Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, shpjegoi për mediat se përse votoi në Këshillin e Lartë të Drejtësisë pro kërkesës së Ina Ramës për t’u kthyer si gjyqtare apeli.
“Nuk jam zëdhënës i KLD-së. Ky institucion ka nisur t’i bëjë mbledhjet me dyer të mbyllura. E kam propozuar të futet në rendin e ditës sepse ishte në përputhje me ligjin e ishte zvarritur për një vit. Votova pro që ishte një e drejtë qe e parashikon ligji për Prokurorin e Përgjithshëm”, u shpreh Naço.
Këto komente, Naço i bëri pas seancës në Komisionin e Ligjeve, ku deklaroi se sistemi i burgjeve është i deformuar për shkak të mungesës së trajnimit dhe arsimimit të administratës.
Duke folur në Komisionin e Ligjeve ku është diskutuar projektligji për të drejtat e trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve, Naço ka ngritur si shqetësim mos riintegrimin e ish të dënuarve në shoqëri.
“Problem nuk janë burgjet dhe ligjet, por zyrtarët që nuk lejojnë riintegrimin e të burgosurve në jetë. Shoqëria dhe shteti ligjor nuk duhet të harrojnë se të burgosurit janë njerëz”, tha Naço.
Duke iu referuar sërish ngjarjeve në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, ministri i Drejtësisë ngriti edhe njëherë shqetësimin për dhënien e shpeshta të lejeve shpërblyese për të dënuarit.
“Pas ngjarjeve në burgun e Drenovës kam thënë se sistemi është i kalbur. Janë dhënë 2500 leje shpërblyese në vit, një i burgosur ka marrë 7 herë leje brenda një viti. Kemi bërë kallëzim penal për 11 zyrtarë që kanë dhënë leje shpërblyese abuzive të burgosurve”, tha Naço.
I pyetur nga deputeti Spartak Braho nëse ka ardhur koha për burgje private në vendin tonë, ministri i Drejtësisë u shpreh se qeveria është e hapur nëse do të ketë një nismë të tillë.
“Ne kemi futur konceptin e privatizimit të shërbimeve, por jemi të hapur për burgje private. Nëse do të ketë nismë për burgje private, do të jetë pozitive”, tha Naço.
Shume mir kjo duhet te behet, se do tejmbushen me demokratet e PD.
Kjo duhet bere por duhet pasur dhe kujdes se nuk po mbahen dot nen kontroll shteteroret e jo me per privatet se ca mund tbejne.
Po kjo duhet bere sa me shpejte po me sa me shume kujdes e me sa me shume kontroll se do ket lloj lloj abuzimesh po shteti eshte gati kshuqe eshte gje e mire.
kta sdine ke te votojne,,, duhen votuar dhe vihen ne krye njerzit e afte
i ina rama jo ca me shkoll nate
te iki ina kryeprokurorja me e mire,, dhe le te vine keta gjyqtaret me shkollen e nates
por ja qe inen nuk e pranuan se i kane inate,, edhe pse ajo eshte me e mira
Me mire si “votova pro ngaqe isha i sigurte qe vota ime nuk do ndryshonte gje se te tjeret do votonin kundra. Po te kisha dyshim se do vinte puna per nje vote atehere me siguri do kisha votuar kundra”.
hahahaha pas universitetit Kristal e Vitrinat, do të kemi edhe burgjet Kristal e Vitrina!!!
Gallatë, këtu nuk mbajnë dot nën kontroll universitetet private, do të mbajnë burgjet ku presioni për korrupsion është qindra herë më i madh!!!
Te lumte,njerezit me te mire ne krye.Mbeshtes plotesish kete figure te respektuar si Ina Rama.