Fushë Arrëz/ 50-vjeçari i sëmurë po transportohej në spital, vdes në aksident

3 Mars 2014, 10:20Kronika TEMA

Një 50-vjeçar humbi jetën paraditen e sotme në Fushë Arrëz, pasi makina me të cilën udhëtonte është përplasur me një tjetër automjet.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, kur 50-vjeçari Kol Ndreca po transportohej nga familjarët e tij për në spital, për shkak se kishte pësuar atak kardiak.  Por fatkeqësisht ai nuk mundi të arrinte në spital, pasi përplasja e automjeteve rezultoi fatale për jetën e tij.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia bën të ditur se nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar.

Ndërkohë ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

3 komente në “Fushë Arrëz/ 50-vjeçari i sëmurë po transportohej në spital, vdes në aksident”

  1. dergojeni te dhuroje organet te pakten.

  2. kritik says:

    Qelbesira, kur ben komente mos bej si kompetent per gjera qe si di. Qe te dhuroje organet duhet te kete vdekje te trurit por jo te organeve te tjera. Jo cdo njeri qe vdes edht kantidat per donor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje