Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 52-vjeçarit Tom Bregu, i akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14 vjeçe me inicialet M. B.
Përballë trupit gjykues dhe prokurorit shtetasi Tom Bregu ka mohuar të ketë lidhje me akuzën që i është ngritur, ndërsa ka thënë se çdo gjë është e trilluar nga vajzat e tij, me të cilat kishte kontradikta që kur ka dalë nga burgu, raporton “Ora News”.
Gjithashtu 52-vjeçari është shprehur se prej një viti, 14-vjeçarja ka pasur një lidhje me një djalë nga një fshat tjetër dhe sipas tij, vajza i ka thënë që ka kryer marrëdhënie tek ish-stallat e fshatit, si dhe i ka kërkuar të mos shkonte tek familja e djalit.
Tom Bregu ka deklaruar se vajza, e cila e akuzon për dhunë seksuale, është e manipuluar nga vajzat, të cilat disa vite më parë, duke qenë studente në shkollë të lartë, janë larguar pa dijeninë e tij, njëra në Itali dhe tjetra në Slloveni, për ç’ka edhe nuk i ka pranuar më në shtëpi.
Gjithashtu, ai ka deklaruar se ka pasur kontradikta edhe me familjen e gruas se tij, me të cilën ka disa vite që nuk ka marrëdhënie.
Prokurori i çështjes, Xhevahir Lita, ka kërkuar nga gjykata që të shpallë të ligjshëm arrestin e Tom Bregut.
Trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatës Andri Ymeri, ka shpallur të ligjshme masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Tom Bregu, ndaj të cilit rëndojnë akuzat kryerje e marrëdhënies seksuale me persona të familjes (në lidhje gjaku) si dhe për kryerje marrëdhëniesh seksuale me të mitur nën moshën 14- vjeçe.
Ndërkohë në fshatin Reç i Ri të Komunës Velipojë, ku jeton familja e Tom Bregut, vajzat dhe djali tashmë janë të mbyllur në shtëpi dhe ata jashtë kamerave tregojnë se babai i tyre ka tentuar të kryejë marrëdhënie edhe me vajzat e tjera, por nuk ia ka arritur, ndërkohë që çudia më e madhe ka qenë kur vajza 14 vjeçe është marre në pyetje nga policia në prezencë të Tom Bregut, pasi kanë pasur dyshime rreth deklarimit të vajzës.
14-vjeçarja M.B është marre nën kujdesin e policisë dhe ndodhet në një qendër rehabilitimi në Tiranë.
Tom Bregu ka qenë më herët i dënuar me 15 vjet burg për vrasje dhe vetëm 2 vjet më parë ishte liruar, pasi ka kryer dënimin.
Edhe kafshët, kanë etikë dhe kode më të mira morale…
Shume e vertete eshte…ne boten e kafsheve shpesh here shkencetaret dhe studiuesit habiten se si kafshet ndonjehere i predominon ndjenja sesa instikti, dhe keto raste studiohen me vemendje te vecante pasi shpeshhere hedhin poshte teza te mbrojtura nga vete shkencetaret… Ne vitin 2014 degjojme te tilla monstruozitete!!!
Nuk po e kuptojme kur KY Toma ka qene I denuar 15 vjet dhe 2 vjet ka dale nga burgu I takon qe ky eshte denuar Para 17 vjetesh nga na doli kjo vajze e tij 14 vjece ? Apo mos r ka qyl ky Toma ket vajze ? Aman ore gazetar se na cmendet nuk ka Baba Te perdhunoje vajzen e vete po kjo do jete kopilja e Tomes
Fajtor! Gjithcka qe thote eshte nje genjeshter e perpiluar me naivitet qe mund te provohet shume kollaj si e tille.
Une nuk e besoj kete akuze.A
Un nuk e kuptoj si mund te nxjeresh vajzen tende 14 vjec jashte,si do qe te jete femijet nuk hidhen ne ruge,sidomos vajza,sipas teje ajo nuk sillet mire, faji eshte i joti se nuk ke dite si ti edukosh dhe ti qendrojsh afer femive po si do ti edukoje ti ,nga burgu,ose cfar edukate do ti jape nje i burgosur baba sic je ti,si ste vjen turp,me sa duket do te jesh njeri jasht standartit
Moster !!
Mire qe sje baba per 12 vjet , por ke goje kerkon dhe llogari vajzave te medha pse iket e nxjerr dhe nga shtepia . IKEN pra per turpet e tua , e nuk ndenjen se skishin kujdesin e duhur .
lere pastaj po ben dhe ketpo pislliqe ,
Te paska thene vajza ty se ka te dashur dhe paska kryer marrdhenie …???? dhe ti veteme degjove dhe nuk bere asgje …….???????????????? Po mos fyej inteligjencen te pakten .
Ti do burgun dhe dhe ishalla po te sillen mire me ty te burgosurit e tjere sic je sjelle ti me gjakun tend !!!