Eksploziv edhe makinës së një polici të burgjeve, pranga autorit

26 Shkurt 2014, 19:07Kronika TEMA
Eksploziv edhe makinës së një polici të burgjeve, pranga

Makina e djegur

I vihet eksploziv automjetit të një efektivi policie në burgun e Fushë Krujës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ku një sasi lëndë plasëse është vendosur në makinën tip “Golf 5”të punonjësit të burgut Alfred Mema, raporton Ora News.

Fatmirësisht në momentin e shpërthimit në automjet nuk kishte njeri, pasi Mema sapo ishte kthyer nga puna dhe e kishte lënë të parkuar.

Gjatë ditës së sotme efektivët e policisë kanë mundur të identifikojnë dhe vënë në pranga të dyshuarin si autor i vënies së eksplozivit, përkatësisht 24-vjeçarin Jetmir Ziri.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës, pasi mësohet se 24-vjeçari kishte konflikte me punonjësin e burgut të Fushë-Krujës.

Ndërkaq materialet lidhur me këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.

5 komente në “Eksploziv edhe makinës së një polici të burgjeve, pranga autorit”

  1. Treviso says:

    Po sju tregua vendi tritolit te Partise Demokratike, tritoli ne vend nuk ka per tu hequr. Vetem shperthime do ndigjoni

  2. vlonjati says:

    Bravo cuna…Tahiroooooo. Aha nuk degjon, eshte njesoj si te trokasesh ne dere te shurdhit. tahiroooooo?????????????

  3. Nje investim me shume rendesi mendoj te jete vendosja e kamerave te sigurise ne sa me shume vende te mundshme. Si kane ardhur punet, me mire me pak investime publike dhe sa me shume siguri… Se 5 “tritolista” te kapen, pastaj as fishekzjarre nuk hedh me njeri as per Vitin e Ri ?

  4. Tanush says:

    O po u be ky tritoli sikur po gjuajne kalamjte me llastiqe…keta nuk duhen ti kapin por ti vrasin ne ven pa gjyq dhe shikohe pastaj a do te ven em tritol te tjeres apo jo?

  5. Maxhun Peka says:

    Tritoli ka vetem nje emer Sali Ram Berisha(SRB)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje