Një sherr banal mes nxënësve të dy shkollave të mesme në Durrës ka shkaktuar 4 të plagosur, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Mësohet se gjatë përleshjes me thika u përfshinë rreth 20 të rinj, pjesëtarë të dy grupeve në konflikt me njëri-tjetrin.
“Ishin rreth 20 të rinj. Ca i kishin thikat në duar dhe u binin të tjerëve. Ishte llahtari, sepse një grua po ecte në trotuar bashkë me mua, përfundoi e shtrirë në anë të rrugës. Nga shtyrja me njëri-tjetrin, djemtë e hodhën tre metra larg. Asnjeri nuk po ndërhynte. Unë ulërita sa kisha në kokë kur të rinjtë u afruan afër meje me thika në duar. Askush nuk i ndante. Unë u tmerrova dhe ngriva nga frika”, u shpreh për GSH 60- vjeçarja Lejla Gjipali.
“Më pas pashë që ikën me vrap, ca u futën në një lokal që është këtu afër tek kryqëzimi, ca të tjerë andej nga rrugicat. Ndërsa dy të tjerë ikën me motor. Pamë lemeri me sy. Një djalë ishte mbuluar nga gjaku. Dy të tjerë ishin të shtrirë përtokë po me gjak. Të gjithë të rinj, nxënës shkollash ishin. Policia duhet të marrë masa, pasi ngjarje të tilla ndodhin përditë nëpër shkolla,” thekson 60 vjeçarja.
Sipas policisë sherri ka nisur disa javë më parë mes 15-vjeçarit H.Domi dhe 16- vjeçarit D.Demrova, ku janë grindur me njëri-tjetrin për një vështrim, ku njëri ka akuzuar tjetrin se e ka parë shtrembër.
Adoleshentët janë konfliktuar disa herë me njëri-tjetrin, ndërsa dje pas debateve të ashpra djemtë janë përleshur me thika.
Demrova ka mbetur i plagosur rëndë me katër goditje thike në mushkëri. Ndërsa janë plagosur dhe tre shokët e tij: Nikoll Marku, 19 vjeç; Arben Neziri, 21 vjeç dhe Shyqyri Rexhepi, 20 vjeç.
Policia ka prangosur si autorë të ngjarjes vëllezërit H. dhe Isnado Domi dhe adoleshentin Dh.K, i dënuar më parë për plagosje.
UN MENDOJ SE LABORATORI NATYRAL SHQIPERIA PO FUNXIONON ASHTU
SIDHE ISHTE PARASHIKUAR NGA BE-ja .
KAFSHERIA SALISTE DHE KULTURA E SHPELLAVE TASHME ESHTE
VET FYTYRA E SHOQERISE SHQIPTARE !
UN JAM I MENDIMIT QE QEVERRIA SHQIPTARE E CILA ESHTE DUKE
SHIJUAR KTE SPEKTAKEL QE SHKON LARG NE MESJETEN E HERESHME PER NGA
STILI —- DUHET TE NDAJE NE POPULL SHPATA SEPSE KESHTU
E BEN ME REALE REALITETIN NE TE CILEN JETON AI POPULL
epoka e cubave. duhen qendra qe te merren me persona te tille. madje qe kur shfaqin shenjat e para.
Po pse moj rini europiane përdor thikat, përse nuk përdorni tritol dhe të shuheshit të gjithë njëherë e mirë…!
Rinia europiane, Rinia e “Rilindjes” …..!
U shofsh ti ishalla bashke me ata qe e sollen kte vend ne ket derexhe
Ah xhaxhi,xhaxhi,ishe ilac per c’do gje…..
edhe te rinjt ndjekin shembullin e cubave sepse cubat kane bere (jo te gjithe) e po bejne karriere ne jeten politike shqiptare, po behen deputet – drejtora – ministra – zv.ministra – krytara Bashkishe etj.
OHHHH medet per neve!
çfare “Pjelle” Jeni duke erdhe!
Punë shpellarësh primitivë…Nuk bëhet ky milet…Jam dakord me komentuesin e parë.
Ne nje gjimnaz te Durresit para 2 javesh eshte futur deri ne katin e trete te shkolles nje i ri rreth 20 vjec dhe ka kercenuar nje vajze te shkelqyer pse nuk hap telefonin dhe pse me ke bere bllok ne facebook ( vajza nuk e njihte fare kete person dhe nr. e telefonit te saj ketij personi ia kan dhene nje djal nga shkolla ) Vajza eshte tmerruar dhe prinderit kane njoftuar policine e cila mori masa te menjehereshme , ndersa drejtoresha e shkolles nje e paafte dhe copa e inorantes fliste brockulla saqe e ka lene policine me goje hapur dhe te shokuar. Pra ka edhe keshtu ….. kur drejtojne te paaftet ata qe krijojne klane ne mes mesueseve te cilet nga ana e tyre krijojne klene me nxenesit duke mbeshtetur te preferuarit ( ata qe u japin leke ….. )Kjo drejtoreshe i perket LSI (parti e cila po merr ne qafe vendin dhe shoqerine shqiptare ). ZGJOHUNI O POPULL HAPNI MENDJEN DHE VEPRONI SA NUK ESHTE VONE …..