Në një operacion të kryer mbrëmë në orët e vona të natës në kryeqytet, u kap rreth 2 kilogramë drogë e llojit heroinë.
Agjentët e anti-drogës ndiqnin prej disa javësh të dyshuarit, deri në goditjen e grupit në Komunën e Parisit. Në pranga ranë Franc Malo, 32 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, dhe shtetasi Gerald Muçollari, 28 vjeç, nga Tirana.
Ndërsa në kërkim u shpallën 2 persona të tjerë.
Droga prej 2 kg heroinë ishte ndarë në 4 pako. Ajo kishte origjinë Turqinë dhe ishte destinuar për shitjen e saj në tregun e brendshëm.
Operacioni i koduar “Progress” po vijon punën për hetimin e ngjarjes, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm.