQ I TRASHE?!
    http://goo.gl/f13Y26

    1. KOLEGU says:

      Ai eshte miku i Vait Sines ish kordinatorit te fushates se Saimir TAHIRIT ne kombinat. Vaiti nje uh KRYETAR komune de aktualisht Drejtor ne parkun e automjeteve te M.B. Eshte urdherusi droges dhe i arrestuari thjesht korrier i tij.TI MERO I NJEH MIRE TE DYJA PALET VAITIN E KE PAS SHOKE GJIMNAZI HAJDUTIN E POLICISE ELEKTRIKE.

      1. Argita_B says:

        Po sikur u kap ky me 1 tone droge, nese do te ishte miku i ministrit Tahiri do te kishte mundesine qe mos te kapej!

      2. adi_köln says:

        O koleg..Per ca po flet…Miku i mikut eeeee? Ca dmth miku i mikut…Ky shkon e arreston ti thu miku i mikut.Po ai 1 ton droge kur nu mboll kur u vadit,tani per 5 muaj eee?
        Ku ishte Muli kur u kultivua kjo droge….Si mund te jete robi kaq militant idiot me rrejt kaq idiotesisht

      3. Shqiptari says:

        Kryetar komune ne nje fshat te humbur te Tepelenes me shpi ne Sarande e toka ne Ksamil. Kane filluar rilindsat te nxjerrin puplat perseri.

    2. alban.. says:

      O Ganio dil e hudhi nje sy Gazetes Panorana se eshte nje foto interesante per ju Rilinasit e droges.

  2. Leandro says:

    Qe behen emerime te pastudjuara, kjo nuk vihet ne dyshim. Ne vendin tone ende nuk funksionon sistemi i vleresimit me breza per t’u punesuar ne strukturat e specializuara. Nese behen emerime jashte kriterit nuk do te thote se eshte ministri i implikuar, Nese eshte kapur nje punonjes policie me droge ky eshte sukses. Nese ky punonjes do te kishte bekimin e ministrit te rendit, kujt do t’ia mbante t’i dilnin perpara !? Si thoni ju zoti Flamur, se ju keni qene minister ?

  3. astrit azo says:

    O nul po sa persona ka Kombinati jan te Sajmirit!
    Nulo meso te flasesh pastaj te drejtosh!

  4. Call of Duty says:

    N.q.s është vërtet I njohur atëhere është për tu duartrokitur ministri, me këtë arrestim Ai jep një mesazh të qartë n.q.s thyen ligjin përfundon mbas hekurave edhe kur je I njohur i ministrit. Bravo Tahiri.

  5. 1 milion shkelma bytheve says:

    Kjo eshte genjeshtra e radhes per te baltosur Tahirin dhe PS. Ky legen qe kane arrestuar eshte i emeruar i PD-se dhe keta shpejtojne te hedhin balte e tym qe te genjejne popullin. Prite kur te dale Tahiri e te thote qe keto jane genjeshtra dhe ky person nuk ka asnje lidhje me mua. Keta jane maskarenj.

  6. england says:

    Shifeni se cfare ministri ka pas deri dje ai vend,nje analfabet dhe idiot,paaftesia e qeverise se djeshme po i terrbon keta derra qe dalin dhe llomotasin sot pallavra te tilla,mosfunksionimi i shtetit deri dje kur ishin ne pushtet i ka bere keta injorante te thurin lloj e lloj mashtrimesh,keta derra me ne krye kete Nulin mendojne se Shqiptaret jane budallenj qe te ushqehen me lugen e genjeshtrave te tyre.

  7. erion brace says:

    po ik more rr.. k..idiot injorant malok i lig bythlepires kok badole skena ngel ne per denlaratat e tua o hajvan

  8. Kendveshtrim tjeter says:

    Nje tjeter gomarllek i Mulit dhe i PD-s!
    Kjo e ngre dhe me larte figuren e Tahirit,duke treguar se nuk toleron askend, ne luften kunder trafikut te droges.
    Ka nje sukses te policise,ne luften kunder trafikanteve te droges,si dhe ne vazhdim qendrimi i ministrit Tahiri,per ti mbushur mendjen koktrashit Muli.
    Sa here PD-ja ka ndonje gomarllek,nxjerr ne konferece shtypi,ish ministrin Muli,njeriun adap.

  9. Anonim says:

    Policia eshte ne rruge te mbare dhe eshte fare e qarte se nese eshte e vertet qe polici ne fjale eshte i njohur i ministrit do te thote qe neser edhe ministri kapet me ashash arestohet nuk e ndalon dot kush. sot vertetohet fjala dhe premtimi i ministrit “NUK KA TE PAPREKSHEM” kjo eshte gje shume e mire. persa i perket Nokes po dhjet nga frika sepse perderisa Policia nuk pyet as per njerzit e ministrave spyet as per te tjeret. sukses i policise. “QENTE LEHIN KARVANI ECEN PERPARA”

  10. luke says:

    Me vjen keq ta them por PD ka rene ne dore te budallenjve

  11. roza says:

    Tashi e kuptova zTahiri u prish ne pazar me mikun e vet e pastaj e arrestoj. O muli je njish i pa kapshem. ore je excellenca e PD. Une propozoj per kryetar te PD z MULI.

  12. Celo Picari says:

    Ik mor budalla se le nam.
    Le te jete i aferm i tahirit.Drogen e ka bere per hesap te vet. Apo mendja jote budalle qe do te thote e lejoi tahiri te conte droge dhe tahiri e kapi?
    Qenke cici pici o Flamur ta ka then mir Mero

  13. deti adriatik says:

    Flamuri kerkon qimen ne veze.

  14. kiev says:

    o malok kafshe ,

  15. xxxx 13 Shkurt 2014 12:40 says:

    Kaq idiot nuk besoj ndonje tjeter njeri si ky Flamur Noka.

  16. PeshkopiaSot says:

    te gjithe partite ne pushtet e kane shfrytezuar Lazaratin per rritje ekonomike personale.

  17. viktori says:

    Dhe në qoftë e vërtetë,bravo i qoftë policis që vepron dh mbi njerzit e
    vet kur bëjnë shkelje.

  18. gjykimi says:

    Edhe ky fakt i plote nuk ua mbush mendjen?Qofshi ju qe jeni;Madje keni budallallekun te thoni se e ka emeruar PD-ja.Emerohet nga Tahiri ne polici nje trafikant droge dhe perseri s’paskan faj.Kulmi!
    Sa te kete njerez si ju Shqiperi nuk ben perpara…

  19. drejtesia says:

    Deklarata e Mulit eshte nje dekorat per Saimirin qe tregon se edhe miqt e ndonje ministri, po te shkelin ligjin do arrestohen dhe denohen (ne se jane te verteta ato qe prrallis Muli) por ai eshte aq injorant sa nuk e kupton kete gje.

  20. Gjykimi alla kokloqe te ketyre deshtakeve ,nuk le
    vend as per tu shprehur ne menyre te kulturuar,dhe as
    te qete ! Nji minister i brendshem qe ka nji mik ,apo
    shok ,apo bashkepunetore ,nuk vete dhe i ben
    postbllok ,njeriut te cilit kan1 ton hashash ,dhe
    me ane te cilit ka interes !
    Nuk ka llogjike qe ta pranoje kete gje.
    Mund te kete shoqeruar ministrin ,polici ne fjal,
    ka bere detyren ,por nuk do te thote se ka lidhje me
    ministrin e brendshem.
    Gjykim alla kuksianshe,ose llogjikim alla muli ,qe te mos
    ofendoj te gjithe kuksianet,se nuk jane te gjithe mula
    apo nula !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje