Nga Gafur Muka
Kjo lugina e Matit, edhe pse nuk e ka pranuar njeriun të jetojë në gjirin e saj, ka pranuar t’i vihet në shërbim atij duke i ofruar një reliev të përshtatshëm për hidocentrale dhe një anëmal plot e përplot me bimësi e pyjetari. Nuk e kam shkelur këtë anëmal po sytë i kam kullotur pothuajse në çdo “pëllëmbë” të tij. Pastaj ngjitem në Burrel. Një qytet si gjithë qytetet që u quajtën të tillë në këto 50- 60 vjetët e fundit. Nuk ndaloj për të pirë kafe. As për ta parë në sy mbretin nga Burgajeti sepse mendoj se as ai nuk e ka parë akoma atë që kërkon të gjejë. Vazhdoj drejt Klosit për të ngjitur me mundim Qafën e Buallit. Nuk e di pse kam përshtypjen që dua ti largohem Bulqizës….
Qafa e Buallit nuk është asnjëherë miqësore me njerzit. Në dimër ajo të përzë duke të përballur me erën ndërsa në verë duke përdorur aleatët e saj, peizazhet e bukura përrreth, të cilat, si ai djalli i Omar Khajamit, të tërheqin për tek to. E pra aty fillon Bulqiza…
Për një vizitor, që vjen për herë të parë, Bulqiza është një nazelie e çuditshme: ekspozohet pjesë pjesë. Përpiqet të të tregojë hiret e saj por nuk ka si ti fshehë ndërtesat shkarravitëse të fabrikës së pasurimit apo “jashtëqitjen” e saj: stogun (dambën) e sterilit. Janë pranë e pranë. Ndjen një keqardhje sepse duken si të harruara aty. Kush tjetër i ka harruar përveç kujdesit të njeriut? Edhe pse punohet, natyrisht me pak njerëz e me shumë mund, kjo punë i ngjan kafshimit. Dhe kafshimi para së gjithash është dhimbje. Nuk është as ngopje, dreqi ta marrë?! Po pse pse ky kafshimi më mbeti në mendje?
Po, ai ka filluar qysh në atë shkurt të largët të vitit 1948. Atëkohë u nxuarrën tonët e parë të mademit që, siç thuhej ahere, do ti bënte njerzit të hanin me lugë floriri. Është e vështirë të modelosh sot atë çfarë mendonin, ndjenin apo përjetonin punëtorët e parë të Bulqizës. Me siguri djersinin për të realizuar normën e për të marrë atë shpërblim që ata e quanin “bukë e kalamajve”. Puna, edhe pse në sipërfaqe, ishte jo vetëm e vështirë por edhe e panjohur. Megjithatë ato gjenin forca për ta përballuar. Në fillim “me sot e me nesër” pasi askush nuk e dinte si do ti vente filli minierës. As atij gjeologut të parë që, edhe pse kishte fantazi gjeologu, nuk i vinte mendja tek Bulqiza që do vinte në vite. As atij inxhinierit të parë të minierës nuk i shkonte mendja tek Bulqiza e fshehur. Ama, koha bëri të vetën. Ja ashtu, ditë pas dite, muaj pas muaji e vit pas viti, Bulqiza e fshehur u trupëzua në përmasat e sotme.
Si kanë rrjedhur 66 vitet e Bulqizës minierë? Nga lagja që quhet “qyteti i ri” panorama përballë është thuajse gri. Aty pushon i gjithë “guri i keq”, mbase i pezmatuar që e ndanë nga sivëllau i tij, mbase i turpëruar që nuk është në vendin që i takon, mbase dhe i çuditur pse nuk e lënë rehat, por po ia trazojnë “kockat” thjesht duke e kafshuar, për ta bërë edhe më bajat se ç’ është. Ai nuk e kupton se të njëjtën situatë po e përjeton edhe nëntoka prej nga ai ka dalë, po edhe qyteti që e ka përbri. E pra, gjithë aktiviteti i kryer në Bulqizë ka kaluar nëpërmjet kafshimesh. Kur ua thua këtë konstatim inxhinierëve veteranë të minierës Hamza Gurra e Jorgo Kola, nuk e ke të vështirë ta kuptosh dhimbjen e tyre. Pothuajse gjithë jeta e tyre ka kaluar në këtë qytet. Natyrisht ata kanë të drejtë të krenohen me punën e tyre të ngarkuar gjithnjë me tensionin e realizimit të planit por, sigurisht ndjehen edhe të përdorur dhe disi të fyer sepse përdorimi i tyre gjithmonë është shitur si vlerësim. Dhe, me keqardhje, njëherazi jo pa revoltë, duhet pohuar që këtë fat e kanë patur të gjithë ata që kanë punuar në Bulqizë.
Diku, në Qafë të Buallit, pikërisht aty në “portën” e Bulqizës, ka qenë një tabelë e madhe, ku shkruhej me gërma po të mëdha: KROMI ÇAN BLLOKADËN. Atëbotë, të gjithë ata që e lexonin këtë sllogan, përfytyronin “luanët” që ndesheshin dhëmb për dhëmb me armikun dhe i siguronin vendit vendosmërinë e duhur për të ecur përpara në rrugën e ndritur. Ndërsa të punësuarit në Bulqizë e përkthenin këtë sllogan në sakrifica të mëdha, në një gjendje të pëhershme alarmi, në gjymtime fizike e, po ashtu mendore, deri në humbje jete. Po nëntoka? Ajo me siguri ndjente dhimbjet e kafshimeve. Asnjëherë nuk arriti të bëhej një projekt i plotë për zbulimin, hapjen dhe shfrytëzimin e minierës. Të gjitha projektet e bëra dhe të realizuara ishin nën presionin e “çarjes së bllokadës”. Një fjalë krejt e papranueshme për teknologjinë e shfrytëzimit, hyri në fjalorin e aktivitetit minerar: aksioni. Në minierë duhej të punohej gjithnjë me aksion. Nuk përfilleshin argumentet profesionale të gjeologëve, nuk respektoheshin kalkulimet e inxhinierëve të minierës, nuk vlerësoheshin gjykimet e puntorëve me përvojë por, kërkohej të realizoheshin vetëm objektiva aksioni. Dhe Bulqiza kafshohej e kafshohej…
Tani në të dy lagjet e qytetit takon edhe të moshuar. Janë ata që kur hedhin vështrimin andej nga miniera përloten. Nuk përloten për atë çfarë kanë lënë atje por, për atë që nuk kanë marrë. Banesat e tyre në pallatet e vjetra, gjendja e tyre “me iu dhimbs dhe hasmit”, pamundësia për ti patur fëmijët të shkolluar e të punësuar, pensioni i mjaftueshëm për të hyrë në listat e borxheve dhe, pak më përtej, atje në faqen e malit e poshtë saj konkurenca e kafshimit. Sot nuk bëhet fjalë fare për projekte të plota dhe as për “projekte” aksioni. Sot bëhet fjalë vetëm për projekte fitimi. Sot vret jo vetëm nëntoka por edhe mbitoka. Specilistët e sotëm të minierës, çfarëdo qofshin- inxhinierë apo teknikë, zjarmëtarë, minatorë apo vagonistë, armatorë apo shinashtrues- janë në pritje vetëm të marrjes së pagës. Të gjithë këta specialistë, që të vetmen pasuri të fituar në vite kanë dijen për të punuar në nëntokë, duhet të bëhen të paditur për të marrë në sy rrezikun e të punuarit dhe atje ku rregullat e sigurimit teknik e ndalojnë rreptësisht. Këtë ua kërkon jo thjesht fitimi i firmave private, por në rradhë të parë buka e pasiguruar e fëmijve të tyre. Është pak të ndjesh dhimbje, është pak të thuash sa keq…
Po a mund t’i shpëtojë Bulqiza kafshimit? Asnjëherë nuk është vonë.
Peizazhin e Bulqizës e dominon grija. Nuk pati asnjë aktivitet përkujtimi në vitin e 66 të lindjes së saj. Lajmet mbizotëruese janë ato të mungesës së fitimit nga ana e pronarëve. Kërkoj në një dyqan fletoren e borxheve. Sa keq që nuk mund ta blej…
shume i goditur ky artikull. faleminderit, autorit,ja kjo eshte shqiperia pa silikon
Dy here e lexova artikullin e ketij Gafuri por ne asnje vend nuk pashe qe te kishte permendur burgun e Bulqizes.
Kromi çan bllokaden-ka qen parrulla qe detyronte te denuarit e atij burgu qe me metoda dhe mjete primitive te nxirrnin kromin nga nentoka e Bulqizes.Gati ne cdo dite torturoheshin te denuarit qe nuk realizonin normen e planin.Policet e atij burgu kane qen njerezit me kriminele qe jane paguar nga shteti per krimet qe kane bere ndaj te burgosurve.
Vete burgu ka qen ndertuar ne shpatin perballe qytezes se minatoreve ku gati te gjithe ata punonin ne punet me te zgjedhura te mbi e nen tokes si numerues,montatore,zjarrvenes,e disa pyne te lehta mbasi punet me te veshtira si avancues,vagonist,punetor ne shembje,minatore,shinashtrues,armatore ishin punet qe duhet ti benin vetem te denuarit ku PUSI nr1 ishte Ferri i vertet per te gjallet.Dizhanteria ishte niveli ku ndodheshin frontet me te veshtira,aty punonin te denuarit qe shifeshin me syrin me te keq nga policia dhe nga pershtypjet e minatoreve te lire te asaj zone qe benin punen e spiunit dhe te provokatorit.Te gjithe keta duhet te raportonin ne polici mbi asaj qe shifnin e degjonin gjate kontaktit ne pune me te denuarit mbasi ishin te shpeshta rastet kur nentoke puna i bashkonte e rrinin bashke.
Nje tmerr i vertet ka qen zona D ku drejtoria minieres ne bashkpunim me burgun hoqen punonjesit e lire dhe i zevendesuan me te burgosur vetem e vetem se ketyre ja kerkoje realizimin e planit me dhune dhe shpesh i detyronin te hiqnin cizmet dhe i qellonin ne shputat e kembeve,kjo ishte metoda qe praktikohesh me shpesh nga policet e turnit.Tregojne se burgu i Bulqizes ka qen ndertuar ne nje zone ku gjate 4 muajve nuk binte asnje rreze dielli ne rrethin e burgur dhe ishin muajt e dimrit nje dimer i veshtire ku vetem me dy batanije duhet te mbuloheshin ,dy batanie nga ato qe edhe per inventar duhet.
Desha te them se bulqizaket sot duhet ta nxjerrin kromin vete se deri dje benin punet me te lehta dhe te denuarit kane qen ata qe realizonin planin e nxjerrjes se kromit.
Fat i keq i Shqiperise qe banohet me ” shqipkar ” . T’kishte qene Gjermani ktu do ta kishte bo PARAJSE ket vend …fatkeqsisht eshte ShqipKari !
uauuuu filozofi e gjalle ….
at ” uauuuu ” shkruje ashtu sic duhet ” WOW ” . Kur di ene ti se c’eshte filozofia ….mos ngelt kam ” shqipkari ” ne planet .
pse e beni kaq tragjike o gazetare,bulqiza eshte si diseldorfi i gjermanise,keshtu nuk thoshte saliu i ketyre malokeve qe jemi te dytet mbas gjermanise,shqiotaret jetojne shume mire me pensjone me te larta ne rajon me rrogat me te larta qe rriten cdo vit,pse genjeni ju gazetaria tani qe mezi po sigurojne kafshaten e bukes,vdiq sistemi komunist qe nuk siguronin kafshaten e bukes,tani kemi sistemin salinist me dhjamin qe po na del nga syte dhe per mireqenie te papame qe na i ka zili e gjithe bota pervec gjermanise se jemi mbas gjermanise,keto jane thjesh rrenat e gazetareve,maloket jetojne shume mire me mire se kanadezet,ata moren ate qe kerkuan,kerkuan ti drejtonte nje malok dhe ate mbajten,cfare do mbjellesh do korresh thote nje fjale e urte popullore,e mbajten saliun per 23 vjet ne krye edhe me arme kur ishte nevoja per te vrare shqiptaret ne 1997,edhe tani qe ka ren nga pushteti perseri i dalin ne krah,e cfare prisni ju gazetare qe ne te na vij keq per kete rrace te qelbet malok,le te vdesin urie se ate meritojne si malok kafshe qe jane,por saliun mos e leshojeni mbajeni fort,se ai me mbeshtetjen tuaj po jeton si sheiket arab,kurse ju si njerez te eger neper male dhe te uritur.haku i ketij populli ju zuri,kufiri per ju eshte nje zgjidhje elimentare,qe mos te zbrisni ne vendet tona te kafshoni rracen njerezore se ju jeni rrace kafshes malok hesapi.
Bravo Gafur.
Repotazhi eshte i bukur.E ke ndjere ne shpirt dhemibjen e ketyre nejrzve ndryshe nuk mund te shkruaje me kaq dhimbje per ta.
O Loni gjithe malesoret te qifshin robt…
Ti bir kurve çfare llogjike qe paske…
I mjeri ti nqs te njohin kta qe ti i quan maloke….
Gafurr,na zgjova goxha kujtime si te bukura,ashtu edhe te hidhura qe kemi perjetuar aty,ne ate vend ku vajtem femije e ikem burra.
Ne esence eshte fakti qe ata banore ,mbi ate pasuri ta jetojne te varfer,eshte faj i keqmenaxhimit dhe keqdashjes nga ana e pushteteve.Bulqiza do njerizgjim dhe nje rivleresim te menyres se shperndarjes se pasurise.Rrespekt per ata banore te urte e te dashur!Rrespekt edhe per ty qe i kujton!