“Lumi” i Lazaratit/ Kapet edhe 2 ton drogë në Vlorë

4 Mars 2014, 07:09Kronika TEMA

“Lumi” i drogës së prodhuar vitin e kaluar në Lazarat nuk ka fund. Tani nuk bëhet më fjalë për kilogramë të trafikuar, por për sasi që shkojnë deri në disa ton.

Në orët e mesnatës së kaluar, strukturat e policisë së Vlorës sekuestruan rreth dy ton lëndë narkotike të llojit marijuanë.

Operacioni i koduar “Liqeni”, i iniciuar mbi bazën e të dhënave informative për lëvizjet e trafikantëve, u finalizua në aksin rrugor që lidh fshatin Kuç me qytetin e Vlorës.

Lënda narkotike e kapur ishte fshehur në një furgon tip “Iveco” me targa AA 961 AY.

Hetimet kanë provuar se hashashi vinte nga Lazarati dhe kishte si destinacion final Italinë.

Në polici janë shoqëruar tre persona të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të përfshirë.

8 komente në ““Lumi” i Lazaratit/ Kapet edhe 2 ton drogë në Vlorë”

  1. cfare budallalleqesh. 2 meter larg kapjes se droges ke vendin ku prodhohet ne lazarat dhe nuk bet dot asgje. kushedi sa qeshit te huajt me kete budallallek. mire saliu nuk beri dot gje per lazaratin po keta rilindasit me 1 000 000 dele pse nuk i versulen? apo delet i rruaje leshte ujqerve thuaj. vetem beeeeeee dine te bejne nga pas kompjuterit.

  2. Realiteti says:

    Paguani taksen e levizjes o trafikante! S’ka rruge tjeter, do u kapin policet po si paguat. 1 kapet, 20 shkojne ne Itali

  3. Sali serbi says:

    Keto zbulime te njepasnjeshme te transportit te droge vertetojne se gjate 8 viteve te bandes se Pd ne pushtet policia dhe strukturat e larta te saj kane qene perfshire ne trafikun e droges. Eshte pa dyshim pune e Ministrise se Brendeshme te zbulojne dhe godasin ligjerisht kete lidhje mafjoze. Eshte po ashtu , teper e veshtire te dokumentohet ky kriminalitet qe ka kompromentuar prej vitesh strukturat e policise por nuk ka alternative tjeter,ndryshe shteti duhet te shpalle falimentimin perball dominimit te krimit.

    1. Mira says:

      Hallall Baba Mondit, hallall bektashinjve lazaratas që po na tregojnë fuqinë e shtetit….!
      Sam Tahiri duhet të zëvendësohet patjetër.!
      Barkdërrave duhet t’u bësh “zbor” dhe jo ti lesh të hanë fara luledielli!

  4. nofka says:

    URIME MINISTRISE SE RENDIT PO BEN NJE PUNE SHUME TE MIRE.
    PER MENDIMIN TIM DUHET TE FUSI BRENDA TE GJITHE PUSHTETARET QE KANE PERLYER DUART.DUHET TE VIHET NE VEND DREJTESIA

  5. gent says:

    Lazarati do shtruar !

  6. alket says:

    po pse do futen ne lazarat keta!keta e kane gjetur zgjidhjen,kjo po ndodh si puna e nje fabrike qe prodhon por malli i shkon per -lesh-,njerzit punojne dhe leke nje-mut-dhe pastrimin po e bejne me personat qe meren me kete lloje trafiku po icojne mbas hekurave dhe duke i shtrydhur nga pak po marin te dhena per ata qe jane jashte ,keshtu simmbas mendimit tim ,keta po shkojne si (cjapi te kasapi).kjo eshte ta zesh lepurin me QERE.

  7. bakja says:

    ra gjermania ra japonia pas bombes ne hiroshima lazarati pas 100 vjetesh do kapitulloje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje