Ministria e Brendshme: Tërhiqni sa më shpejt pasaportat sepse do asgjësohen

1 Mars 2014, 17:58Kronika TEMA

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për dokumente identiteti në vitin 2011 dhe 2012, por që ende nuk i kanë tërhequr këto dokumente, se afati i fundit për t’i tërhequr ato është muaji qershor 2014 dhe muaji shtator 2014. Në të kundërt, këto dokumente do të asgjësohen.

“Kjo, në zbatim të kontratës koncesionare “Për prodhimin dhe shpërndarjen e Kartave të Identitetit dhe të Pasaportave Elektronike”, ku është përcaktuar kërkesa që një dokument i patërhequr brenda një viti të bëhet i pavlefshëm.

Bazuar në këtë kërkesë, dokumentet do të bëhet nxjerrën jashtë përdorimit (duke i dëmtuar dokumentet e identitetit) të prodhuara nga vitin 2011 dhe në vitin 2012, të cilat janë të patërhequra në përfaqësitë konsullore të Shqipërisë në këto shtete:

-Greqi (Athinë dhe Selanik)

-Itali (Romë dhe Milano)

-SHBA (Nju Jork)

Dokumentet e lëshuara në vitin 2011 do të nxirren jashtë përdorimit në fund të muajit qershor 2014, në Qendrën e Personalizimit, në kompaninë Aleat sh.p.k.

Ndërsa dokumentet e lëshuara në vitin 2012 do të nxirren jashtë përdorimit në fund të muajit Shtator 2014, pranë kompanisë Aleat sh.p.k. në Tiranë. 

Numri i Pasaportave Biometrike të patërhequra nga shtetasit përgjatë viteve 2011, 2012 dhe 2013, është 2477 copë. Ndërsa numri i letërnjoftimeve elektronike (kartave ID) të patërhequra nga shtetasit përgjatë viteve 2011, 2012 dhe 2013, është 3271 copë,” thuhet në njoftim zyrtar.

4 komente në “Ministria e Brendshme: Tërhiqni sa më shpejt pasaportat sepse do asgjësohen”

  1. Putin: Po ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë
    dielli.al/lajme.php?id=43433&k=71

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Jane dekumenta fiktive te Ponit,te gjithe qe kane aplikuar per pashaporte,kane bere para pagese!

  3. Sa-Dick says:

    Punesoni ca njerez qe Din Te shkruajn Ship Se No lodhet Duke pershtat fjalet.

  4. kel ukaj says:

    Gjithemone kam pytur vehten, jane shqiptaret te afte te bejne shtet? Jane te afte te bejne ligje te nxjerrin urdhera etj etj. Kjo qe beni eshte vetem nje injorance, nje injorance e pashembullt. Pashaporta ka nje afat te pakten 5-vjeçar, e brenda ketij afati qytetari mund te paraqitet te marre pashaporten. Sipas Ministrise se Brenshme se Une e kam humbur pashaporten dhe kush e ka gjetur e ka dorezuar ne polici e policia do ta asgjesoje dokumentin se nuk paraqitem ta terheqe? A thua keni nevoje per te bere ndonje allishverish me pashapota gjoja te asgjesuara?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje