Pretendimi qesharak/ Ina Rama: KLD më thotë se meriton më shumë, ndaj po të lëmë pa punë. Votimi, antiligjor

26 Shkurt 2014, 19:22Kronika TEMA

Në një analizë në lidhje me votimin që u bë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për të mos pranuar kërkesën e ish- kryeprokurores Ina Rama për t’u kthyer në punë si gjykatëse apeli, BIRN shkruan se kjo është një hakmarrje politike.

“Vendimi ka ngritur pikëpyetje në lidhje me ndikimin politik në KLD, jo vetëm për shkak se kjo kërkesë u vonua, por edhe për shkak se ligji për postin e Prokurorit të Përgjithshëm saktëson se ‘në fund të mandatit, Prokurori i Përgjithshëm mund të zgjedhë të kthehet në punën e mëparshme ose në një post ekuivalent,” thuhet në shkrim.

Më tej theksohet se ky ligj u miratua në vitin 2008 për të mbrojtur Prokurorin e Përgjithshëm nga persekutimi politik.

Në një intervistë për BIRN, Ina Rama thotë se kërkoi që të kthehet në Gjykatën e Apelit dhe jo në Apelin e Krimeve të Rënda për shkak të detyrës që ka kryer si Prokurore e Përgjithshme.

Asaj do i binte që të shqyrtonte shumë çështje që mbajnë firmën e saj si ish- kryeprokurore.

Por edhe pse ky post është ekuivalent, sërish kërkesa e saj u refuzua.

BIRN shkruan se anëtarët që votuan kundër saj janë zgjedhur gjatë kohës që në pushtet ishte Partia Demokratike.

Ndërkohë në shkrim theksohet kryqëzata e ish- kryeministrit Sali Berisha ndaj saj për shkak se ajo nisi një seri hetimesh të profilit të lartë për korrupsion kundër qeverisë së djathtë.

Por më qesharake janë pretendimet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në njoftimin zyrtar, ata thonë se Ina Rama duhet të bëjë një kërkesë individuale dhe të hyjë në konkurrim.

“Por unë nuk kam bërë kërkesë si ish- gjyqtare, për shkak se kjo është një fazë e ezauruar kur u caktova nga KLD dhe u dekretova nga presidenti për Gjykatën e Apelit në vitin 2004,” thotë ajo.

“Kërkesa ime ishte si ish- Prokurore e Përgjithshme, bazuar në të gjitha garancitë ligjore që jep ky funksion në përfundim të mandatit”.

Madje Ina Rama thotë se posti i mëparshëm në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda është më i lartë në hierarki se ai në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

“Kërkova të caktohem në një gjykatë më të ulët, e ndërgjegjshme për mospërputhjen e pozicionit tim të mëparshëm dhe duke besuar se KLD, si një trupë që përbëhet nga gjyqtarë, e kupton këtë shumë mirë”.

Pretendimet qesharake vazhdojnë nga KLD, kur thuhet se vendimi i tyre mbron interesin personal të Ina Ramës, pasi ajo meriton një post më të lartë.

“Nëse ata janë kaq të shqetësuar për të drejtat e mia si individ, do të duhej të ma shqyrtonin kërkesën, madje edhe me vendim negativ, që kur e kam depozituar një vit më parë,” thotë Ina Rama.

“KLD dhe autoritetet që vendosin kalendarin kanë qenë kaq indiferentë ndaj interesit tim sa e kanë mbajtur pezull kërkesën për më shumë se një vit- për ta refuzuar në mënyrë të paligjshme”.

14 komente në “Pretendimi qesharak/ Ina Rama: KLD më thotë se meriton më shumë, ndaj po të lëmë pa punë. Votimi, antiligjor”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ti e di thenien e vjeter Ina: “Ai qe te rreh, te do me shume”..Keshtu dhe “puna” jote me “theniet” e vjetra popullore..

  2. psy says:

    O Ina Rama,c’fare pret nga ato plehra te grumbulluara ne ate KOSH qe quhet KLD.Jane njerzit me negative,jane turpi i kombit dhe ti te jesh krenare qe me insistimin tend i bere te gjithe te kuptojne edhe nje here se cilet jane:burra pa koqe,j’a u ka tredhur doktori.Por mos u merzit,merre me te qeshur se ja ke perplasur ne surrat te gjithve.I kam pare kur vine hane e pijne tek “FLOGA”….o Zot cfare peshtiresirash qe jane!!!

  3. Xhenifer Aniston says:

    Interviste per BIRN (reviste mode ?) pse nuk kthehet ne pune Ina !?
    Po e ema u kthye ne Durres ?
    Neser do dali Bamiri per Sali Shehun !

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Meriton me shume…te “denohesh”?

    KLD-ja eshte nje sigel formale,mbrapa saj qendron Berisha,ku cdo urdher i tij zbatohet nga ushtaret e tij.
    Denimi duke e lene pa pune,ish prokuroren e pergjithshme,eshte gjyq komunist,per te friksuar te gjithe ata qe mund ta tradhetojne Berishen,nga idealet e tij.
    Ata qe po kerkojne zbatimin e statusit te nenpunesit civil,jane ipokrit perpara ketij rasti,pra kerkojne ruajtjen e interesave te njerzve te emeruar,qe i sherbejne sulltanit Berisha.

  5. Treviso says:

    Jam kundra tritolit dhe i denoj me te madhe ato qe demtojne me te, por çdo gje ka limit. A nuk e meritone komplet punonjsit e keshillit te larte
    te mafjes qe ti shperthejsh me tritol? Kur ato tallen me koleget e tyre,
    vaj hallin me popullin e thjeshte. Eshte ky institucion qe ka bllokuar vendin qe te hece perpara. Une e bej fajtore zonjen Ina Rama, pse nuk ka punuar gjate kesaje kohe per ta deskriminuar ne instancat me te larta te Europes? Pse nuk ka njoftuar se ky institucion punon kunder kushtetutes dhe ligjeve?

  6. Mehmet says:

    Faleminderit z. redaktor e gazetar per shkrimin dhe sqarimet.
    Por, per nje gje mbeta i paqarte se kush eshte BIRD, eshte gazete apo reviste, radio apo televizion, etj.?
    Sinqerisht nuk e di !

    1. Andi shkoder says:

      Eshte nje agjensi Ballkanike (investigative) lajmesh e financuar nga amerikanet per te denoncuar korrupsionin dhe trafiqet ne rajon. (Paguajne mire dhe pse ka “efekte anesore”. Psh. Gazetari i Birn hengri ca grushta ne Sheraton nga Tom Doshi pasi denoncoi diplomen fallso te juridikut ne Tetove).

  7. Drejtesia says:

    Me vjen keq IINA , por padronet e sali bashibozukut po mundohen te te godasin ,drejtesia do te kthehet … Pse moj zonje se arrestove me gerdecin dhe trebicken

  8. dritan says:

    silvia konti :)) se vune takun minister drejtesie se kishin frik nga reformat. as ska me u zgjidh kjo qeshtje pasi te 2ja paleve u intereson kjo situate

    1. Xhaja says:

      Kjo silvia konti?
      Kjo kishte ne dore te arestonte kedo me imunitet dhe pa imunitet
      Pse se beri ?
      Frikacake
      Ska silvia konti , komisar katani, dhe davida ne shqiperi
      Eshte mbushur me santuco, dhe kembe pellumba dhe catch me if you can

  9. gjini says:

    PO paguan per gabimet e tua ne ushtrimin e detyres si k/ ore.pamvaresisht presionit ,duhej te dergoje perpara drejtesise .lulezim bashen .mediun shkelzenin, saliun.po qfar prisje nga ushtari i berishes nishani.se keta njerez nuk kane skrupuj .kryetaren e kqz-se k/prokurorin, presidentin, k/gjykates se kasacionit, k/ e shikut, k/ e gjykates se larte e zgjodhen pa konsensus se harova dhe k/ ekontrollit te deklarimit te pasurive ,dhe tani kerkojne konsensus. po europa perse nuk ua ben te qarte se po pengojne reformat dhe integrimin.keta mizerabel njerez nuk kane per te dhene konsensus asnjehere dnuk e di perse hezitohet te shkarkohen te gjithe keta palaqo qe permenda me lart ne qoftese europa kerkon qe ky vend ti kthehet normalitetit duhet te flasi hapur.po thone se po monitorojme situaten.

  10. LORA says:

    Gezohem per poshterimin qe po i bejne ina rames, te ngjashmit e saj.
    Nese ndonje dite do te ndricoje drejtesi per Shqiperine dhe shqiptaret,po ate dite figura (e tejfryre nga afeksionistet tutkune te kesaj bambolines)do te nxije si rrallekush.
    Per komentuesin “Xhaja”;-kjo ish-kryeprokurorja e Republikes nuk ishte frikacake,kjo ishte dhjaksja me e ndyre qe kam njohur ,deri tani.Per hir te se vertetes ishte perfekte ne lojen e vet.
    Me fuqine dhe mbrojtjen qe i jepte detyra,,,,,,kjo funderrine nuk deshi t’ja dinte per drejtesi,por beri lojen e maksimizimit te fitimeve te saj.
    Diku kam lexuar nje koment te nje ish-mesuesi te saj te shkolles se mesme,kur e zgjodhen si madem per kryeprokurore.Ai e cilesonte si nje nga nxenesit me hileqare qe njihte nga karriera e tij.Bemat e kesaj mender-kryeprokurore me vertetuan ekzaktesisht vleresimin e mesuesit te saj.TUNG.

  11. Une says:

    Une mendoj se ne kld duhet propozuar cupa e sales se ja harrova emrin qe ju harofshi [email protected]&/:;0ooww

  12. shpetim says:

    znj,Ina Rama eshte nje personalitet i spikatur ne fushen e drejtesise, qe ka treguar me veprimet e saj si ish-prokurore e pergjithshme ne kete vendin tone ku shume pune shkojne si mosmekeq,se edhe nje njeri i vetem mund te perballet dhe te triumfoje mbi presionet e shantazhet me te ulta te njerzve me pushtet, duke synuar te bej drejtesi.Do jete ne turpin e atyre qe kane ne dore ta vendosin kete njeri ne vendin qe meriton, nqse nuk e bejne kete sa me pare. Njerez te tille duhen respektuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje