“Isha në kuzhinë kur dëgjova një shpërthim të madh. Dola me vrap në dritare dhe çfarë të shihja?!Dhoma ime ishte mbushur me tym dhe pluhur, ndërkohë që tek lokali përballë pashë tmerr me sy. Më zunë sytë tre persona të shtrirë në tokë. Njërit prej tyre I ishte varur këmba dhe I tundej. Julianin e pashë të shtrirë pak më tutje të shtrirë, dukej si pa ndjenja. Ndërsa Turin e pashë duke ecur. U çua dhe thërriste për ndihmë.Por, askush nuk u afrohej, ndoshta ngaqë kishin frikë.Turi eci drejt rrugës dhe kur shkoi deri në mes të asfaltit aty ra në tokë. E mori një makinë e reastit dhe e çoi në spital. Kam parë tmerr me sy sot. Në mendje më kanë ngelur ata të tre të masakruar dhe ulërimat e tyre”, ka pohuar një dëshmitare për “GSH”-në.
Nga shpërthimi i tritolit ditën e djeshme në rrugën “Pjetër Budi” mbetën të plagosur shtetasit Julian Çela, 28 vjeç,Aertur Sharra, 46 vjeç dhe Armand Çeka, 37 vjeç.
Policia dyshon se autorët kanë studiuar çdo lëvizje të objektit të tyre dhe në momentin që biznesmeni Çeka ka hapur derën e zyrës, ata e kanë shpërthyer eksplozivin.
Më duket se “po ja marrim në kthesë” Irakut…
po ministri dov’e’
Po prisni o njerez sa te paduruar, te vesh njehere kompletin firmato, pak xhel flokeve, gjyzylyket e diellit se sot paska shume diell. Si mund te dal para telekamerave i parregulluar, nuk na e lejon kodi e(ste)tik.
Mos je gje Saliu ti?
sa dru qe jeni. po pse more. per cdo lloj gjeje ne lidhje me rendin duhet te dale ministri? te tjeret per cfare jane? apo jeni mesuar me birishen ju. me falni. doni ta shihni per 3 vaktet e dites. se nuk u ze gjumi.
ça bahet kshu ,, sinqerisht jemi si kohen e luftes se kamorres ne napoli ne vitet 1970 – 1980 ,,
Vendoseni ate te shkrete denim me vdekje, te kursejme jetet e njerezve, se nuk na duhet fare hyrja ne BE. BE do behej Shqiperia nese do vendosej paqe e rregull.
Lajmin jepeni tamam.
Personi i pafajshem, qe ska lidhje me konflikin ka humbur te dy kembet.
Policia merret me arrestimin e vajzave se po bejne prostitucion.Se kjo gje ka mbetur pa u luftuar tani.Polici leri keto problemet e vogla me te cilat bene reklam se po punon, por merru me krimin real qe ka pushtu SHqiperine se po beheni si shtetet islamike Irak e Afganistan.Populli do qetesi se varferin e perballon vete.
Policise i duhet dhene ndihme per te gjetur autoret dhe derguesit ,sepse nuk eshte kjo Demokracia qe kerkuam .Njeriu duhet te kontrolloj veten,te mos gjykoj ne menyra radikale .O njeri kur te ngushtohet gjykimi? ,gjyko neser, me mendje te fresket,nuk ke te drejte ti maresh jeten tjetrit?? ,per para ,apo se te ka shkel kallon?.O je kafsh o je njeri duhet te zgjedhesh .-