Raporti i kryeprokurorit në Kuvend/ Të përgjohen pa pengesa të dyshuarit për korrupsion

3 Mars 2014, 10:13Kronika TEMA

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, kërkon krijimin e më tepër mundësive procedurale për hetimin e korrupsionit.

Në raportin dhe analizën e dorëzuar në Kuvend, Llalla propozon marrjen e masave për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, konkretisht me ndërhyrje në nenin 221, që flet për kufijtë e lejimit të përgjimit.

“Veç pikave që përmenden në këtë nen, Prokuroria propozon të shtohet përgjimi edhe për veprat korruptive, siç është rasti i korrupsionit aktiv të nëpunësve të huaj, korrupsioni aktiv të funksionarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë”.

Kryeprokurori Llalla sugjeron më tej shtimin e garancive ligjore për personat që kallëzojnë korrupsionin me qëllim forcimin e bashkëpunimit me publikun në luftë kundër kësaj vepre.

Në raportin e kryeprokurorit thuhet se do bëhet kalimi i hetimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për disa vepra korruptive si ato të kryera nga funksionarë të lartë shtetërorë ose të zgjedhur vendorë, korrupsioni i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë te drejtësisë.

Në raportin e cituar nga gazeta Panorama, thuhet se gjatë vitit 2013, Prokuroria ka hetuar 455 punonjës për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Për veprat kundër autoritetit të shtetit janë vendosur nën akuzë 164 shtetas, ndërsa 125 persona janë akuzuar për shkak të detyrës  ndaj punonjësit të shtetit, kryesisht punonjës të Policisë.

Gjithashtu në raport theksohet se gjatë vitit 2013 është rritur numri i vrasjeve me dashje, ndërsa përsa i përket trafikut të drogës, Llalla thekson se duhen arrestuar drejtuesit e trafikut dhe jo vetëm korrierët.

6 komente në “Raporti i kryeprokurorit në Kuvend/ Të përgjohen pa pengesa të dyshuarit për korrupsion”

  1. dajti says:

    te paret dhe kryesoret jane gjykatesit dhe prokuroret …ata pergjoini …le qe nuk ka nevoje …sepse ne cdo qytet i dine shume mire kush jan esekseret e tyre ….jane familjaret ..jan eburrat ,grate dhe kuneterit …..prandaj ligjet mos i nxirni vetem per ata qe vrasin …sepse mos funksionimi i drejtesise i con njerzit ne vetgjykim ……krimin e mbron drejtesia …ouuuuuuuuuu te funksiononte si duhet drejtesia …sdo te arinte ky popull ketu …..po gjykatesit tane jan epleksur me llumin ….kan biznese te perbashketa ….i blen llumi me euro ….pjesa me eperbuzur dhe pa vlera eshoqerise jan egjykatesit dhe prokuroret ……qe kan mare nga nje dipllome dhe e perdorin vetem per ,,,nje qellim per tu pasuruar …………gjykatesit tane i nderuar prokuror nuk bejne gjyqe ..bejne vetem pazare …fiton kush jep me shume …prandaj do et zhduket korupsioni …ngrini taks force ..per te gjitha dosjet e te akuzuarve dhe te denuarve …….jemi me ligjin ,,por kur ai eshte i drejte ! dhe ligji i drejte behet nga NJEREZ ..jo nga ca qenie te gjalla …qe kan nje dipllome …..jan embushur burgjet me njerez te pafajshem …me njerez qe nuk paten mundesi te meren me droge ,me prostitucion ,….me pislleqe te ndryshme ….per te hequr menjane pjesen e gjykatesve ….kur i zuri halli ..dhe i akuzojne pa te drejte ….i shikoni keto gjera i nderuar prokuror …i shikoni …se ligji ne shqiperi egziston vetem per fukarenjte ……..

    1. elona says:

      Po s’na ka thene akoma sa nga keto jane denuar me vendim te formes se prepre…
      Llogje Kavaje jane keto,se te paret ne liste per pergjim jane ata qe permende ti.Po le te vazhdojne te tallen me kete popull,kur i lene akoma ne karrike keto lloj mostrash.

  2. pali says:

    Vlersoj fjalet e Llalles, por ai akoma nuk ka derguar ne gjykate qeshtjen Imami.

    1. nuk merret me thashetheme politike prokuroria o tutkun. po nuk pat prova dhe fakte nuk vepron dot. spo them qe ska vjedhur imami sepse dihet qe ka vjedhur dhe duhet te denohet si ai si cdo hajdut tjeter por ama logjiko pak. thua te kete qene aq budalla sa te linte prova per prokurorine? as imami, as rama kur ishte kryetar bashkie as saliu e askush nuk kane lene prova. cdo gje behet kot sa per show. e pame komisionin per ramen ne kohen kur ishte olldashi.

  3. mallakastra says:

    i pari je ti qe jo do pergjuar po do shkarkuar direkt dhe hetuar se je prokurori i saliut dhe je vene aty pikerisht per saliun dhe shpuren e tij per mos ti denuar ,, jeni plera qe te gjithe ,doni dhe status ju per vendin kandidat ,, ça kandidat leshi jeni ju , jeni bere si kandahar ..

  4. Wolf says:

    Te drejte ke or z. Llalla per keto pergjime seedhe z. Ajazi kete po ben, pergjimin e te dyshuarve per korrupsion. Por pikerisht per kete arsye do ju shkarkoje Rama, se ka ne plan Ina Ramen dhe Fatos Klosin pasi ju nuk beni ate qe benin ata. Pergjimin e opozites.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje